Autostrada Kashar-Rrogozhinë, punimet nisin brenda vitit - Konçesioni 35-vjeçar, Karakaçi: ARRSH ka miratuar projektin e zbatimit

Punimet për autostradën Kashar–Rrogozhinë pritet të nisin brenda këtij viti. Autoriteti Rrugor Shqiptar ka miratuar projektin e zbatimit, ndërsa hapi i radhës do të jetë nisja e procesit të shpronësimeve për t'i hapur rrugë ndërtimit të aksit.
Lajmi u bë i ditur nga ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, sipas të cilit tashmë janë përmbyllur edhe diskutimet që lidheshin me mënyrën e ndërthurjes së këtij aksi me Bypass-in e Tiranës.
“ARRSH ka miratuar projektin e zbatimit që ka ardhur në ministri ditën e sotme dhe do të nisë menjëherë procesin e shpronësimeve, duke i hapur rrugë nisjes së punimeve brenda këtij viti”, - deklaroi Karakaçi.
Sipas ministrit, aksi do të ketë një gjatësi prej rreth 33.5 km.
“Kashar-Rrogozhinë është pjesë e Korridorit Blu dhe vazhdimi i aksit Thumanë-Kashar. Me një gjatësi prej 33.5 kilometrash, kjo do të jetë autostradë e kategorisë A dhe do të krijojë një lidhje të drejtpërdrejtë veri–jug, duke ndihmuar në lehtësimin e trafikut në një prej akseve më të ngarkuara të vendit, Tiranë–Durrës”, - tha Karakacci.
Ky aks do ndwrtohet pwrmes njw kontrate koncesionare, për të cilin fitues është shpallur bashkimi i 7 kompanive “Gjoka Konstruksion”, “Junik”, “Cobial”, “Pepa Group”, “UDHA”, “Geoportal” dhe “A&E Engineering”. Vlera e parashikuar e investimit është rreth 474.9 mln euro, pa TVSH, ndërsa kohëzgjatja e koncesionit është 35 vjet.
Segmenti Kashar–Lekaj (Rrogozhinë) parashikohet në një gjurmë të re. Nga rreth 33.6 km të aksit, 26.6 kilometra janë objekt i kontratës koncesionare, ndërsa 7 km e tjerë janë pjesë e Bypass-it të Tiranës dhe financohen nga buxheti i shtetit.
Kashar–Lekaj është një prej segmenteve të autostradës Milot–Fier, me gjatësi totale rreth 114 km. Aktualisht, Thumanë–Kashar është përfunduar dhe është hapur për qarkullim, ndërsa segmentet e tjera ndodhen në faza të ndryshme të procedurave dhe punimeve.
323 ATM të reja, shqiptarët vijojnë tërheqjen e cash-it - BSH: Depozitimet zënë vetëm 37% të numrit të transaksioneve
Ndërsa numri i bankomateve sa vjen e rritet, shqiptarët vijojnë t’i përdorin kryesisht për një funksion të vetëm: tërheqjen e parave cash. Sipas të dhënave......
Telefoni po zëvendëson sportelin e bankës - BSH: Transferta, pagesa dhe kontrolli i llogarisë kryhen gjithnjë e më shumë online
Shqiptarët po përqafojnë gjithnjë e më tepër mënyrat digjitale të marrjes së shërbimeve bankare. Rritja e home banking është padyshim një tregues i......
Ku u furnizuam këtë vit me karburant? Nga Arabia Saudite, te SHBA. Ndryshon harta e importit
Kulmi i sezonit turistik ka përkuar me një rritje të ndjeshme të importeve të lëndëve djegëse, në një periudhë kur shtohen lëvizjet e brendshme, ardhja e......
Kontroll për apartamentet me qira përmes “Booking” - 100 tatimpagues në “sitë”, verifikohen deklarimet për tetor 2022-dhjetor 2025
Subjektet dhe individët që ushtrojnë aktivitetin e dhënies me qira afatshkurtër të njësive akomoduese përmes platformës “Booking” do të jenë objekt kontrolli......
Rritet përpunimi i mallrave në Portin e Durrësit - 2.4 mln ton në 7 muaj. Transporti me kontejnerë, me ritmin më të lartë
Porti i Durrësit ka shënuar një rritje të aktivitetit gjatë shtatë muajve të parë të vitit 2026. Sipas të dhënave nga Autoriteti Portual Durrës, gjatë......
Volkswagen, shkurtim deri 100,000 vende pune - Industria gjermane e makinave po përballet me krizë të thellë strukturore
Drejtuesit e Volkswagen po zhvillojnë takime urgjente me punëtorët këtë javë, për të diskutuar programin më radikal të uljes së kostove deri më tani. Mund të......
Debati për industrinë e pastër në Evropë - Ambicia e BE vë përballë Francën kundër Gjermanisë
Ambicia e kahershme e Bashkimit Evropian për t'u bërë një fuqi e pastër industriale do të përballet me një provë të madhe këtë vjeshtë, ndërsa ligjvënësit......
Më pak barriera për profesionistët - Rregulla të reja për njohjen e kualifikimeve me BE-në pas anëtarësimit
Mjekët, infermierët, farmacistët, arkitektët dhe profesionistë të tjerë të rregulluar mund të kenë në të ardhmen procedura më të thjeshta për njohjen e......

