Çatitë në fshat, pa leje ndërtimi - Ndryshojnë procedurat edhe për zhvillimin dhe ndërtimin në tokë shtet
Qeveria ka bërë ndryshime për procedurat e lejeve të zhvillimit dhe ndërtimit për tokat në pronësi të shtetit, si dhe ka shtuar kategori ndërhyrjesh që nuk kanë nevojë të pajisen me leje ndërtimi.
Sipas vendimit, për lejet e zhvillimit që miratohen nga Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit, në rastet e aksesit në tokat në pronësi të shtetit, leja e zhvillimit përmban edhe aksesin në këto prona, pa pasur nevojë për një miratim nga pronari shtet. Përjashtim bëjnë pronat shtet për llojin e resursit “arë”, “ullishtë”, “pyll” dhe “kullotë”, që nënkupton se do të duhet miratimi.
Po ashtu, specifikohet se aksesi në këto prona pa miratim përfshin rastet kur ato nuk janë të zëna me object, nuk janë në administrim të institucioneve shtetërore, si dhe janë të patransferuara te njësitë e vetëqeverisjes vendore. I njëjti parashikim vlen edhe për lejet e ndërtimit të miratuara nga KKTU, që tashmë do të përmbajnë edhe aksesin në këto prona.
Paralelisht, sipas vendimit, ndërtimi i çative të pashfrytëzueshme në zonat rurale tashmë do të konsiderohet ndërhyrje që nuk kërkon pajisjen me leje ndërtimi, ndërkohë që Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit dhe Agjencia e Zhvillimit të Territorit Brenda një muaji do të duhet të miratojë standardet teknike të nevojshme për ndërtimin e tyre
Sondazh

SHBA, Kamala Harris pranon humbjen - Zv/presidentja theksoi angazhimin për një kalim paqësor të pushtetit
Zëvendëspresidentja e SHBA-së Kamala Harris u zotua të vazhdojë të luftojë për idealet që fuqizonin fushatën e saj presidenciale, duke pranuar fitoren e......

“Emetimet globale, në nivele rekord në 2023” - OBM: Temperaturat mund të rriten me 2.8 gradë C deri në fund të shekullit
Përqendrimi i ndotësve që ngrohin planetin që bllokojnë atmosferën ka arritur nivele rekord në vitin 2023, tha Organizata Botërore Meteorologjike......

Negociatat dhe kapitulli 9/ AMF zgjeron bashkëpunimin me rregullatorët europianë - Nënshkruan marrëveshje me Bankën Kombëtare të Hungarisë!
Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) dhe Banka Kombëtare e Hungarisë (MNB) nënshkruan një Memorandum Mirëkuptimi, në kuadër të shkëmbimit të......

Zgjedhjet 2025, qeveria i jep fonde shtesë KQZ - 20 milionë lekë për mbulimin e shpenzimeve përgatitore
Këshilli i Ministrave ka miratuar një shtesë fondi prej 20 milionë e 900 mijë lekësh për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Ky fond shtesë, do të përdoret......

Vetëm 16 mijë subjekte fituan 3.5 miliardë euro - Cili nga sektorët gjeneroi më shumë para’ gjatë vitit 2023?
Fitimi i tatueshëm i realizuar nga kompanitë e mëdha në vend, të cilat janë objekt i ligjit për tatimin mbi fitimin, arrin në një vlerë prej 348.5 miliardë......

Pas vetëdeklarimit, Tatimet “piketojnë” bizneset me risk për pagat - “Mundësi e dytë deri me 20 nëntor. Më pas, objekt kontrolli”
Tatimet po bëhen gati që të nisin fazën e dytë të operacionit kundër informalitetit në deklarimin e pagave. Faza e parë parashikonte ndërgjegjësimin e......

Anija italiane me emigrantë niset për në Shqipëri në testin e dytë të marrëveshjes 5-vjecare!
Një anije e marinës italiane që transportonte emigrantë po udhëtonte të mërkurën për në Shqipëri për të përpunuar kërkesat për azil në bazë të marrëveshjes......

Banka Europiane e Investimeve ndan 900 milionë euro për rajonet e goditura nga përmbytjet në Spanjë!
Banka Europiane e Investimeve (EIB) ka njoftuar një paketë ndihme prej 900 milionë eurosh për të ndihmuar përpjekjet e rindërtimit në pjesë të Spanjës të......