Autostradat, në projektet me rëndësi kombëtare - Lista unike/ 134 investimet madhore në të gjithë sektorët
134 investime madhore në Shqipëri janë pjesë e Listës Unike të Projekteve me Rëndësi Kombëtare.
Lista përmban projektet e investimeve publike, të cilat paraqesin rëndësi strategjike për sa i përket zhvillimit ekonomik dhe social të vendit, pavarësisht nga burimi i tyre i financimit.
Lista e publikuar në Fletoren Zyrtare si pjesë e dokumentit të politikave prioritare 2026-2028, i ka të kategorizuara projektet të cilat kapin vlera të konsiderueshme monetare, sipas nivelit të prioritetit që kanë në A, B dhe C, si dhe të ndara në kategori, të maturuar, pjesërisht të maturuar dhe të pamaturuar.
Projektet e matuarara, konsiderohen ato projekte për të cilat është kryer studimi i fisibilitetit dhe është konsideruar fisibël, ose kur projekti është në fazë të avancuar të përpilimit të dokumenteve teknike.
Në këtë status janë 52 projekte të tilla, në të gjithë sektorët, ku mund të përmenden projektet infrastrukturore si Rehabilitimi i rrugës Fier–Kthesa e Patosit–Frataj me vlerë 40 milionë euro, Ndërtimi i bypass-it të Sarandës me vlerë 34 milionë euro, Ndërtimi i aksit rrugor Elbasan–Lekaj, Korridori VIII me vlerë 360 milionë euro; Programi infrastrukturor – përmirësimi i lidhjes rajonale me vlerë 195 milionë euro; Ndërtimi i bypass-it Tiranë me vlerë 223 milionë euro; Korridori Adriatiko- Jonian – Segmenti Milot –Balldren me vlerë 213 milionë euro; Zgjerimi i autostradës Tiranë–Durrës me vlerë 298.8 milionë euro; Ndërtimi i rrugësTiranë–Ndroq–Plepa me vlerë 87 milionë euro; Ndërtimi i bypass-it të Elbasanit me vlerë 240 milionë euro.
Po ashtu, ndër projektet prioritare të maturuara tashmë janë dhe ato hekurudhore, ku përfshihen Rehabilitimi i linjës hekurudhore Durrës– Rrogozhinë me vlera afro 123 milionë euro; ndërtimi i linjës hekurudhore “Terminali i Transportit Publik ish-Stacioni i Trenit (4km) si zgjatim i linjës hekurudhore Durrës–Tiranë me vlerë 16 milionë euro; Elektrifikimi i linjës hekurudhore Tiranë–Durrës dhe lidhja me Aeroportin e Rinasit 27.5 milionë euro; Elektrifikimi i linjës hekurudhore Vorë–Hani i Hoti afro 60 milionë euro si dhe Rehabilitimi i hekurudhës Vorë– Hani Hotit me vlerë 313 milionë euro.
Po ashtu një sërë projektesh prioritare janë në fushën e energjisë, mjedisit, shëndetësisë, arsimit, zhvillimit ekonomik, zhvillimi rajonal, drejtësisë, etj.
Sondazh

Gjermania, sërish i “sëmuri” i Evropës? - Rënia e industrisë, varësia nga eksportet shtojnë pasigurinë për të ardhmen
Ekonomia renditet si një nga shqetësimet kryesore mes votuesve gjermanë përpara zgjedhjeve të përgjithshme të së dielës. Gjermania ka kaluar vitet e fundit......

Vota e diasporës/ Celibashi: Mbi 160 mijë zgjedhës të regjistruar në PER. Kush refuzohet mund të riaplikojë!
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve , Ilirjan Celibashi njoftoi sot përmes një postimi në rrjetet sociale se mbi 160 mijë zgjedhës shqiptarë nga jashtë janë......

Jo më luftë tregtare? – Trump: “Marrëdhënia që kam me presidentin Xi është e shkëlqyer"!
Presidenti amerikan Donald Trump u tha gazetarëve se një marrëveshje tregtare me Kinën "është e mundur" në një intervistë në bordin e Air Force One. Ai tha......

Rimarrja e patentës pas humbjes së pikëve – DPSHTRR: Vetëm 234 persona e kanë rifituar!
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor njoftoi sot se nga 1813 ri regjistrime pas humbjes së të gjitha pikëve të lejes së drejtimit,......

Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?
Dollari amerikan e ka mbyllur javën në rënie pasi në ndryshim nga dje është blerë sot me 94.2 lekë dhe është shitur me 95.2 lekë. Euro blihet sot me 98.7......

Rama me punonjësit e bashkisë: Integrimi në BE kalon nga Tirana-“Lejet e ndërtimit, motori i zhvillimit të qytetit"
Sektori i ndërtimit është motori i zhvillimit ekonomik të kryeqytetit. Në një takim me punonjësit e Bashkisë Tiranë, kryeministri Edi Rama tha se falë lejeve......

SHBA, gripi i shpendëve “sëmur” tregun - Përhapja e sëmundjes nxit kërkesën për marrjen me qira të pulave
Përhapja e gripit të shpendëve në SHBA ka rritur çmimet e vezëve dhe ka zbrazur raftet, duke shkaktuar një rritje të mprehtë të kërkesës për shërbimet e......

Muaji i parë i Trump në detyrë: Si ka ndikuar në tregjet financiare?!
Ka kaluar një muaj nga inaugurimi i Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë. Presidenti i rikthyer i SHBA-së ka vepruar me shpejtësi sipas politikave të tij të......