“Aviacioni, ta shikojmë 360 gradë! Akademia prioritet” - Intervista e Drejtorit ekzekutiv të Autoritetit Civil Shqiptar në emisionin GDP
Drejtori ekzekutiv i Autoritetit Civil Shqiptar Maksim Et’hemaj ka folur për prioritet, investimet dhe linjat e reja ndërkontinentale.
Në një intervistë për emisionin GDP nga Alida Lula në SCAN Tv, Et’hemaj thekson se në 2028, synimi është që Shqipëria të jetë integrohet plotësisht në sistemin europian të aviacionit civil. Ai ka folur për fluturimin e pare transoqeanik direkt nga Shqipëria, investimet në Rinas, Aeroportin Vlorë, projektin e Gjirokastrës etj
1. Shqipëria shënon rritje të vizitueshmërisë, ku referuar statistikave, mbi 87% e pasgjerëve kanë ardhur me transport ajror. Si është menaxhuar ky fluks i lartë, ndërkohë që jemi në prag-festash në fundvit ku fluksi i lëvizjeve nëpërmjet aeroportit ndërkombëtar të Tiranës të jetë i lartë?
“Në fakt do doja pikërisht të theksoja ekzakt atë që ju thatë. Si mund të akomodohen 10 milionë pasagjerë në një aeroport të dizenjuar, të ndërtuar për maksimumi 4 milionë pasagjerë. Kemi ecur paralelisht. Sigurimi i kapaciteteve të kërkuara dhe miratimi i fluturimeve, por dhe nga Shqipëria në përputhje me kapacietet. Po ta shikoni çfarë ka ndodhur në Aerportin e Rinasit, është zgjeruar Terminali, është futur teknologji e re, përpunimi i pajisjeve të përpunimit të avionit që janë kapacitetet dhe duke patur dhe këto kapacitete, kemi akomoduar edhe kërkesën për fluturime, pra kanë ecur bashkë: zgjerim, zhvillim, përmirësim dhe rritje e numrit të fluturimeve.
2. A ka shtim të flotës së avionëve dhe destinacioneve, ndërkohë si ka ndikuar kjo edhe në konkurrueshmërinë në lidhje me çmimin e biletave?
“Shqipëria është shembulli më i mirë ku konkurrenca ka dhënë kontribut. Që do të thotë, nëse ju ktheheni në vitin 2014-2016, Shqipëria ishte vendi me çmimet më të larta të biletave të avionit, sepse mungonin 2 elementë: Konkurrenca midis aeroportit dhe konkurrenca midis kompanive ajrore. Pra, nëse ju e kujtoni në atë kohë, Aeroporti i Rinasit ishte monopol, nuk lejohej të ndërtohej asnjë aeroport në territorin e Shqipërisë për aq kohë sa marrëdhënia koncesionare do ishte në forcë. Dhe ndërkohë, e vetmja kompani ndërkombëtare ishte Beler, dhe i gjithë tregu ishte monopol i kompanive të tjera ajrore. Të dyja këto faktorë, kishin efekt negativ në aviacionin civil. Dhe çfarë ndodhi, po rikujtoj për publikun që qeveria shqiptare hoqi monopolin. Gjeja e parë që bëri në ndërtimin një strategjie afatgjatë dhe të qëndrueshme, pra që qeveria e hoqi monopolin. Kështu mundësoi ndërtimin e aeroporteve të tjera në Republikën e Shqipërisë, konkurrencë. Çfarë ndodhi në fushën e Aviacionit Civil, u futën në low cost. Pra nëse ne kishim kompanitë standard ‘’British’’, ‘’Lufthansa’’, ‘’Austrian’’ dhe mungonin kompanitë me çmim të ulët, këto kompani kishin monopolin e vet. Një fluturim në Gusht 2014 nga Londra në Tiranë një drejtimshe ishte 700 paund. Hapi i dytë i strategjisë së qeverisë shqiptare ishte konkurrenca. Futja e low cost, fillimisht Wizer dhe më pas Rainer e shkundi tregun. Pra kompanitë e mëdhaja kuptuan që nuk ka më monopol, ka konkurrencë. Dhe përpos të pasurit vetëm një kompani me çmim të lirë që ishte Wizer, tani duam kompeticion dhe brenda kompanive low cost. Kush është, Rainaer, pra strategjia e qeverisë shqipatare ka qënë qartësisht në funksion të forcimit të aviacionit civil dhe në përfitim të pasagjerit. Këto dy elementë bën që tregu të jetë i hapur, që kompanitë ajrore të kenë konkurrencë midis njëra-tjetrës dhe më vjen shumë mirë që kjo strategji ka qëlluar shumë e sukseshme dhe po punojmë që të bëhet dhe afatgjatë. Dhe kjo duke rritur kapacitetet, duke shtuar më shumë fluturime dhe duke kaluar dhe kontinentin”
3. Më përpara z. Et’hemaj, ishin shqiptarët që shkonin për të fluturuar nga Podgorica e Malit të Zi, apo nga aeroporti i Prishtinës, ndërkohë tani janë shtetas nga Kosova apo Mali i Zi që fluturojnë nga aeroporti ndërkombëtar i Tiranës. Janë këto çmime më të lira që ju mundëson udhëtimi nga një vend fqinj, apo dhe shtimi i linjave direkte
“Janë 2 elementë. Nëse shikoni në muajin shtator, Këshilli ndërkombëtar i Aeroporteve publikoi raportin e përvitshëm ajo që quhet konektiviteti i lidhjes midis shteteve dhe aeroporteve të tjera. Në këtë raport Shqipëria ka një treg shumë të balancuar të fluturimeve low cost dhe të fluturimeve tradicionale. Si matet kjo? Matet nga numri i pasagjerëve që fluturojnë drejt për drejt dhe që fluturojnë në destinacionin e vetëm nëprmjet një aeroporti të ndërmjetëm. Pra këto janë 2 elementët që pas një studimi tregon se Shqipëria është 51 me 49, pra tregu është i mirëbalancuar midis fluturimeve të drejtpërdrejta, fluturimeve nga aeroportet e ndërmjeteme. Kjo ka tërhequr vëmendjen e pasagjerëve jashtë Shqipërisë: Më shumë konektivitet, më shumë mundësi aksesi në vendet ku duan të shkojnë. Prandaj, nëse më para 2018 shkonim në aeroportet përreth Shqipërisë, sot vijnë ata. 8-11% të pasgjerëve ne i kemi nga rajoni”
4. Ju thatë që është përballuar fluksi 10 milionë pasagjerë në këtë aeroport. Por sa i përket elementëve të sigurisë, ku fluks i lartë përbën problem për kontrollin. Duke ju referuar dhe një publikimi të fundit parametrat e këtij aeroporti kanë qënë të standartizuara në përputhje me BE
“Kur ne filluam të siguronim akomodimin e kërkesës për fluturime dhe nga Shqipëria, gjeja e parë ishte infrastruktura. Ju e mbani mend që security kanë qënë vetëm 2 makineri të ngadalta që nëse ne do kishim lënë të pandryshuara këtë, sot s’do kishte njeri që do vinte në Aeroportin e Tiranës. D.m.th që do t’i duhej të rrinte nga 2 orë në security, prandaj ne rritëm kapacitetet në numër pajisjesh dhe në teknplogji. Sot aeroporti i Tiranës ka teknologjinë më të avancuar në pajisjet e sigurisë dhe koha e përpunimit të pasagjerëve është 6 herë më e vogël se sa skanerët standard. Pra kemi rritur numrin e scanerve, kemi rritur shpejtësinë e përpunimit të pasgjerëve, përfitimi, më shumë kapacitet. Kështu që Aeroporti i Tiranës është bërë siguro kapacitetin, jep akses fluturimi dhe kështu do vazhdojmë të ecim. Ajo që dua t’ju them sot, është që në Aerportin e Tiranës pista e Rinasit është shkurtuar me rreth 400 m, sepse ka filluar puna për fazën e dytë së përgatitjes së aeroportit për fluturimet që kalojnë kontinentin. Pra sot në këtë aeroport po punohet për zgjatimin e pistës”
5. Është bërë e ditur se jeni në bisedime për të nisur fluturime direkte drejt SHBA. A kemi një datë se kur do të jetë fluturimi i parë drejt SHBA apo Kanadasë?
“Lajmi është i tillë. Gjëja e parë është të sigurojmë infrastrukturën. Pra një pistë 3 km më e madhe. Rrugët lidhëse të gjera, vendqëndrimi për avionët e mëdhenj. Janë disa faktorë që ndikojnë. Sa më shpejt ta kemi infrastrukturën gati, që në fakt e presim të jetë gati diku në muajin maj 2025, një ekip nga Autoriteti i Aviacionit Amerikan do vijë të verifikojë standardet e veta. Dhe sa më shpejt ky proces të mbarojë, aq më shpejt kompanitë ajrore amerikane që kanë treguar interes do nisin operimet. Ne kemi rreth 210-230 mijë shqiptarë që fluturojnë, por dhe nga SHBA. Është një treg shumë i madh, dhe ne duam që ata të fluturojnë direket nga Shqipëria. Prandaj zgjerojmë aeroportin, ndërkohë aeroporti i Vlorës është ndërtuar me një pistë 3.2 km, pra ndërtimi i infrastrukturës fillon e para, certifikimi nga ne si Autoritet i Aviacionit Civil Shqiptar, dhe verifikimi certifikimit nga Autoriteti i Avaiacionit Civil Amerikan, pastaj biznesi është aty”
6. Mundet që nga Aeroporti i Vlorës të bëhet fluturimi i parë direkt drejt SHBA?
“Të dyja aeroportet kanë privilegjin, inftastruktura etyre është e përshtatshme për fluturimet e linjave të gjata”
7. Aeroporti i Vlorës erdhi si domosdoshmëri dhe mendohet të shkarkojë me 15% fluksin e pasagjereve të aeroportit të Tiranës, ndërsa është parashikuar që vitin e parë të përballojë një fluks rreth 1milionë pasagjerë. A do të jetë gati me nisjen e sezonit të ri, çfarë prithmërish ka, duke marë në konsideratë rritmin dhe volumin e punimeve?
“Aeroporti i Vlorës erdhi si pasojë e strategjisë së qeverisë shqiptare për turizmin që do të thotë, që në 2018 qeveria shqiptare ka qënë në kontakte intensive me operatorët turistikë të vendeve perëndimore. Dhe kjo për të kuptuar çfarë donin turistët në lidhje me infrastrukturën që të vinin në Shqipëri. Një nga kërkesat më kryesore ishte që ata donin që të kishte një aeroport jo më shumë se 40 minuta deri në 60 minuta nga resortetet, pra nga vendet e pushimit. Kjo solli nevojën e ndërtimit të një aeroporti të ri, solli tunelin e Llogarasë, pra asnjë gjë nuk është bërë se një ditë të bukur duhet të bëhej. Çdo gjë është bërë bazuar në një strategji. Turisti do 40 minuta, aeropoerti është përfekt për të kapur 40 minuta. Tuneli Llogarasë, ju e keni provuar këtë verë që shkurton me 4-5 herë kohën e udhëtimit. Pra çdo gjë është në funksion të turizmit dhe unë jam shumë i kënaqur që Drejtoria e Avioacionit Civil është një nga promotorët e këtij zhvillimi. Padyshim që aeroprti i Vlorës do të jetë i hapur që në vitin 2025. Ne po punojmë intensivisht, madje dua t’ju them se ka nisur puna me procesin e certifikimit të aeroportit, rekrutim – trajnim i stafit që do bëhet nga aeroporti i Mynihut dhe këto të gjitha në funksion që në sezonin veror gjithë fluturimet charter që kërkojnë të fluturojnë në Vlorë, të kenë një infrastrukturë të re aeroportuale”
8 . Ka interes për shkollën e Aviacionit civil? A po shihet si një mundësi e mirë për tregun e punës?
“Shkolla e aviacionit është faqja e re e Aviacionit Civil. Do të thotë, nëse i thërrisni memories, ne kemi folur vazhdimisht për aviacionin, për një aeroport, për disa kompani ajrore që ulen dhe ngrihen, dhe nuk kemi folur asnjëherë për industrinë. Në aeroportin e Vlorës, janë në bisedime intensive me një nga kompanitë lider në Europë për mirëmbajtjen e avionëve. E njëjta gjë po ndodh dhe në Tiranë. Pra të 2 aeroportet po zhvillojnë një model të ri biznesi. Mirëmbajtja e avionëve kërkon teknikë avioni, inxhinier aviacioni etj. Do të thotë që sot industria e aviacionit nuk përfshin vëtëm fluturime për dhe nga aeropertet, por një gamë shumë të gjerë. Pra kërkohet edukim, profesionalizëm. Akademia që ne po ngremë po ecën shumë mirë, është një gjë e re dhe si çdo gjë e re do kohën e vetë ta vlerësosh e maturosh, por unë besoj se problematikat ligjore, organizative do zgjidhen dhe shumë shpejt do t’a kalojmë në implementim. Ne kemi objektivin që industria e aviacionit të suportohet, aeroport, trafik ajror, mirëmbajtje avioni, aviacion i përgjithshëm dhe aviacion turistik”
9. Zëvendëskryeministrja njëherazi ministre e MIE, Belinda Balluku ju ka bërë ftesë të rinjve të përqafojnë Akademinë, a është një mundësi e mirë sidomos me zhvillimin që po merr transporti ajror?
‘’Unë besoj që do jetë një mundësi shumë e mirë për të gjithë të rinjtë që jo të rrinë, por të edukohen në Shqipëri me standard ndërkombëtar dhe pastaj ne të eksportojmë këta të rinj. Do vinë të rinj të tjerë, pra nuk është problem se ne nuk kemi frikë që do na ikin. Ekspertët e aviacionit, si të jenë në Shqipëri, në Angli, në Gjermani, janë një standard. Pra në vend që të shkojnë dhe të punojnë në ato vende, ne themi rrini në Shqipëri, merrni atë kompetencë që ju kërkon Aviacioni Civil dhe me atë kompetencë që ne do t’ju sigurojmë ju pastaj jeni në tregun e punës jo në nivel të ulët, po të lartë. Kur ne filluam diskutimet, punimet dhe planizimet për aeroportin e Vlorës, pamë që një familje shqiptare përbëhej relativisht nga 4 veta, pra kjo është madhësia mesatare e një familje dhe shumica e shqiptarëve ku punonin jashtë nuk bënin punë të mirëpaguara dhe kjo mundësi pagese nuk i krijonte atyre të vinin të shihnin njerzit e vet për shkak të çmimeve. Pra, ka një disbalancë ku janë shqiptarët. Aviacioni lidh njerëz, lidh shtete lidh rajone. Me të ardhurat që kishin mezi mundosonin të vinin një herë në vit. Sot, është shumë normale që të bësh 2-3 udhëtime me avion në vit në Shqipëri. Kështu që mund të vendosin vetë. Tregu i punës në Aviacion është i hapur. Nuk është problemi pse njerzit na ikin”
10. Z. Et’hemaj, cila pagë do të ishte konkurruese?
“Paga ka shumë faktor. D.m.th, një teknik avioni që mbasi ka përfunduar univeristetin dhe futet më pas në një shkollë 2 vjeçare, ose që e merr që nga shkolla e mesme dhe i jep një edukim tjetër, për 2 vite ai mund të marrë një pagë 3000 euro. Dhe ata që punojnë si stjuardes janë trajnuar diku. Pra ejani trajnohuni këtu dhe pastaj zgjidhni kompanitë e fluturimeve në Dubai apo ka dhe një kompani tjetër që ka shumë interes për biletar shqiptar, sepse të gjithë shikojnë mundësi zhvillimi në Shqipëri. Dhe sot kjo kompani ajrore në Shqipëri kërkon minimalisht për 3-4 vitet e ardhshme, rreth 145 pilotë shqiptarë, që do të thotë që 145 veta të dalin nga këto njerëz nga procesi akademik, trajnues, do verifikohen ata që potencialisht bëhen pilotë. E mira është se që të bëhesh pilot, do minimalisht 70-80 mijë euro. Mënyra e mekanizmit të financimit, i bën që ata të zgjidhin një problem shumë madhor, financimin. Pra ne themi eja bëhu pilot, do financohesh nga të gjitha palët e interesuara dhe në fund fare ti do kthesh atë kredi me interes zero në dije për vete, kontribut për shtetin, për aviacionin etj. Pra është shumë e lidhur dhe shumë interesante”
11. z. Et’hemaj, pritshmëritë janë të mëdha mbi impaktin ekonomik që do të sjellë aeroporti i ri i Vlorës jo vetëm për këtë zonë, por gjithë vendin. Por, që në nisje të këtij projekti ka patur kundërshti në lidhje me vendin ku u ngrit, pikërisht në një zonë të mbrojtur si Narta. Po tani çfarë po bëhet me zërat kritikë për vetë benefitet që biznesi dhe qytetari do të ketë nga ky investim
“Aty është Narta, aty është aeroporti, ne themi që do të bëjmë që të bashkëjetojë edhe ambienti edhe biznesi. Po çfarë do të ndodhte që ne kemi një zonë “të mbrojtur’’ se ne prapë e mbrojmë zonën, po mos kishim turizëm. Do ishim të mërzitur apo jo? Kam qejf ta demostrojmë se ne dimë ta mbrojmë dhe menaxhojmë ambientin.
12. Një tjetër projekt i rëndësishëm është ai për ndërtimin e aeroportit të Gjirokastrës. Aktualisht çfarë po bëhet me këtë projekt. Kur do të nisin punimet? Pak kohë më parë janë kryer edhe fluturimet e para direkte nga Italia në Gjirokastër pa qënë nevoja që avionët e vegjël të vijnë të kryejnë proceduarta në Tiranë, por kanë fluturuar direkt drejt Gjirokastrës, pasi Aviacioni Civil mundësoi aty shërbimin Polici-Doganë. Kur pritet të nisin punimet a kemi një dritë jeshile për kthimin nga aerodrom në aeroport?
“Së pari falenderoj gjithë institucionet shetërore që ne bashkëpunuam dhe mundësuam këtë që ju referuat. Ne tregojmë që me bashkëpunim, veprojmë në përputhje me legjslacionin dhe bëjmë vendin tërheqës, nuk është më tabu. Kërkohet që një fluturim që vjen nga jashtë të kontrollohet nga policia dhe dogana. Ne në vend që të çonim 7 avionë në Tiranë ku për hir të vërtetës është një aeroport shumë i ngarkuar dhe do të vonoheshin se ku do të parkonin, do qëndronin në ajër derisa të gjenin një vend për t’u ulur. Dhe në vend që ne të sjellim avionët në aeroportin e Tiranës, çojmë institucionet shtetërore në aerodromin e Gjirokastrës, pra ekziston një qasje shumë pozitive kundrejt Aviacionit Civil. Nuk e bëjmë vetëm ne, të gjitha institucionet janë të mirëpërfshira dhe falenderuese”
13. Interesi ishte i madh si nga Sibari edhe Bari e Brindizi për të ardhur sa më shumë avionë, ku është nënshkruar edhe një memorandum bashkëpunimi. Pra avioturizmi po shihet si një mundësi e mirë zhvillimi?
“Aviacioni është një botë pa kufi. Ne kemi humbur kohë për t’a zhvilluar aviacionin me të gjitha dimensionet. Kjo kohë është tani. Po them infrastrukturë, nuk bëhet me një aeroport, po bëhen 3 dhe me Gjirokastrën 4 aeroporte. Ne i mundësojmë gjithë operatorëve të të krijojnë aktivitete kudo. Do të thotë ne bëjmë aviacionin shumë tërheqës, mos harrojmë që turisti do dhe aktivitetet sportive e argëtuese. Aty janë kryer vazhdimisht fluturime, ne po mundësojmë që tani të kryhen fluturime dhe nga uji. Pra aktualisht jemi duke punuar për të krijuar infratsrukturën dhe kërjesat se si avionët të ngrihen dhe nga deti, ne po e shikojmë 360 gradë aviacionin. Por ky 360 gradë do njerëz dhe është koha tani që gjithë të rinjtë ta shohin veten pjesë të këtij suksesi”
14. Gjatë 2025, a do të funksionojë sërish shërbimi polici-doganë në aerodromin e Gjirokastrës për fluturimet direkte nga Italia apo interesi që mund të ketë edhe nga vende të tjera?
“Jemi në bashkëpunim me të gjitha Federatat që po zhvillojnë sporte, dhe ne i kemi kërkuar planin e aktiviteteve që kanë dhe të nënshkruajnë me Autoritetin e Aviacionit Civil marrëveshje bashkëpunimi. Duke patur këto marrevshje bashkëpunimi, do jetë gjithmonë e më fleksibël aksesi dhe aktivitetet ndërkombëtare. Fusha ajrore e Gjirokastrës p.sh po të pyesësh dhe kryetarin e bashkisë Gjirokastër, po sjell përfitim. Pak më herët në Gjirokastër u zhvillua dhe Kampionati i uljeve me precision dhe ishin rreth 140 pilotë, nga rreth 14 shtete dhe ndenjën 10 ditë në Gjirokastër. Por këto përkthehen në të ardhura për ekonominë lokale. Ky është aviacioni, pra zhvillon direkt, indirekt dhe me aktivitete.Fusha ajrore e Gjirokastrës po përgatitet të bëhet aeroport. Krijimi i infrastrukturës që ne jemi, në fokus të akomodojmë shërbime shumë të mira me çmime të lira për këto aeroporte që zhvillojnë aviacionin turistik. Do të thotë, aeroporti i Gjirokastrës është në proces, po bëhen termat e referencës, do jetë një vlerë e shtuar, pra ne kemi një rrjet 4 aeroportesh, dhe ku bën çdo lloj gjeje. Bën testim dronesh, fluturime për të mbajtur orët e pilotëve për avionë të vegjël, bën akademi me simulatorë për avionë komercialë, pra bën çdo gje sepse ke infrastrukturë. Dhe imagjino, a bëhen dot gjithë këto gjëra nëse do të ishte veç një aeroport? Jo. Pra strategjia e pastër, mire, bukur. Infrastrukturë, konkurrencë dhe zhvillim biznesi. Me këtë infrstrukturë, industria e aviacionit akomodon çdo lloj kërkese”
15. Kur do jetëzohet ky projekt për këtë aeroport të 4 në vend?
“Ne tani kemi 3 aeroporte, Gjirokastra do ketë një aeroport me atë model biznesi që shkon me këtë qytet. Pra nuk do të ketë fluturime të gjata, do të jetë një aeroport që akomodon një tipologji tjetër biznesi. Fluturime me avionë të vegjël biznesi, fluturime turistike të fokusit me zonën, pra një moazik i plotë i infrstrukturës aeroportuale, por nuk di kur mund të kemi një afat, kjo në varësi të kompleksitetit , procesit, por di të them që do të jetë dhe një aeroport tjetër, dhe unë i bëj thirrje dhe bashkive të tjera si asaj në Korçë që kanë oportunitete, mund t’i vënë në shërbim të turizmit dhe të marrin shembull nga bashkia Gjirokastër”
16. z. Et’hemaj, po me aeroportin e Kukësit çfarë po bëhet, a është terreni që po e penalizon?
‘’Aeroporti i Kukësit është një aeroport i vogël rajonal. Aeroporti ka qënë atje. Nuk është një aeroport që është ndërtuar nga zero, është një aeroport që është vitalizuar. Ka qënë aty, i ndërtuar që në kohën e luftës në Kosovë, i certifikuar në 2007, ka një specifikë, terreni, moti që ne nuk mbyllim sytë, sepse aviacioni civil do të jetë mjeti më i sigurt i transportit. Që do të thotë, për ne vjen siguria e para dhe operimet të dytat. Por aeroporti Kukës ka oportunitetë të tjera, që do të thotë, a mund të bëhet një shkollë e fluturimeve, a mund të bëhet një qendër për testim dronesh, ka shumë ..sepse është infrastrukturë. Qeveria shqiptare ka në pronësi 1 aeroport të vitalizuar. Sot kemi dronet bayraktar. Është infrastrukturë, janë dronë që janë për sigurinë e kombit, pra çdo infrastrukturë aeroportuale, është aset i çmuar për ekonominë. Kështu që Kukësi vërtet mund të ketë fluturime minimale, jo gjatë gjithë sezonit, por përdoret për qëllime të tjera. Ne jemi në bashkëpunim me Ministrinë e Mbrojtjes për t’a vitalizur për të dhënë edhe elementë të tjerë. Pra, infrastrukturat duhet të zhvillohen. Aviacioni në të ardhmen ka kërkesë, ka rritje që të bëhet kjo duhet të kihen parasysh 3 gjëra: Zgjerim i infrastrukturës, përmirësimi nëpërmjet digjitalizimit të infrastrukturës ekzistuese dhe kujdesi për terrenin. Çfarë po bën Shqipëria? Po rrit infrastrukturat, po përmirëson infrastrukturën në aeroportin e Tiranës, kemi Vlorën, pra jemi në linjë”
17. Çfarë do të cilësonit si sfidë të aviacionit civil shqiptar për vitin e ardhshëm, në kuadër edhe të strategjisë së Turizmit 2024-2030?
“Objektivi jonë i thënë në çdo adresim që unë i bëj Aviacionit Civil është që në fund të vitit 2028, Shqipëria të jetë 100% në përputhshmëri më standardet europiane të aviacionit civil. Dhe këtë gjë ne do ta arrijmë nëpërmjet digjitalizimit, burimeve njerëzore dhe zhvillimit të aviacionit. Pra, çdo gjë që lidhet me aviacionin, për mua është shumë e rëndësishme. Do ta filloja, kapacitetet ne po i sigurojmë, dëshira ime të rrisim njohuritë, Akademia është projekti më i rëndësishëm që kemi si Aviacion Civil për 2025. Finalja është integrimi i plotë në Sistemin Europian të Aviacionit Civil në 2028. Thirrja për të rinjtë për këtë Akedimi: Çdo gjë në këtë botë blihet, mund të blesh një makinë s’ka rëndësi janë lëke e tua apo të prindit tënd, mund të blesh një laptop, por e vetmja gjë që nuk blihet dhe janë tuajat, janë njohuritë që ju keni. Pra nëse mendoni që të vlerësoni veten tuaj, dhe ti vini çmimin vetes suaj duke fituar eksperiencë, investoni në dije. Akademia e Aviacionit Civil është ekzaktësisht çfarë ju mundëson, ju jep njohuri në fushën e aviacionit civil, vetëm ato janë të njeriut, të tjerat janë të përkohshme” - përfundon z.Et’hemaj i ftuar në GDP në SCAN tv.

Taksimi i platformave online - Lojë e ndershme për TVSH-në?
BE-ja dëshiron të barazojë fushën e lojës për TVSH-në për akomodimin e turistëve dhe transportin e makinave me shofer, kështu që platformat online si Airbnb,......

Gati 1 milion transaksione të kryera në arkë - BSH: Bizneset tërhoqën dhe depozituan më shumë para’ se individët
Pavarësisht se numri i transaksioneve të realizuara pranë sporteleve fizike të bankave ka pësuar rritje si për individët, ashtu edhe për bizneset, këta të......

Paradoksi shëndetësor i BE-së: Mungesa në numrin e stafit dhe rritje të mjekëve dhe infermierëve!
Sektori europian i kujdesit shëndetësor përballet me një paradoks të vërtetë në vitin 2024: ndërsa OBSH vlerëson se deri në vitin 2030 mungesat e personelit......

1X prezanton robotin humanoid NEO - Pajisja e re do të ndihmojë njerëzit në kryerjen e punëve të shtëpisë
Gara për robotin e parë humanoid që do të mirëpresim në shtëpitë tona vazhdon, me kompani të mëdha si Tesla apo startup-e të vogla që konkurrojnë për ta bërë......

Festat rrisin çmimet e hoteleve në Korçë - Kosto e akomodimit arrin në 33% më shumë në natën e Vitit të Ri
Teksa i afrohemi ngadalë festave të fundvitit, gjithnjë e më shumë hotele, kryesisht ato të vendosura në zonat e ftohta të vendit, po rrisin çmimet për shkak......

Turizmi dhe pagat “fuqizuan” konsumin në vend - 10-mujori, të ardhurat nga TVSH e brendshme kapërcyen me 88 milionë euro
Konsumi përgjatë vitit 2024 ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm në ecurinë pozitive të ekonomisë. Turistët e shumtë që kanë vizituar Shqipërinë, por edhe......

Borxhi global arrin mbi 320 trilionë USD - Deficitet buxhetore e tensionet tregtare mund të shkaktojnë rritje të mëtejshme
Stoku i borxhit botëror u rrit me mbi 12 trilionë dollarë në tre tremujorët e parë të vitit 2024, duke arritur një rekord të ri prej afro 323 trilionë......

Gjuetia e qëndrueshme dhe ruajtja e faunës së egër - Gati ndryshimet në ligj. Cilat janë qëllimet që duhet të arrihen?
Projektligji “Për gjuetinë”, është publikuar për Konsultime Publike ku hartimi i tij përmirëson ligjin aktual në disa nene të caktuara të tij. Drafti i ri......