Balluku inspekton punimet në lotin 7 të Unazës së Madhe të Tiranës, ku ka nisur hedhja e shtresave asfaltike!
Nis hedhja e shtresave asfaltike në lotin 7 të Unazës së Madhe të Tiranës. Me një gjatësi prej afro 2 kilometrash ky lot pritet të jetë gati brenda pak ditësh, ku pas përfundimit të shtresave asfaltike do të punohet për vendosjen e sinjalistikës rrugore.
Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, së bashku me drejtorin e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Gentian Gjyli ndoqën nga afër ecurinë e punimeve në këtë kantier.
“Ky proces është relativisht i shpejtë, nuk do na marrë shumë kohë për përfundimin e të gjithë shtresave asfaltike, ndërkohë po vijojmë dhe me elementët e tjerë si vendosja e barrierave anti zhurmë në këtë seksion rrugor”, sqaroi kreu i ARRSH.
Për realizmin e projektit në këtë lot ka pasur disa kompleksitete, duke nisur me procesin e shpronësimeve për shkak se shumë prej njësive të banimit ishin pa dokumente, gjithashtu ka pasur një prezencë të madhe të linjave të transmetimit dhe rrjetit të shpërndarjes së energjisë elektrike të cilat u zhvendosën përmes ndërhyrjes së OST dhe OSHEE.
Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku theksoi se ritmi i punimeve, në lotin 7, por edhe lotet e tjera është i lartë për të garantuar që Unaza e Madhe e Tiranës të jetë e aksesueshme për automjeteve në fund të këtij viti.
“Rëndësi ka që të gjitha lotet të jenë të gatshme për akses të automjeteve, duke pasur të përfunduar edhe pjesën e sinjalistikës, edhe pjesën e barrierave të zhurmës dhe gjithçka tjetër e cila është e domosdoshme. Padyshim do të ngelen detaje të vogla të cilat ne do të vazhdojmë që ti plotësojmë, por e gjithë kjo pjesa e paketës së madhe duhet të jetë e përfunduar për datën 31 dhjetor që gjithë kjo unazë tashmë të lidhet, duke pasur parasysh që kemi pasur një progres të mirë edhe në pjesën e “Pallatit me Shigjeta”, aty ku janë nyjet lidhëse dhe ajo është një nga nyjet më të rëndësishme”, nënvizoi Balluku.
Sondazh

Cilat vende të BE-së kanë më shumë ndërmarrje të kontrolluara nga jashtë?
Kompanitë e kontrolluara nga jashtë kanë një ndikim të rëndësishëm në ekonominë e BE-së, edhe pse ato përbëjnë vetëm 1% të të gjithë prodhuesve të......

Italia, partneri kryesor tregtar i Rusisë në BE - Tregtia mes Romës dhe Kremlinit u rrit gati 20% në shtator 2024
Italia u bë partneri kryesor tregtar i Rusisë midis vendeve të BE-së në shtator 2024, duke kaluar Gjermaninë, e cila kishte udhëhequr renditjen për gjashtë......

Mazniku në komisionin e Posaçëm Antikorrupsion: Duhet të lehtësohet regjistrimi i pronave të bashkive
Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, në fjalën e mbajtur në komisionin e Posaçëm të Antikorrupsionit, theksoi punën që duhet bërë për të lehtësuar......

Më pak kredi për biznese të reja - Sipas Bankës së Shqipërisë, stoku i huasë është në rënie
Individët dhe bizneset kanë nisur të marrin gjithnjë e më pak hua për të hapur një biznes të ri. Të dhënat e fundit nga Banka e Shqipërisë tregojnë se huaja......

“Legalizimi i pronave, afati 2028 është i arritshëm” - Rama: Ndihmë nga teknologjia. Rusi: Vetëm 2.9% e kërkesave, të shqyrtuara
Afatet për përfundimin e proceseve që lidhen me legalizimin e pronave janë të arritshme, sipas kryeministrit Edi Rama. Gjatë tryezës “Garantimi i së drejtës......

28-29 Nëntori, shqiptarët “shtegtojnë” - Zani: Ndikuan ditët e shumta të pushimit dhe fluturimet e lira
Me ardhjen e festave të 28 dhe 29 nëntorit, shumë individë, kryesisht nga administrata, zgjedhin të kalojnë pushimet jashtë vendit. Katër ditë pushime të......

Shoqëritë e sigurimit paguan 7 mld lekë dëme - AMF: Rritje rekord e dëmeve të paguara për Karton Jeshil
Ka arritur në 7 miliardë lekë vlera e dëmeve të paguara bruto në fund të dhjetëmujorit, gati 23% më shumë se në periudhën janar - tetor 2023, ndërsa pjesa më......

Rriten fondet për udhëtime dhe dieta të deputetëve - Pr.buxheti 2025 miratohet në Komision, më datë 3 Dhjetor kalon në seancë
Komisioni i Ekonomisë dhe Financave ka miratuar nen për nen projekt buxhetin e vitit 2025, i cili më pas do të kalojë për votim në seancën......