Autostrada energjetike e central diellor - 33 mln euro investime në energji, nis financimi për 3 projekte të reja
Rreth 33 mln euro është vlera e investimeve në sektorin energjetik për vitin 2025. Sipas projektbuxhetit që po diskutohet në komisionet parlamentare, investimet në këtë sektor në pjesën dërrmuese janë me financim të huaj, ku bëjnë pjesë kreditë me 25.5 mln euro dhe grantet me rreth 5 mln euro. Ndërkohë që financimi i brendshëm është parashikuar në rreth 2.5 mln euro.
Për vitin e ardhshëm janë 3 projekte të rinj për të cilët parashikohet të nisë financimi. Projekti i parë është përmirësimi i rrjetit të shpërndarjes së energjisë elektrike në Shqipërinë Veriore pas tërmetit të vitit 2019 dhe instalimi i matësave inteligjentë, me nga 560 mln euro secili. Projekti tjetër për të cilin parshikohet nisja e financimit është ndërtimi i centralit fotovoltaik në Belsh, që do të ketë një kapacitet të instaluar prej 50 mWp.
Ndërkaq, ndërtimi i nënstacionit të Valiasit është projekti që do të marrë më shumë fonde vitin që vjen me rreth 5 mln euro. Financim është parashikuar edhe disa nënstacione të tjerë, sikurse është nënstacioni nëntokësor 110/20 kV në qendër të Tiranës dhe rikonstruksioni i nënstacioneve 110 kV në rajonet Tiranë dhe Durrës. Sa i takon investimeve në sistemin e transmetimit parashikohet vazhdimi i financimit për ndërtimin e linjës 400 kV Shqipëri – Maqedoni, Fier – Elbasan -Qafë Thanë me 1.5 mln euro dhe program i eficiencës së energjisë së sektorit të transmetimit me rreth 3 mln euro.
Paralelisht do të vazhdojë edhe financimi i rehabilitimit të konvikteve të Universitetit të Tiranës sipas parimeve të eficiencës së energjisë, me rreth 2.8 mln euro.
Sondazh

Doner kebab, ‘mollë sherri’ mes Turqisë dhe Gjermanisë!
Me kërkesën e qeverisë turke që doner kebab të njihet si një specialitet turk, ushqimi i preferuar i të gjithëve gjatë natës është tema kryesore e diskutimit......

Nivel rekord lejesh qëndrimi të lëshuara në BE për shtetasit e vendeve të treta: Kush merr më shumë dhe pse?
Vendet e BE-së lëshuan një rekord 3.7 milionë leje qëndrimi për shtetasit e tretë në vitin 2023, numri më i lartë që nga fillimi i mbledhjes së të dhënave,......

Mbështetja e Musk për Trump rrit vlerën e Teslës në mbi 1 trilion dollarë!
Aksionet e Tesla u rritën me 8.2% të premten e kaluar, duke e shtyrë kapitalizimin e saj të tregut mbi 1 trilion dollarë (0.93 trilion euro) për herë të parë......

Euro arrin nivelin më të ulët që nga fundi i qershorit kundrejt dollarit amerikan!
Euro arriti nivelin më të ulët 4-1/2-mujore kundrejt dollarit amerikan pasi investitorët shqetësoheshin për tarifat e mundshme të SHBA-së që do të dëmtonin......

Cilat janë ndryshimet në taksa që kërkon biznesi? - Nga ulja e TVSH-së për ushqimin, tek taksa e infrastrukturës në ndërtim
Në kohën kur po diskutohet buxheti për vitin 2025 dhe nuk është hartuar një paketë fiskale, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, së bashku me disa shoqata......

Donlad Trump po “pasuron” të rinjtë në Shqipëri - Dokuzi: Portofolet e kriptove në vend u shëndoshën
Të apasionuarit mbas kriptomonedhave në Shqipëri janë duke festuar fitoren e Donlad Trump si president i ri i Amerikës. Në rrjetin social Telegram, janë të......

Kredo.al i bashkohet Fushatës Mikrofinanca për Sipërmarrësit e Rinj 2024 për të nxjerrë në pah rolin jetik të sektorit të mikrofinancës në fuqizimin e sipërmarrësve të rinj
Kredo.al është krenare që i bashkohet Fushatës së Mikrofinancës për Sipërmarrësit e Rinj 2024. Kjo fushatë, e organizuar nga Qendra e Mikrofinancës (MFC) dhe......

Si do ndikoj teknologjia në mbrojtje të pensioneve? - Ekspertja: Inteligjenca Artificiale do luaj rol të rëndësishëm në informalitet
Për të ndihmuar në deklarimin e kontributeve dhe sigurimeve shoqërore, sipas ekspertëve inteligjenca artificiale do ndikoj në eleminimin e informalitetit si......