Shqipëria Postuar më 26 Nëntor 2024, 10:26

Autostrada Elbasan – Lekaj, shpallen fituesit për ndërtimin - Ofertat për 3 lote arrijnë 6 mld lekë, 1.5 mld lekë më pak se fondi limit

Nga Ola Mitre

Autostrada Elbasan – Lekaj, shpallen fituesit për ndërtimin -

Teksa aksi rrugor nga Elbasani në Lekaj do të kthehet në autostradë, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka shpallur kompanitë që do të kryejnë punimet në 3 lote të këtij segmenti.

Tenderët u hapën pak muaj më parë për 6 lote të rrugës, teksa 3 prej tyre duket se janë ende në proces.

Referuar ofertave fituese, në total tre lotet do të kushtojnë rreth 6 mld lekë, pa TVSH apo 1.5 mld lekë më pak se fondi limit i vënë në dispozicion.

Kjo rrugë është pjesë e korridorit 8 dhe sipas dokumenteve të tenderit projekti fillon në afërsi të ish- Kombinatit Metalurgjik në Elbasan, ku do të bëhet lidhja me bypassin e Elbasanit, që është në projektim e deri në Lekaj, ku bashkohet me autostradën ekzistuese të korridorit blu.

Gjatësia e rrugës është 40.7km dhe kalon në rajonet Elbasan (Bradashesh, Shirgjan, Gjegjan, Cërrik, Papër), Peqin (Pajovë, Shez, Gjocaj, Peqin, Karine) dhe Kavajë (Sinaballaj, Rrogozhinë).

Nisur nga kategoria e rrugës shpejtësia e lejuar pas përfundimit të punimeve do të jetë në intervalin 90 km/orë deri në 140 km/orë.

Korridori 8 konsiderohet si projekti bërthamë i infrastrukturës në vendin tonë, teksa në total për realizimin e kësaj vepre rrugore janë rreth 350 mln euro fonde publike për 14 segmente.

Ecuria për përfundimin e secilit prej tyre është e ndryshme, teksa më të avancuar janë segmentet nga Elbasani në Qafë Thanë.

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat