Autostrada Elbasan-Lekaj, 20 km e para gati pas 1 viti - Rama: Programi i infrastrukturës, edhe në kuadër të fondit të investimeve të BP
Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, kanë inspektuar punimet për ndërtimin e autostradës Elbasan – Lekaj, pjesë e Korridorit 8. Sipas Ballukut në pranverën e vitit 2026, 20 km e para të këtij segmenti do të jenë të dorëzuara.
“Jemi në korridorin e 8, në një nga kantieret e fazës së tretë. Ky është një nga korridoret më të rëndësishme të infrastrukturës rrugore do të jetë dhe hekurudhore në te ardhmen. Do të jetë e ndarë në tre faza. Kemi fazën nga Elbasani deri në daljen e re kufitare pra në urën e Bushtricës. Kemi Bypassin e Elbasanit që është faza e dytë dhe kjo është faza e tretë nga Elbasani në drejtim të Rrogozhinës. Ne punojmë rreth 20 km e parë, duke qenë se kemi filluar nga Elbasani deri në kthesën e Cërrikut dhe më pas nga Cërriku Papër dhe Urën e Grykshit”, - tha Balluku.
Rama foli për programin e infrastrukturës, që sipas tij po realizohet edhe në kuadër të fondit të investimeve të Ballkanit Perëndimor.
“Sot mbështetja financiare e programeve të BE për Shqipërinë mbetet 90% kredi, natyrisht kredi e butë nga bankat europiane të zhvillimit, por kredi. Edhe hekurudhat që janë një pako e re që është hapur tanimë janë po ashtu në këtë kuadër”, - tha Rama.
Segmenti Elbasan -Lekaj ka një gjatësi prej 40.7 km. Si pjesë e Korridorit 8, ai ka një gjerësi prej 26 metrash me dy korsi kalimi dhe një korsi emergjence, duke përballuar kështu një fluks rreth 40 mijë mjete për 24 ore në kushte normale. Traseja pothuajse është hapur e gjitha dhe trupi i rrugës është realizuar rreth 50 % të totalit.
Sondazh

Partitë “përballin” programet ekonomike - PD: Qëndrueshmëri fiskale. “Mundësia”: Ulje shpenzimesh
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë, në bashkëpunim me revistën Monitor, organizoi një konferencë për të diskutuar programet ekonomike të forcave politike......

“Rritja e çmimit të energjisë dëmton qytetarët” - Gërxhaliu: Bizneset do t’i transmetojnë kostot te produktet dhe shërbimet
Vendimi Zyrës së Rregullatorit për Energji në Kosovë, për të rritur çmimin e energjisë elektrike me 16.1% për të gjitha kategoritë, duke filluar nga 1 maji......

Qytetet më të shtrenjta në botë - Monako kryeson listën e 10 vendeve më luksoze
Çdo vit, Henley & Partners, i njohur edhe si autoriteti përfundimtar për pasuritë e patundshme luksoze, nxjerr listën e saj të artë të qyteteve më të......

“Do të formalizojmë industrinë e turizmit” - Berisha: Shteti do marrë përsipër një pjesë të pagave të punonjësve jashtë sezoneve
Gjatë një bashkëbisedimi me shoqatat e turizmit, kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, tha se ky sektor ka një problem shumë madhor, që është......

Shpërndahen rreth 90 mijë zarfe zgjedhore në diasporë - Celibashi: Po rritet eficienca dhe garancia. Burg 3-5 vite për shit-blerje vote
Procesi i shpërndarjes së fletëve të votimit për emigrantët ka nisur, ndërsa kryekomisioneri Ilirjan Celibashi deklaroi se janë dërguar rreth 90 mijë zarfe,......

Shqipëria, më turistike edhe në dimër/ Rritje me gati 30% e vizitorëve dhe e netëve të qëndrimit në Shkurt
Turizmi në Shqipëri duket se po shënon bilance gjithnjë e më pozitive, duke tërhequr një numër të madh vizitorësh nga vendet e rajonit, Europa dhe më gjerë.......

Sa goditje përjetoi kursi i këmbimit në 2024? - FMN: Madhësia e ndërhyrjeve në tregun valutor, sa 2.6% e PBB
Fondi Monetar Ndërkombëtar i sugjeron Shqipërisë që për të stabilizuar kursin e këmbimit dhe mbajtjen nën kontroll të inflacionit përmes këtij të fundit,......

“Stablecoins, më të rrezikshme se tarifat” - Ministri italian thekson nevojën për krijimin e euros digjitale
Politika e Shteteve të Bashkuara mbi monedhat e qëndrueshme apo “stablecoins” u ofron qytetarëve evropianë një metodë tërheqëse pagese për transaksionet......