Shqipëria Postuar më 13 Janar 2026, 11:23

Autostrada Elbasan-Lekaj/ Gati hapja e 4 tenderëve për ndërtimin e 21 km të mbetur

Nga Ola Mitre

Autostrada Elbasan-Lekaj/ Gati hapja e 4 tenderëve për ndërtimin

Autoriteti Rrugor Shqiptar planifikon hapjen e tenderëve për ndërtimin e segmentit nga Pajova e Peqinit, në Rrogozhinë, pjesë e korridorit 8. TV SCAN ka mësuar se janë bërë gati 4 procedura prokurimi, që do të përmbyllin segmentin nga ish-Metalurgjiku në Elbasan, në drejtim të qytetit të Rrogozhinës. Sipas ARRSH-së, projekti është përfunduar dhe miratuar nga ky dikaster dhe thjesht pritet hapja e procedurave për të vazhduar.  

Aksi rrugor Elbasan– Lekaj përshkon ultësirën e luginës së Lumit të Shkumbinit nga qyteti i Elbasanit deri në afërsi të grykëderdhjes së tij. Ai kalon në rajonet Elbasan (Bradashesh, Shirgjan, Gjegjan, Cërrik, Papër), Peqin (Pajovë, Shez, Gjocaj, Peqin, Karinë) dhe Kavajë (Sinaballaj, Rrogozhinë). Aktualisht, në këtë segment punohet në 6 lote, që mbulojnë rreth 20 km, nga 40.7 km që është në total. Kjo nënkupton se 4 kontratat e reja do të mbulojnë ndërtimin e gati 21 km të mbetur. 

Ky aks rrugor, në gjendjen ekzistuese kalon në rrëzë të kodrave të anës veriore të lumit deri në dalje të qytetit të Peqinit dhe vazhdon më tej në pjesën fushore në drejtim të qytetit të Rrogozhinës, ku bëhet edhe lidhja me korridorin Veri – Jug në vendin e quajtur Bishti i Zhurit.

Ndërkaq, referuar afatit të kontratave të nënshkruara 20 kilometrat e parë pritet të përfundojnë në dhjetor të këtij viti. Autoritetet e kanë konsideruar këtë afat të arritshëm, pasi ecuria e punimeve është sipas grafikut, teksa nuk janë hasur probleme me shpronësimet.

 

Shqipëria 13 Janar Edel Strazimiri

Sa këmbehen sot valutat kryesore?

Dollari amerikan e ka nisur këtë të martë në rritje duke fituar pikë nga një ditë më parë teksa është blerë këtë mëngjes me 82.3 lekë dhe është shitur me......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat