Shqipëria Postuar më 29 Maj 2026, 19:05

Balluku dhe Salla nga Lushnja: Rreth 11 mijë aplikime në 4 ditë për Skemën Kombëtare 2026

Nga Ledina Elezi

Balluku dhe Salla nga Lushnja: Rreth 11 mijë aplikime në 4 ditë

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, zhvilloi sot një vizitë në AgroPikën e Lushnjës, ku fermerët po marrin asistencë për aplikimin në Skemën Kombëtare të Mbështetjes në Bujqësi 2026. Gjatë vizitës, i shoqëruar nga drejtuesja politike e qarkut Fier, Belinda Balluku, dhe Zëvendësministri Dhimitër Kote, ministri bëri të ditur se vetëm në katër ditët e para të aplikimeve janë regjistruar mbi 10,500 aplikime në rang vendi, duke konfirmuar interesin e lartë të fermerëve për masat mbështetëse të këtij viti. 

“Fermerët kanë qenë të përgatitur, sepse skema është ndërtuar pas konsultimeve të drejtpërdrejta me ta. Kjo reflektohet edhe në interesin e lartë që po shohim në ditët e para të aplikimeve”, u shpreh ministri.

Balluku dhe Salla nga Lushnja: Rreth 11 mijë aplikime në 4 ditë

Gjatë bashkëbisedimit me fermerët, Ministri Salla evidentoi ndryshimet kryesore të Skemës Kombëtare 2026, mes tyre uljen e pragut për përfitimin në sektorin e blegtorisë nga 100 në 50 krerë për të imtat, si dhe rritjen e mbështetjes financiare për blegtorët.

Ministri nënvizoi gjithashtu mbështetjen për ndërtimin dhe rikonstruksionin e staneve, përfshirë investime në infrastrukturë, energji diellore, depozitimin e ujit dhe pajisje të nevojshme për garantimin e standardeve të sigurisë ushqimore.

Balluku dhe Salla nga Lushnja: Rreth 11 mijë aplikime në 4 ditë

Një tjetër element i rëndësishëm i skemës është mbështetja për Shoqëritë e Bashkëpunimit Bujqësor (SHBB), si dhe mundësia që fermerët të bashkojnë sipërfaqet për të përfituar nga masat mbështetëse për tokën bujqësore. Ministri Salla theksoi se procesi i aplikimit po zhvillohet përmes tre mënyrave: AgroPikave, platformës e-Albania dhe njësive të qeverisjes vendore, duke garantuar transparencë dhe akses të plotë për fermerët në të gjithë vendin.

Gjatë vizitës, drejtuesja politike e qarkut Fier, Belinda Balluku u interesua nga afër për ecurinë e aplikimeve dhe procesin e asistimit të fermerëve, duke vlerësuar punën e strukturave në terren dhe interesin e lartë të fermerëve për Skemën Kombëtare 2026, e cila është ndërtuar mbi kërkesat dhe prioritetet e vetë sektorit.

Balluku dhe Salla nga Lushnja: Rreth 11 mijë aplikime në 4 ditë

Balluku dhe Salla nga Lushnja: Rreth 11 mijë aplikime në 4 ditë

Skema Kombëtare 2026 ka një buxhet fillestar prej 5.2 miliardë lekësh dhe aplikimet do të qëndrojnë të hapura deri më 26 qershor. Ministri garantoi se mbështetja për fermerët do të vijojë dhe se qeveria mbetet e angazhuar për të mbuluar nevojat e sektorit bujqësor përmes instrumenteve të reja financiare dhe masave të dedikuara për zhvillimin e qëndrueshëm të bujqësisë shqiptare.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat