Autostrada Elbasan-Lekaj - Tenderët 150 mln euro mbyllen pa ankesa. Pritet lidhja e kontratave për punimet
Gjashtë tenderët për aksin e ri rrugor Elbasan – Lekaj janë mbyllur pa ankesa, duke i hapur rrugë shpalljes së fituesve dhe lidhjes së kontratave për nisjen e punimeve.
Tenderët u hapën në muajin tetor, ndërsa kompanitë e interesuara kishin afat deri në datën 8 nëntor për dorëzimin e oferatve.
Në total, fondi limit i vënë në dispozicion është 15 mld lekë apo rreth 150 mln euro, ndërsa aksi është pjesë e korridorit 8.
Sipas dokumenteve të tenderit projekti fillon në afërsi të ish- Kombinatit Metalurgjik në Elbasan, ku do të bëhet lidhja me bypassin e Elbasanin që do të duhet të ndërtohet e deri në Lekaj, ku bashkohet me autostradën ekzistuese të korridorit blu.
Gjatësia e rrugës është 40.7 km dhe kalon në rajonet Elbasan (Bradashesh, Shirgjan, Gjegjan, Cërrik, Papër), Peqin (Pajovë, Shez, Gjocaj, Peqin, Karinë) dhe Kavajë (Sinaballaj, Rrogozhinë).
Rruga e re do të jetë autostradë, ndërsa shpejtësia e lejuar pas përfundimit të punimeve do të jetë në intervalin 90 km/orë deri në 140 km/orë.
Korridori 8 konsiderohet si projekti bërthamë i infrastrukturës në vendin tonë, ndërkohë që edhe buxheti i vitit 2025 garanton financimin e projektit.
Kjo, jo vetëm për 6 lotet që janë në tenderim, por edhe për 8 segmentet e tjerë nga Elbasani në Qafë – Thanë ku aktualisht është duke u punuar.
Në territorin shqiptar korridori 8 ka një gjatësi prej rreth 154 km.
Sondazh

Fuqizohet auditimi financiar i shoqërive tregtare - Fino: Sfidë, rritja e numrit të profesionistëve të rinj
Për të përmirësuar raportimin financiar të shoqërive tregtare në përputhje me standardet dhe praktikat e mira ndërkombëtare, Ministria e Financave po vijon......

Robot nënujor për mirëmbajtjen e eolikëve në det - Projekti britanik 1,7 mln USD, mundësohet nga inteligjenca artificiale
Një robot autonom nënujor, i mundësuar nga inteligjenca artificiale, projektuar për t'u përshtatur dhe reaguar ndaj detit të trazuar në kohë reale, po......

Transaksionet me sistemin AIPS arrijnë shifër rekord - Vlera e pagesave të kryera u rrit me 13%, ndërsa numri me 10%
Muaji i kaluar regjistroi shifër rekord përsa i përket numrit të transaksioneve me AIPS. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, përsa i përket muajit tetor......

KE, 790 mln euro për Rumaninë - Fondet do të mbulojnë kostot e mbylljes së minierave të qymyrit
Komisioni Evropian (KE) miratoi, sipas rregullave të BE-së për ndihmën shtetërore, 790 milionë euro për të mbuluar kostot e jashtëzakonshme që rrjedhin nga......

“Kushtet e financimit, të favorshme për rritje qëndrueshme” - Guvernatori Sejko, në takimin e Kërkimeve Ekonomike për Evropën Juglindore
Studiues dhe akademikë, nga rajoni dhe më gjerë janë mbledhur në Tiranë për të diskutuar mbi sfidat ekonomike dhe financiare që prekin ekonomitë tona. Gjatë......

Gripi i Shpendëve/ MBZHR: Monitorim dhe kontroll i shpejtë i rastit në Mëzez. Nuk ka shfaqje të reja!
Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka bërë me dije sot se prej datës 30.10.2024, nuk ka pasur shfaqje të reja të Gripit të Shpendëve dhe se menjëherë......

Duhani shqiptar drejt Bosnjes - Në 10 muaj janë eksportuar rreth 140 ton
Duhani i prodhuar në Shqipëri po eksportohet kryesisht në Bosnjë dhe Hercegovinë. Sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave, përgjatë 10 muajve të parë......

Si ndryshuan destinacionet e produkteve shqiptare? Mbretëria e Bashkuar del nga “top 10”. Gjashtë partnerët e parë, të njëjtë si vjet
Eksportet shqiptare, të ndikuara nga rënia e monedhës europiane, e kanë filluar ritmin rënës që nga muaji Mars i viti të kaluar, duke u thelluar periudhë pas......