Shqipëria Postuar më 22 Tetor 2025, 11:12

Austria, bashkëpunim për kushtet e punës në vendin tonë - Vlerësohet ecuria e Shqipërisë në Inteligjencën Artificiale

Nga Diamila Leka

Austria, bashkëpunim për kushtet e punës në vendin tonë

Inspektorati Shtetëror i Punës mirëpriti një delegacion të lartë nga Republika e Austrisë, në kuadër të një vizite 3-ditore për shkëmbim eksperiencash dhe mbështetje teknike në funksion të forcimit të sistemit të inspektimit të punës në Shqipëri dhe procesit të integrimit në BE. Gjatë takimeve u diskutuan tema si zbatimi dhe transpozimi i Direktivave Europiane për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë, përdorimi i teknologjisë në inspketime si dhe masa për luftën kundër ekonomisë informale. Atashehu për çështje sociale në Ambasadën Austriake në Tiranë, shprehu mbështetjen austriake për vendin tonë në kuadër të realizimit të direktivave të BE. Por, ndër të tjera vlerëson vënien në punë dhe përdorimin e Inteligjencës Artificiale në këtë proces.

Harald Breza- Fugger  Atasheh për çështje sociale në Ambasadën Austriake në Shqipëri  

“Ne do të mbështesim palën shqiptare në kuadrin e realizimit të direktivave të BE, në mënyrë që edhe Shqipëria në aspektin e luftës kundër punës në të zezë apo realizimin e ligjislacionit të arrij nivelet që parashikon direktiva europiane. Ne kemi filluar në bashkëpunim, me inspektoriatin e Punës në Shqipëri dhe bashkëpunojnë Inspektoriatet, ministritë e linjës me ministrinë tonë, me inspektoriatin e punës në Austri. Qëllimi ynë është për të ndihmuar Shqipërinë, në përpjekjet e saj drejt integrimit në BE, me përvojën tonë dhe me sugjerimet që vijnë nga Brukseli. Sigurisht që temat e diskutimit tonë janë personeli që do të punojë në inspektoriatet e punës, mënyra e financimit, praktimi dhe shkëmbimi i përvojës midis dy vendeve, por edhe vënia në punë dhe përdorimi i inteligjencës artificiale, të cilën Shqipëria e ka nisur dhe që bëhet interesante dhe për ne në Austri. Një nga temat kryesore të këtij bashkëpunimi dhe në rastin e parë konkret është dhe bashkëpunimi në sektorin e ndërtimit. Vërejmë se në Tiranë por edhe në të gjithë Shqipërinë, ashtu sikurse në Austri, ky sektor ecën shumë përpara është shumë intensive, dhe padyshim dhe për ne përbën një sfidë të cilën duhet ta reralizojmë, pra kontrolli që duhet bërë në sektorin e ndërtimit.  Diskutohet, sesi mund të realizohet nëse vazhdon puna e zezë, nëse të punësuarit janë të regjistruar, dhe nëse janë të mbrojtur, nëse kanë mbrojtje sociale, pra të gjitha këto janë tema që po i diskutojmë. Nëse gjithashtu këta të punësuar a paguajnë taksat.”

Sipas Kryeinspektorit në Inspektoriatin Shtetëror të Punës, ky bashkëpunim, do të jetë frytdhënës ku fokus është shkëmbimi i eksperiencës mesdy vendeve.

Eljo Muçaj, Kryeinspektor në Inspektoriatin Shtetëror të Punës

“Vizita e kolegëve austriakë, është e kordinuar me ministrinë e punës në Austri nëpërmjet ambasadës Austriake në Shqipëri, dhe kjo vjen në kuadër të partneritetit dhe të binjakëzimit që institucionet shqiptare, do të kenë me institucionet e BE në kuadër të integrimit, në përputhje të standardeve për mbylljen e kapitujve. Proces i rëndësishëm, shumë sfidues, por nga i cili ne do të mësojmë shumë, në institucionet shqiptare në vitet e ardhshme do të jenë të mësuar në pikëpamjen e standardeve të BE.”

Vizita vijoj me inspektime në terren, ku inspektorët austriakë iu bashkuan grupeve të inspektorëve shqiptarë për inspektime të përbashkëta në sektorin e ndërtimit.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat