Balluku dhe Hoxha takim me prefektët: Rishikim të planit të masave për emergjencat civile!
Zëvendëskryeministrja, Belinda Balluku dhe Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha mblodhën në Fier, në një tryezë diskutimi, prefektët e 12 qarqeve të vendit.
Sezoni turistik, menaxhimi i emergjencave, rendi dhe siguria publike, si dhe kontrolli në territor ishin në fokus të këtij takimi.
Në fjalën e saj, Zëvendëskryeministrja Balluku theksoi rëndësinë e rolit të prefektëve në koordinimin e institucioneve dhe agjencive shtetërore në qark. Balluku kërkoi prej tyre një angazhim më të madh për një menaxhim sa më të mirë të çdo situate, veçanërisht ato që lidhen me emergjencat.
“Do të duhet që të kemi një plan masash të mirëfilltë dhe duhet të rishikojmë planet ekzistuese, përsa i përket emergjencave civile.
Ndryshimet klimaterike tashmë nuk po kursejnë askënd. Të gjitha njësitë, të gjithë prefekturat, duhet që të rifreskojnë planin e masave. Duhet të ketë një angazhim maksimal dhe koordinim me emergjencat civile. Në dijeninë time edhe Ministri i Mbrojtjes ka nisur një tur takimesh, duke pasur parasysh edhe buxhetimin e vitit 2025. Përveç faktit që janë listuar dhe inventarizuar të gjitha kërkesat, nga ana tjetër përveç makinerive apo forcave të shtuara që do të kërkohet, do të kërkohet dhe një plan i mirë efiçient për përballimin e të gjithë problematikave që mund të vijnë me shirat e vjeshtës apo dhe me ngricat gjatë dimrit”, nënvizoi Balluku.
Me afrimin e dimrit, shtoi më tej Balluku, është e rëndësishme një koordinim edhe më i mirë për menaxhimin e çdo situate si pasojë e motit të keq.
“Ne do të qëndrojmë në kontakt, pasi po futemi në një periudhë e cila duhej të quhet ‘vjeshta e vonë’ tashmë, sepse jemi në prag të dimrit, megjithatë me ndryshimin e kushteve klimaterike kjo vjeshtë është zgjatur. Ndaj unë besoj që në javët në vazhdim do të kemi edhe fillimin e reshjeve nga të gjitha informacionet që kemi nga meteorologët e aviacionit civil, kështu që do të duhet një angazhim i të gjitha strukturave”, theksoi Balluku.
Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha kërkoi marrjen e masave të menjëhershme në çdo qark, në kuadër të emergjencave civile.
"Riorganizimi i Komisionit të Mbrojtjes Civile në Qark, përditësimi i planeve të emergjencave civile me ndryshimet e ndodhura, përditësimi i kontakteve dhe rrjetit të komunikimit, për të bërë lajmërimin e hershëm funksional, sensibilizimi i komunitetit për t’u përgatitur për vështirësitë e sezonit dimëror si dhe bashkëpunimi me të gjitha Agjencitë e Drejtoritë Rajonale, bashkitë në territorin e qarkut, si dhe me subjektet private për realizimin e detyrave, sipas udhëzimeve të Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile", theksoi Hoxha.
Nga ana e tyre prefektët prezantuan një raport mbi situatën në secilin prej qarqeve dhe problematikat me të cilat po përballen.
Sondazh

268 mln euro për ruajtjen e energjisë - Bullgaria financon projektet e gjelbra me fondet e Bashkimit Evropian
Qeveria bullgare do të japë 268 milionë euro ndihmë shtetërore për zhvilluesit e 249 projekteve për impiante të gjelbra me njësi të ruajtjes së......

Nxiten zanatet, garantohet punësim - 57.8% e nxënësve në shkollat profesionale, gjejnë punë pas diplomimit
Qeveria do t’i japë më shumë fokus nxitjes së të rinjve drejt arsimit profesional edhe përgjatë viteve të ardhshme në mënyrë që të përmbushë kërkesat që kanë......

35 vjet pas rënies së Murit të Berlinit - Rëndësia e datës 9 nëntor 1989 në historinë e Evropës
Më 9 Nëntor, Gjermania feston 35 vjetorin e rënies së Murit të Berlinit, një ngjarje që ndryshoi botën. Një vit më vonë, më 3 tetor 1990, Gjermania u......

Rreth 50 milionë euro më shumë për rendin dhe sigurinë/ Rritja e operacioneve policore, ndër prioritet kryesore për dy vitet e ardhshme
Buxheti i “Ministrisë së Brendshme” parashikon një fond prej 31 miliardë lekësh në vitin 2025, ose rreth 50 milionë euro më shumë, krahasuar me vitin 2024. E......

Lehtësohen kriteret e përfitimit të pagesës së papunësisë - Mjafton të jenë paguar sigurimet shoqërore për një vit. Hiqen dy kushte të tjera
Janë lehtësuar kriteret e përfitimit të pagesës së papunësisë për personat që kanë mbetur jashtë tregut të punës për një periudhë të caktuar kohe. Në......

1.6 mln euro për urën e re të Viroit në Gjirokastër - Nisin punimet me fondet e BB, gjerësia e korsive 2 x 3.5 m
Kanë nisur punimet për ndërtimin e urës së Viroit në Gjirokastër me fondet e Bankës Botërore. 1.6 milionë euro do të shërbejnë për këtë projekt dhe për......

FSHZH, tender 341 mln lekë për infrastrukturën e godinave të ish-KQZ - Afati për operatorët e interesuar, deri më 25 Nëntor 2024
Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka hapur tenderin për mbështetje e infrastrukturës akomoduese të KQZ; ndërtimi i godinave të magazinimit, KSHZ/ISH-KQZ me fond......

Borë në shkretëtirë? – Fenomeni i rrallë në Arabinë Saudite, një konfirmimin i ndryshimeve klimatike!
Rajoni Al-Jawf i Arabisë Saudite ka përjetuar reshjet e tij të para të borës në rekord, duke e transformuar peizazhin e thatë në një vend të befasishëm......