Autostrada Elbasan-Lekaj, gati nisja e punimeve - Nënshkruhen 6 kontratat me vlerë148 mln euro, punimet do zgjatin 24 muaj
Ndërtimi i autostradës Elbasan – Lekaj do të kushtojë 148 mln euro, me TVSH. Autoriteti Rrugor Shqiptar ka nënshkruar kontratat me kompanitë që u shpallen fituese e që do të zbatojnë punimet në 6 lotet e këtij aksi. Me nënshkrimin e kontratave i hapet rruga nisjes së punimeve që sipas dokumenteve të tenderit do të zgjasin 24 muaj apo thënë ndryshe në përmbyllen në dhjetor 2026.
Ky aks rrugor ka një gjatësi prej 40.7 km dhe kalon në rajonet Elbasan (Bradashesh, Shirgjan, Gjegjan, Cërrik, Papër), Peqin (Pajovë, Shez, Gjocaj, Peqin, Karine) dhe Kavajë (Sinaballaj, Rrogozhinë). Ai nis në afërsi të ish- Kombinatit Metalurgjik në Elbasan dhe përfundon në Lekaj, në afërsi të Rrogozhinës.
Elbasan - Lekaj është një segmentet e Korridorit 8, çka nënkupton se pas përfundimit të punimeve do të jetë autostradë, ndërsa referuar dokumenteve të tenderit shpejtësia e lejuar do të jetë në intervalin 90 - 140 km/orë.
Korridori 8 konsiderohet si projekti bërthamë i infrastrukturës në vendin tonë, ndërsa aktualisht është duke u punuar edhe në 8 lote të tjera, nga Elbasani në drejtim të Qafë Thanës. Kjo është vepra publike, që do të marrë dhe pjesën më të madhe të fondeve buxhetore rrugore për vitin 2025, me rreth 8.8 mld lekë të planifikuara.
Sondazh
Sa këmbehen sot valutat e huaja?
Dollari amerikan blihet sot me 94.7 lekë dhe shitet me 95.9 lekë sipas kursit të këmbimit lokal duke fituar pikë nga dita e djeshme. Monedha europiane......
Infrastruktura, vijojnë punimet në rrugën Shirokë-Zogaj - Kryeministri Rama: Investim me rëndësi për zhvillimin e turizmit
Rruga Shirokë- Zogaj është një nga projektet më të rëndësishme për zhvillimin rajonal, që po realizohet në Shkodër. Kryeministri Rama ka ndarë pamje të......
Dhjetori konfirmon inflacionin e vitit 2024/ Çmimet u rritën me 2.2%, por sinjalet më pak pozitive vijnë nga ushqimet
Gjatë muajit të fundit të vitit të kaluar, inflacioni ka vijuar tendencat rritëse, duke u ngjitur në 2.1%, nga 2% në nëntor dhe 1.9% në muajin tetor të po të......
Huatë me probleme vlerësohen në 36.4 mld lekë/ Norma e kredive të këqija zbriti në 4.48% në nëntor
Norma e kredive me probleme ka shënuar një rënie gjatë muajit Nëntor 2024, duke arritur në 4.48%, nga 4.60% që ishte regjistruar në muajin Tetor. Nga ana......
Vetëm 12,8 % e atyre që u hiqet patenta e rifitojnë atë - Procedura, riregjistrim nga e para në autoshkollë
Në kuadër të nismës për rritjen e sigurisë rrugore dhe rikthimin e përgjegjshmërisë te drejtuesit e mjeteve, janë rinisur sesionet ritestuese për qytetarët......
Shiten me 1 euro tokat pa tapi/ Çfarë përmban “paketa e maleve”? - Kush investon përjashtohet nga 4 taksa kryesore për 10 vjet!
Qeveria ka lançuar “Paketën e Maleve” e cila synon të tërheqë investime për zhvillimin e qëndrueshëm të ekonomisë në ato zona malore me përparësi të veçantë......
IA “kërcënon” 200,000 vende pune në banka - Teknologjia e re do të rrisë produktivitetin dhe të ardhurat
Sipas studimit të fundit, bankat globale mund të shkurtojnë deri në 200,000 vende pune në pesë vitet e ardhshme për shkak të inteligjencës artificiale.......
Sa do të zgjerohet ekonomia e vendit në vitin 2025? Kombet e Bashkuara: Rritja ekonomike pritet në 3.6%, inflacioni i qëndrueshëm
Raporti i Kombeve të Bashkuara në edicionin e vitit 2025, për situatën ekonomike dhe perspektivat, tregon se rajonin e presin sfida të reja përgjatë viteve......