Shqipëria Postuar më 6 Shtator 2025, 10:53

Avancojnë punimet në kantierin e rrugës Elbasan-Papër / Pjesë e Korridorit VIII, realizohet 46% e projektit

Nga Alida Lula

Avancojnë punimet në kantierin e rrugës Elbasan-Papër /                   

Përshpejtohen punimet në segmentin Elbasan-Papër, pjesë e Korridorit VIII. Shumë shpejt, pritet që autostrada të bëhet funksionale për qarkullim. Punimet në këtë kantier sipas ARRSH, po vijojnë me ritme të mira, realizimi fizik i projektit ka arritur në masen 46%.

Ky autoritet njofton se kanë përfunduar punimet për gërmimin e trupit të rrugës dhe janë drejt përfundimit punimet për veprat e artit, si: mure gabion, tombino dhe box-e. Paralelisht po punohet edhe me mbrojtjen lumore (pilota).

Ky investim pjesë e Korridorit VIII, do të përmirësojë qarkullimin rrugor me kushte e standarde të larta sigurie. Në përfundim të punimeve kjo do të jetë një autostradë e kategorisë A që plotëson të gjitha kushtet dhe kriteret europiane të lëvizjes.

Korridori VIII është një nga korridoret e rëndësishme PanEuropiane që përshkon Shqipërinë dhe konsiderohet si investim strategjik në infrastrukturë.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat