Autostrada me 6 korsi Elbasan- Lekaj, avancojnë punimet/Ministrja e Infrastrukturës, Balluku : Pjesë e korridorit të VIII, ndërtim me kritere europiane
Punimet në segmentin Elbasan-Papër-Ura e Grykshit, pjesë e Korridorit VIII, po vijojnë me ritme të shpejta për ta bërë autostradën funksionale sa më shpejt për qytetarët shqiptarë. Punimet në kantier janë inspektuar nga Zv.Kryeministrja, njëkohësisht Ministre e Infrastrukturës, Belinda Balluku, e cila theksoi rëndësinë e kësaj autostradë në disa fusha.
“Ndodhemi në korridorin e 8, duke qenë se tashmë jemi në gjurmën që fillon nga bypass i ri i Elbasanit në drejtim të Rrogozhinës, është një gjurmë që nuk shikohet nga drejtuesit e automjeteve, pasi është një gjurmë në krah të lumit Shkumbin dhe larg syve të tyre. Kjo është faza e parë e këtij projekti, një projekt që do të jetë prej 40 km, një tjetër autostradë e kategorisë A që plotëson të gjitha kushtet dhe kriteret europiane të lëvizjes, por që nga ana tjetër është një nga korridoret e rëndësishme PanEuropiane që përshkon Shqipërinë, jo vetëm për transportin, por edhe për energjinë dhe sigurinë e NATO”.
Autostrada do të jetë me 3 korsi në të dy karrexhatat e saj dhe inxhinierët parashikojnë që në fund të vitit të autostrada të jetë asfaltuar. Ndërkohë paralelisht po punohet në disa drejtime.
“Kjo autostradë nuk do ndikojë në trafikun e automjeteve. Shumë shpejt fillon kantieri nga Kashari në drejtim të Lekaj. Ne tashmë jemi në negociatë përsa i përket kredisë sa i takon bypass të Elbasan që është pika kyçe më e vështirë që kemi për momentin, kantieret e reja që janë hapur kanë ecuri të mirë në drejtim të Rrogozhinës. Do ta dorëzojmë në afate të kohore”.
Elbasan - Lekaj është një nga segmentet e Korridorit 8, çka nënkupton se pas përfundimit të punimeve do të jetë autostradë, ndërsa referuar dokumenteve të tenderit shpejtësia e lejuar do të jetë në intervalin 90 - 140 km/orë. Korridori 8 konsiderohet si projekti bërthamë i infrastrukturës në vendin tonë, ndërsa aktualisht është duke u punuar edhe në 8 lote të tjera, nga Elbasani në drejtim të Qafë Thanës. Kjo është vepra publike, që do të marrë dhe pjesën më të madhe të fondeve buxhetore rrugore për vitin 2025, me rreth 8.8 mld lekë të planifikuara.
Sondazh

Meta, 65 mld USD investime për “IA” - Më shumë vende pune, qendra të dhënash për të rritur konkurrencën në treg
Meta Platforms planifikon të shpenzojë deri në 65 miliardë dollarë këtë vit për të zgjeruar infrastrukturën e saj të inteligjencës artificiale, tha CEO Mark......

Sa emigrantë janë regjistruar për të votuar? - KQZ: Deri në mesditën e së hënës, janë refuzuar mbi 29 mijë
Këtë vit, në zgjedhjet parlamentare, shtetasit shqiptarë që punojnë dhe jetojnë jashtë, do të kenë mundësi të marrin pjesë përmes votës duke u regjistruar në......

Çfarë përfitojmë nga Banka e Zhvillimit? - Zefi: Depozitat me norma më të ulëta interesi, por shkallë më të lartë sigurie
Banka Shqiptare e Zhvillimit, përveçse do të mbështesë me financim ndërmarrjet shqiptare dhe do të zhvillojë projekte strategjike, Banka do të ofrojë......

Italia, marrëveshje 10 mld USD me Arabinë Saudite - Synohet forcimi i parneritetit në infrastrukturë, energji, mbrojtje
Italia ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi dhe industriale me vlerë rreth 10 miliardë dollarë me Arabinë Saudite, si pjesë e një partneriteti strategjik......

Ndërtimet pa leje “lulëzuan” edhe vitin e kaluar - Zhllima: Rastet më të larta regjistrohen në zonat rurale
Shtëpi private, shtesë kati apo objekte me qëllime për përfitim financiar, përgjatë vitit të shkuar janë regjistruar 1076 raste të ndërtimeve të......

Hungaria tërhiqet nga kërcënimi i vetos ndaj Rusisë - BE bie dakord për rikthimin e sanksioneve të reja!
Ministria ruse e Mbrojtjes pretendoi të dielën se forcat e saj kishin kapur Velyka Novosilka, një qytet në rajonin lindor të Ukrainës Donetsk. Qyteti është......

Ligji për investimet strategjike shtyhet 2 vjet - Debatet/ Deputetët e PD, kundër. Pëllumbi: Në 2026-ën, gati ligji me asistencën e BE
Efektet e ligjit “Për investimet strategjike” do të shtyhen me 2 vjet. Komisioni i Veprimtarive Prodhuese ka miratuar projektligjin e deputetes së Partisë......

Biblioteka e Re Kombëtare me 0 kosto nga buxheti - Thirrja për të paraqitur projekt-idetë deri në 10 shkurt
“Thirrja për projektin e bibliotekës Kombëtare është hapur, ndërsa projekti do të zhvillohet pranë Parkut të Liqenit Artificial të Tiranës, krah ndërtesës së......