Balluku: Forcim i bashkëpunimit me Izraelin në energji, infrastrukturë dhe siguri kibernetike
Zëvendëskryeministrja dhe njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, priti në një takim zyrtar delegacionin izraelit të kryesuar nga ministri i Energjisë dhe Infrastrukturës, Eli Cohen, në kuadër të një vizite dyditore në Tiranë.
Gjatë takimit, u diskutuan një sërë temash me interes të përbashkët, me fokus në forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve në fushat e sigurisë kibernetike, menaxhimit të qëndrueshëm të burimeve ujore dhe infrastrukturës.
Balluku vlerësoi përvojën e avancuar të Izraelit në këto fusha, duke e cilësuar atë si një nga liderët botërorë në menaxhimin e sistemeve të ujësjellës-kanalizimeve dhe teknologjive të reja në energji.
“Pata kënaqësinë të mirëpres mikun dhe kolegun tim, ministrin Eli Cohen, me të cilin zhvilluam bisedime të frytshme mbi projektet tona të përbashkëta dhe mundësitë për bashkëpunim të zgjeruar në sektorët strategjikë për zhvillimin ekonomik të dy vendeve”, u shpreh Balluku.
Në kuadër të kësaj vizite, delegacioni izraelit mori pjesë gjithashtu në një konferencë me përfaqësues të biznesit shqiptar, ku u shkëmbyen eksperienca dhe u identifikuan mundësi konkrete për investime dhe partneritete të reja.
Balluku nënvizoi se qeveria shqiptare vijon të ndërmarrë iniciativa për krijimin e një klime të favorshme për investitorët vendas dhe të huaj.
“Fushat e investimit janë të shumta dhe qeveria shqiptare ka ndërmarrë një sërë iniciativash për krijimin e një klime që mbështet çdo sipërmarrës,” tha ajo.

Rikuperojnë valutat kryesore – Rritje e përgjithshme për monedha e huaja!
Dollari amerikan e ka nisur ditën pozitivisht duke fituar pikë nga dita e djeshme teksa është blerë sot me 82.9 lekë dhe është shitur me 83.9 lekë sipas......

Nisja e sezonit veror, Kumbaro në Sarandë: Kemi dyfishuar plazhet publike, prioritet pastrimi i bregdetit
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro ka vizituar bregdetin e Sarandës dhe të Ksamilit e shoqëruar nga kryetari i Bashkisë Oltion Çaçi, ku është......

Kryeministri Rama, takim edhe në Bashkinë e Durrësit. Kërkon dorëheqjen e drejtorëve
Kryeministri Edi Rama ka përfunduar edhe takimin në Bashkinë e Durrësit. Kreu i qeverise u ka kërkuar drejtorëve të bashkisë që të japin......

Policia e Shtetit aksion në plazhin e Gjipesë: Sekuestrohen 399 çadra e shezlongë!
Në kuadër të operacionit “Plazhi i Lirë” Policia e Shtetit njoftoi sot se u lirua hapësira publike në plazhin e Gjipesë e cila ishte zënë me çadra dhe......

Vengu dhe Hoxha në landfillin e Elbasanit: Stabilizim i situatës pas një jave lufte intensive me zjarrin!
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, së bashku me ministrin e Brendshëm, Ervin Hoxha zhvilluan sot një inspektim në fushën e mbetjeve në Elbasan, pas një......

Lirimi i hapësirave publike mirëpritet nga ekspertët - Ozuni: Të ndiqen shembujt e Evropës, ku lejohen struktura të çmontueshme
Ekspertët e turizmin e mirëpresin aksionin e qeverisë shqiptare për lirimin e hapësirave publike, që janë zënë nga baret dhe restorantet. Eksperti Ferjolt......

‘Vijon pastrimi i “plagës” në Theth’ - Rama: KLP të qëndrojë seriozisht mbi Prokurorinë e Shkodrës!
Kryeministri Edi Rama tha sot, se po vazhdon ende puna për pastrimin e “plagës” që iu hap Thethit, pas ndërtimit aty të një fshati turistik. Gjatë një......

Rama: Pas Vlorës, pasdite në Fier dhe Durrës, domosdoshmëri vetëpastrimi i brendshëm!
Kryeministri Edi Rama tha sot gjatë një komunikimi të drejtpërdrejtë në platformat sociale, se aksioni për lirimin e hapësirave publike do të vazhdojë edhe......