Shqipëria Postuar më 3 Shkurt 2026, 15:13

Ballkani përballë rreziqeve të reja - Organizatat e rajonit mblidhen për më shumë siguri dhe koordinim

Nga Diamila Leka

Ballkani përballë rreziqeve të reja - Organizatat e rajonit

Siguria e organizatave në Ballkanin Perëndimor po përballet me sfida të reja, në një kohë kur gjeopolitika globale po ndryshon me ritme të shpejta dhe pasojat po ndihen gjithnjë e më shumë edhe në nivel lokal. Në këtë kontekst, organizata nga Shqipëria dhe vendet e Ballkanit Perëndimor zhvilluan një workshop dy ditor, me fokus rreziqet, qëndrueshmërinë dhe nevojën për më shumë koordinim.

Takimi vuri theksin te rëndësia e bashkëpunimit rajonal, jo vetëm në nivel institucional, por edhe në atë të shoqërisë civile, e cila po ndjen drejtpërdrejt ndikimin e pasigurisë globale. Sipas organizatorëve, ndarja e eksperiencave, identifikimi i nevojave të përbashkëta dhe ndërtimi i projekteve të përbashkëta janë elementë kyç për përballimin e sfidave të reja.

Elona Gjebrea Drejtore ekzekutive ACPD: “Takime të tilla janë shumë të rëndësishme, në nivel gjeopolitik por edhe në nivel e shoqërisë civile, e cila po i ndjen pasojat. Kështu që bashkëpunimi, solidariteti, mënyrat e bashkëpunimitpërsa i përket projekteve të ngjashme dhe sesi mundet të mbështetemi nga donatorë të ndryshëm, janë shumë të rëndësishme, kështu që në këtë drejtim, ky takim, ky workshop merr një vlerë të veçantë. Takime të tilla, ndihmojnë shumë edhe për të shkëmbyer edhe eksperienca, në këtë rast ndihmojnë për të kuptuar më mirë ato veçantitë që ka çdo organizatë, por nga ana tjetër, për të ndihmuar sesi ne mund të bashkëpunojmë dhe përfitojmë nga eksperiencat e mira të njëri-tjetrit.”

Në kushtet kur vendet e Ballkanit Perëndimor synojnë integrimin në Bashkimin Europian, forcimi i solidaritetit rajonal shihet si një domosdoshmëri për një zhvillim më të qëndrueshëm dhe më produktiv.

Bojan Jovanovski - Architecht of Cooperation Balkan/MA Support and Development: “Unë jam pikë kontakti për Bashkimin Evropian në kuadër të Federatës Kombëtare Demokratike dhe jam përgjegjës për rajonin e Ballkanit Perëndimor. Roli im është, në praktikë, të ndihmoj organizatat të punojnë më shumë së bashku dhe të forcojnë solidaritetin, sepse kjo nuk është një kohë kur puna e izoluar dhe individuale është produktive. Të vlerësoj dhe të identifikoj nevojat e ndryshme të vendeve, por edhe të shoh cilat janë nevojat e përbashkëta të tyre, në mënyrë që t’i mbështes në iniciativat e mëtejshme për sigurimin e burimeve, mbledhjen e fondeve, si edhe në advokim pranë Bashkimit Evropian. Qëllimi është të sigurohet që të gjitha vendet e rajonit të jenë realisht demokratike dhe të vlerësojnë parimet e shtetit ligjor, transparencës, luftës kundër korrupsionit dhe barazisë në përgjithësi. Ky takim është mjaft i vlefshëm për sa i përket demokracisë, përfshirjes sociale dhe çështjeve të barazisë, fusha në të cilat ne si organizata të IPPF punojmë. Siç e shihni, gjeopolitika po ndryshon dhe po kalojmë periudha të trazuara, ndaj kemi nevojë të jemi më afër njëri-tjetrit dhe të punojmë më shumë së bashku për të forcuar organizatat tona dhe lidhjet mes nesh.”

Sipas tij, vetëm duke bashkëpunuar, mund të promovohen më mirë çështje si të drejtat demokratike, barazia gjinore dhe tema të tjera të rëndësishme për të gjitha vendet tona në këtë periudhë me shumë paqëndrueshmëri globale.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat