Shqipëria Postuar më 27 Qershor 2025, 16:10

Balluku inspekton punimet në rrugën e Ksamilit - Cilat janë projektet infrastrukturore për vijën bregdetare të jugut?

Nga Diamila Leka

Balluku inspekton punimet në rrugën e Ksamilit - Cilat janë

Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku, inspektoi kantierin e punimeve në rrugën e Ksamilit. Kjo rrugë në 1.6 km e para, do të kthehet në rrugë me 3 korsi, ndërsa 2.6 km e tjera janë me dy korsi. Ky segment, është i pajisur me të gjithë pjesën e mobilimit urban, duke nisur që nga transmetimi i energjisë elektrike me linja nëntokësore.

“Kemi një përmirësim të fuqizimit të energjisë elektrike, në zonë, duke qenë se transmetimi do të behët me linja nëntokësore të cilat nuk janë të ekspozuara ndaj agjentëve atmosferikë dhe kemi projekte që ndërthuren me njëra tjetrën. Megjithatë është shumë e rëndësishme ajo që thamë, që ky projekt është i pajisur me të gjtihë pjesën e mobilimit urban. Një projekt që ka trotuarët e përfshirë, ka ndriçimin ka edhe korsinë e biçikiletave, duke pasur parasysh që Ksamili është një nga zonat më të frekuentuara turistike shqiptare.”

Sipas Ballukut, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, ka nisur të punohet për identifikimin e personave që sheshpushimet turistike, i kthejnë në kosha mbeturinash.

“Duam ta bëjmë publike, që kemi nisur një bashkëpunim me Policinë e Shtetit, tashmë një pjesë e akseve kombëtare janë tëpajisura me kamera monitorimi. Dhe në bahskëpunim me Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit, do të nisi një aksion për të penalizuar të gjithë ataqë ndosin akset kombëtare. Kjo është diçka që nuk mund të përballohet nga ne as nga skuadrat e mirëmbajtjes, dhe asgje tjetër. Ne rast se sapo të bëhet ndërhyrja, për 24 orë të gjitha këto vendpushime, kthehen në kosha plehrash. Jemi duke marrë masat dhe jemi duke idntifikuar të gjithë ata që e kryejnë këtë veprim që në kulmin e sezonit e prishin imazhin e vendit tonë.”

Por cilat do të jenë projektet e ndërhyrjeve të rrugëve të jugut të Shqipërisë?

“Përsa i përket masave të tjera, të mirëmbajtjes në jug të vendit, ashtu siç thamë, ka ndërhyrje në parkun e Llogarasë dhe në pjesën e Dhërmi-Palasës, ku dhe ajo është një pjesë shumë e frekuentuar, është një aks i r ii cili duhet të përfundojë kolaudimin, por nga ana tjetër duhet mbajtur në parametrat e duhur, për t’ju përgjigjur të gjithë kërkesës turistike që ka ajo zonë dhe më pas edhe rruga tradicionale e bregdetit e cila duhet të mirëmbahet, duke qenë së është një rrugë e vjetër dhe e amortizuar. Ne kemi shprehur edhe gjatë prezantimit të programit Shqipëria 20-30 që tashmë ne e kemi një plan për ndërtimin e një rruge, e cila do të lidh tunelin e Llogarasë me Sarandën, pra atë që ne e quajmë rruga e bregut.”

Rruga e Ksamilit, është një rrugë interurbane e kategorisë C e cila ka një shpejtësi lëvizëse deri në 80 km/h. Ndërsa ecuria e punimeve po vijon në ritme optimale, ku premisat janë që të përfundojë para afatit të përcaktuar.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat