Avionë zjarrfikës, armatim, infrastrukturë dhe teknologji - Ministria e Mbrojtjes rrit kapacitetet, 59 mld lekë investime në vitin 2026

Me një buxhet total prej rreth 59 miliardë lekësh, Ministria e Mbrojtjes pritet të kryejë një sërë investimesh të rëndësishme për vitin 2026.
Në forcat tokësore hapet kantieri i objekteve të reja në KFT, Zall-Herr, me 783 milionë lekë në 2026 me një total 3.74 mld lekë gjatë gjithë viteve të zbatimit. Po aty nis paketa e re e armatimit/municionit/pajisjeve: 53 milionë lekë këtë vit, si pjesë e një programi shumëvjeçar me total 27.46 mld lekë. Për gatishmërinë e trupave starton kompletimi i objekteve specifike me 100 milionë lekë në 2026 dhe pajisje individuale për rezervistët me 293.9 mln lekë.
Në Forcën detare nisin ndërtime dhe rikonstruksione të reja në Durrës me 364 mln lekë për 2026
Në forcën ajrore parashikohet blerja e dy Avionëve zjarrfikës përgjatë dy viteve të ardhshme me një total prej 1.305 mld lekësh. Për vitin 2026 do të kushtojë 300 mln lekë
Gjithashtu do të investohet edhe te paketa SHMU me pajisje/instrumente meteorologjike dhe sistem transmetimi të të dhënave me vlerë 60 mln lekë për 2026.
Ndërkaq, sa i përket projekteve të nisura më herët, do të vijojë financimi I SIVHA – sistemi i integruar i vëzhgimit të hapësirës ajrore, që këtë vit merr 1.607 miliardë lekë. Paralelisht vijojnë punimet në Farkë për rrjetin inxhinierik dhe TAXIWAY përfshirë Kullën e Trafikut Ajror me 230.8 milionë lekë, si edhe në Kuçovë për ndërtimin infrastrukturor të bazës ajrore me 178.2 milionë.
Në forcat detare, vazhdon modernizimi i sistemeve dhe infrastrukturës TIK me 423.2 milionë lekë për 2026, një program i nisur në vitin 2024 dhe vijon përtej 2028-ës.
Përveç fushës operative, në 2026 parashikohen ngritja në Cloud e sistemeve të spaklasifikuara 3 mln lekë, pajisje hardëare/softëare sigurie TIK 10 mln lekë, përmirësim i kondicionimit në qendrat e serverëve 5 mln lekë. Vijon Sistemi i Administrimit të Dokumenteve me 20 mln, zonimi TEMPEST (38.021 mln), blerja e automjeteve 20 mlndhe rikonstruksioni i ndërtesës së aparatit të Ministrisë së Mbrojtjes 23.979 mln.
Në Komandën e Mbështetjes, më 2026 financohet paketa e re Pajisje Speciale me 1.3 miliardë lekë dhe një total 2.3 mld deri në 2028, ndërsa objekti shumëfunksional i komandës dhe shtabit në Ferraj, Tiranë, I nisur nga 2023, mbyllet me 102 milionë lekë në 2026
Projekti strategjik i bazës detare të NATO-s në Porto Romano fillon në vitin 2028 dhe janë parashikuar 2 miliardë lekë për 2028, ndërsa 35.78 miliardë lekë kalojnë pas vitit 2028.
“Pensionet, të promovohet shtylla e dytë dhe e tretë” - Minxhozi: Banka e Shqipërisë rekomandon rishikimin e parametrave të skemës
Në kushtet kur deficiti i skemës së sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore vijon të jetë një barrë e konsiderueshme për buxhetin e shtetit, Banka e Shqipërisë......
Çfarë parashikon projektbuxheti për përmbytjet? - 2.7 miliardë lekë për projektet e mbrojtjes nga lumenjtë dhe argjinaturave
Investimet për infrastrukturën e mbrojtjes nga përmbytja parashikohen deri në 2.7 miliard lekë deri në vitin 2028, por cilët do të jenë projektet që do të......
Rritje pagash për punonjësit e OSHEE - Rama: Shtesa me 3 kategori. Balluku: “OSHEE Charge”, çmime konkurruese për makinat elektrike
Rritje e pagave për punonjësit e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike. Lajmi u bë me dije nga kryeministri Edi Rama, gjatë aktivitetit ku u......
Ndotësit më të mëdhenj “shmangin” COP30 - Liderët e SHBA-së, Kinës dhe Indisë nuk do të jenë pjesë e samitit
Ndërsa liderët evropianë mblidhen në samitin e COP30 për të diskutuar mbi reduktimin e ndikimit të ndryshimeve klimatike, ndotësit më të mëdhenj të botës nuk......
Të rinjtë nuk shfaqin interes në zgjedhje/ Sa më e madhe mosha, aq më e lartë pjesëmarrja
Në 5 bashki të vendit, 13 kandidatë garuan për të marrë drejtimin e tyre. Në Vlorë, Berat, Mat, Cërrik dhe Tepelenë nga 334,539 mijë qytetarë me të drejtë......
“Vala” tarifore mbërrin në 2026- Bizneset evropiane përgatiten për pasoja më të mëdha nga tarifat amerikane
Bizneset evropiane do të vuajnë pasoja shumë më të mëdha në vitin 2026 nga tarifat amerikane në raport me këtë vit, kur disa masa paraprake reduktuan......
Blerja e trenave elektrikë për Tiranë-Durrës - Akordohen 350 mln lekë në buxhetin 2026, kosto totale 1 mld lekë
Blerja e trenave për operimin e hekurudhës Tiranës – Durrës – Rinas duket se do të mbulohet me fonde buxhetore, teksa në projektbuxhetin për vitin 2026 janë......
Përfundon hartimi i Paketës Fiskale - Së shpejti paraqitet në Komision Parlamentar për diskutim
Hartimi i plotë i Paketës Fiskale ka përfunduar, ndërsa pritet të paraqitet së shpejti për diskutim në Komisionin Parlamentar për Ekonominë, Punësimin dhe......





