Automjeti i parë ushtarak "Made in Albania"/ Rama: Brenda 30 muajve, TIMAK Defence synon të furnizojë ushtrinë shqiptare

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje të automjeteve të para ushtarake "Made in Albania", të prodhuara sipas standardeve të NATO-s, duke e cilësuar këtë një moment historik për industrinë shqiptare të mbrojtjes.
"Dhe me krenarinë e prodhimit të parë MADE IN ALBANIA të automjeteve ushtarake sipas standardeve të NATO-s, ndërkohë që kompania TIMAK DEFENCE, e cila do të plotësojë të gjitha nevojat e ushtrisë shqiptare brenda 30 muajsh, ka lidhur marrëveshje me 30 vende për eksportin e tyre, ju uroj fundjavë të qetë", shkruan Rama në postimin e tij në Facebook.
Një ditë më parë, gjatë ceremonisë së dorëzimit të 40 mjeteve të para taktike për Forcat e Armatosura, kryeministri deklaroi se objektivi është që deri në vitin 2028 ushtria shqiptare të pajiset plotësisht me mjete dhe kapacitete sipas standardeve të NATO-s, duke nisur nga automjetet e lehta e deri te sistemet më të avancuara të mbrojtjes. Sipas tij, në vend kanë nisur të projektohen dhe prodhohen një sërë pajisjesh ushtarake, ndërsa nuk përjashtoi mundësinë që në të ardhmen produkte "Made in Albania" të eksportohen edhe për ushtrinë amerikane.
Rama bëri të ditur gjithashtu se aktualisht TIMAK po prodhon edhe 14 automjete zjarrfikëse të reja, ndërsa paralajmëroi se Shqipëria do të investojë në sisteme inteligjente dronësh dhe në mbrojtje ajrore më të avancuar, në kuadër të modernizimit të kapaciteteve të mbrojtjes.
Kompania TIMAK Defence, e krijuar në vitin 2025 në partneritet me shoqërinë shtetërore KAYO, ka dorëzuar tashmë 40 automjete taktike për ushtrinë shqiptare, ndërsa sipas kryeministrit ka siguruar porosi nga 30 vende, përfshirë edhe vende anëtare të NATO-s.
Greqia luftë me zjarret, përmirësim në Francë e Spanjë/ Evropa 3.3 gradë Celsius mbi mesataren e saj nga viti 1961
Evropa po shkatërrohet nga zjarret këtë verë, pas valëve të njëpasnjëshme rekord të të nxehtit, duke lënë pas sipërfaqe të mëdha bimësie të shkretuara dhe......
Ekonomia e akullores, krahasimi europian/ Sa kohë duhet të punosh për një lugë akullore?
Në 10 vende europiane të marra në një krahasim, çmimi i një luge akullore varion nga rreth 1.15 në 4.10 euro. Çmimet ndryshojnë ndjeshëm në varësi të......
Ndryshime në ligjin për strehimin social, në konsultim publik/ Garanci Sovrane dhe më shumë banesa sociale, çfarë parashikon projektligji?
Qeveria ka nxjerrë për konsultim publik projektligjin për disa ndryshime në ligjin “Për strehimin social”, me synimin për të modernizuar skemat e mbështetjes......
Fond për eficiencën e energjisë/ Financim i dedikuar për rinovimin e banesave të familjeve në varfëri energjetike
Krijimi i një mekanizmi të dedikuar financimi për përmirësimin e eficiencës së energjisë në banesat e familjeve që jetojnë në varfëri energjetike. Masa......
FIFA anulon planin për shitjen e aksioneve/ Vendimi erdhi pas kundërshtimit të federatave anëtare
Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, tha të premten se organi qeverisës i futbollit botëror kishte hequr dorë nga planet për të shitur një pjesë të......
Prodhimi bujqësor, kolateral për marrje kredie/ Si do pajisen fermerët me dëftesa tregtare? Ligji hyn në fuqi më 13 Gusht
Nga 13 Gushti hyn në fuqi ligji që u mundëson fermerëve më shumë akses në financim përmes “dëftesave tregtare në bujqësi” si një formë e “fermës me......
Bashkëpunimi ekonomik, ministrja Ibrahimaj fton sipërmarrjen indoneziane të investojë në Shqipëri
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, gjatë vizitës zyrtare në Republikën e Indonezisë, u prit në një takim nga Ministri i Investimeve dhe......
Karakaçi inspekton investimin në Bogë: Rrjeti po përballet me ngarkesë të lartë nga i nxehti
Ministri i Energjisë dhe Infrastrukturës, Enea Karakaçi, ndodhet në Bogë, ku po inspekton investimin për ndërtimin e linjës 35 kV dhe nënstacionit të ri......

