Balluku inspekton punimet për rehabilitimin e aksit Kombinat-Ndroq-Plepa: Lehtëson lëvizjen dhe nxit zhvillimin e zonës
Në kantierin për rehabilitimin e aksit rrugor Kombinat-Ndroq-Plepa, loti 1, janë realizuar afro 25% e punimeve fizike. Ky lot ka një gjatësi prej 4.8 kilometrash, ndërsa projekti parashikon kthimin e këtij aksi në parametrat e kategorisë C.
Punimet janë fokusuar nga dalja e Urës së Beshirit, ku ka përfunduar procesi i gërmimeve në trupin e rrugës, si dhe është bërë e mundur spostimi i linjave elektrike dhe atyre të ujësjellësit, si dhe sistemimi i ujërave të zeza.
Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, së bashku me drejtorin e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Gentian Gjyli ndoqën nga afër ecurinë e punimeve.
“Ky segment rrugor është i projektuar sipas standardeve në fuqi. Është kthyer në një segment interurban dytësor i kategorisë C1 me ky korsi kalimi nga 3.75 metra. Dy bankinat e emergjencës të cilat janë ndarë në zonën urbane në 2.5 metra që shërbejnë dhe si korsi emergjence dhe në zonën interubane me nga 1.5 metra gjerësi. Projekti fillon në dalje të Kombinatit dhe 1.8 kilometrat e para janë trajtuar si zonë urbane me trotuare dhe me ndriçim”, tha Gjyli.
Zëvendëskryeministrja Balluku e cilësoi projektin për rehabilitimin e këtij aksi, si një ndër më të rëndësishmit, i cili jo vetëm do të lehtësojë lëvizjen, duke rritur edhe sigurinë rrugore, por do të ketë një impakt të drejtpërdrejt edhe në zhvillimin e të gjithë zonës.
“Kemi nisur rikonstruksionin e thellë të kësaj rruge, por jo vetëm rikonstruksion, sepse do të kemi edhe eliminimin e disa prej pikave të zeza që kemi pasur, ato që ne i quajmë kështu për shkak të sigurisë rrugore dhe që afektojnë shikueshmërinë, duke qenë se janë kthesa. Nga ana tjetër, në këtë segment do të kemi edhe një sërë risish, duke pasur një zgjerim të kurorës së rrugës e cila shkon deri në 12.5 metra, rritje të shpejtësisë dhe nga ana tjetër do të kemi dhe ndërtimin e një ure e cila është pjesë e projektit të Bankës Botërore që quhet projekti i urave”, tha Balluku.
Zona që shtrihet përgjatë këtij aksi ofron mundësi të shumta për zhvillimin e agroturizmit dhe me rehabilitimin e këtij aksi, pritet që ky sektor të marrë një zhvillim edhe më të madh.
“Me sistemimin dhe me rikonstruksionin e thellë të kësaj rruge ne jemi të sigurtë që gjithë zona e Pezës, Ndroqit dhe deri në Plepa do të marrë një zhvillim tjetër turistik, atë të agroturizmit, duke pasur parasysh që i gjithë relievi i zonës e lejon këtë. Nuklat bujqësore të vendosura këtu prej vitesh do të marrin një zhvillim më të madh. Zona e Ndroqit deri në Plepa është i aksesueshëm shumë lehtë nga Tirana, siç është dhe nga Durrësi, kjo e bën projektin një nga projektet më të rëndësishme dhe kantieret më të rëndësishme që ne kemi në këto momente”, nënvizoi Balluku.
Aksi rrugor Kombinat-Ndroq-Plepa ka një gjatësi prej 27.4 kilometra.
Sondazh

Eurobondi 650 mln euro, me kupon 4.75%- Ministria e Financave: Më i suksesshmi i emetuar deri më tani
Më 11 shkurt 2025, Republika e Shqipërisë doli për herë të 7-të në tregjet e kapitalit, duke emetuar me sukses një Eurobond me vlerë 650 milionë euro. Ky......

Hoteleri-turizmi, i “etur” për financim- Raporti i BSH: Interesat e kredive mbi 35 mln lekë shënuan uljen më të madhe
Viti që lamë pas u mbyll me një kërkesë të lartë për financim nga bizneset, në kuadër të zgjerimit të shpejtë të aktivitetit ekonomik, nevojës për rritjen e......

Kur shpenzojnë më shumë shqiptarët, për fundvit apo Shën Valentin?- 25 deri në 300 euro, janë çmimet e darkave romantike në restorante këtë vit
14 shkurti, është dita ku kryesisht çiftet i dedikojnë dhurata, dreka e darka romantike. Ndërkohë, restorantet kanë përgatitur për të mirëpritur çiftet me......

Rreth 67% e kredive janë për blerje banese- Banka e Shqipërisë: Norma e interesit për këtë hua zbriti në 3.7% në fund të 2024
Në gjashtëmujorin e dytë të vitit të kaluar, kredia për individë ka vijuar të rritet me ritme të larta. Gjysma e dytë e 2024 është karakterizuar nga një......

Dashuria mbush Shqipërinë me lule!- Italia dhe Holanda sjellin më shumë trëndafila për të shprehur dashurinë
“Shën Valentini është dita kur ndjenjat shprehen me dhurata, dhe një nga simbolet më të zakonshme të dashurisë mbetet një tufë lulesh. Por, nëse këtë 14......

Askush nga të rinjtë nuk do të bëhet këpucar!- Kush do t’i zëvendësojë profesionet që po zhduken në heshtje?
“Askush nuk e ka marrë mundimin dhe guximin të më thotë dua ta mësoj këtë profesion.”, shprehet këpucari Në një kohë kur teknologjia, dhe prodhimi masiv......

Impianti diellor lundrues në Vaun e Dejës- Afatet/ Prodhim energjie nga viti i ardhshëm. Kontrata 13.86 mln euro
Impianti diellor lundrues në Vaun e Dejës do të duhet të nisë prodhimin e energjisë elektrike vitin që vjen, duke diversifikuar burimet gjeneruese të......

BSH, projekte për financat e gjelbra - Sejko: Vëmendje ndaj menaxhimit të rreziqeve klimatike
Në Shqipëri është hartuar një strategji e fokusuar në sektorin bankar, e cila synon vlerësimin e ekspozimeve të tij ndaj ndikimeve klimatike dhe mënyrave të......