Shqipëria Postuar më 14 Shkurt 2025, 13:29

Askush nga të rinjtë nuk do të bëhet këpucar!- Kush do t’i zëvendësojë profesionet që po zhduken në heshtje?

Nga Diamila Leka

Askush nga të rinjtë nuk do të bëhet këpucar!-  Kush do

“Askush nuk e ka marrë mundimin dhe guximin të më thotë dua ta mësoj këtë profesion.”, shprehet këpucari

Në një kohë kur teknologjia, dhe prodhimi masiv po diktojnë ritmin e jetës, zanate si këpucaria, orëndreqësi e të tjerë po zhduken drejt heshtjes. Nëse ne do të bëjmë një vëzhgim rreth atyre pak këpucarëve që kanë mbetur në Tiranë dhe jo vetëm, do të shohim punonjës apo këpucarë të cilët janë mbi 50 vjeç e lartë.

“Është shumë i domosdoshëm dhe po shkon drejt zhdukjes. Me keqardhje e them nga ana ime se është një profesion që nuk duhet të shkoj drejt zhdukjes. Sepse ti nuk mund të shkosh gjëkundi pa këpucë.”, shton më tej këpucari.

Por a janë fitimrpurës këto profesione, dhe si mund t’i shpëtojmë për t’i pasur aktivë në tregun e punës?

“Këto profesione nuk preferohen për shkak se ato realisht ato nuk kanë një vend pune në të cilin të ushtrojnë profesionet. Profesionet që ju përmendet, pra këpucari orëndreqësi, si dhe të gjitha profesionet që tashmë lidhen me të kaluarat, është më e vështirë në treg që t’i preferojnë dhe t’i tërheqin ato. Sepse kur dalin dhe kur e mbarojnë këtë kurs trajnimi për profesionet e caktuara, ata nuk mund të gjejnë punë. Por në qoftë se skema të tilla mbështeten, ose profesione të tilla mbështeten dhe kanë interes publik, mbështetje nga qeveria me skema financimi si çdo gjë tjetër, atëhere këto profesione të mos zhduken 100%.”- Gertjana Hasalla Eksperte Punësimi

Nëse këto profesione nuk po zëvendësohen nga të rinjtë, me çfarë do t’i zëvendësojmë?

“Kjo nuk vjen vetëm për shkak se të rinjtë nuk duan të përqafojnë këto lloj profesionesh por edhe, veç zhvillimet teknologjike dhe kulturore bëjnë që disa profesione të zhduken. Sot konsumi është rritur dhe ti mund të blesh një orë a një palë këpucë më lirë se dikur t’i mund të blije një palë këpucë t’i mbaje t’i rregulloje për shjumë vite me radhë, ndërkohë sot, ti mund të mos dëshirosh farë të rregullosh këpucët. Mund të blesh një palë të reja.” -Eni Kasmi Eksperte Punësimi

“Për shembull ka fabrika të këpucëve që merren edhe me prodhimin e këpucëve, dhe në qoftë se ka nevojë pastaj për diçka më tepër, pra për rregullim, mund të kthehen prap mbrapsht në fabrikë edhe mund të bëhen. Pra nuk është më sot nevoja e profesionit si këpucar. Ëeshtë e vështirë për ta që të bëhen pjesë e këtij tregu të punës.” -Gertjana Hasalla Eksperte Punësimi

Por, krahasuar me Europën dhe vendet e rajonit, a është i njëjti fenomen?

“Shumë prej profesioneve që kanë egzistuar 50 vite më parë, janë zhdukur tashmëe dhe në Europë, edhe në vendet e rajonit. Vendet e rajonit, pak më pak se janë të ngjashme me Shqipërinë, por ecin në të njëjtin hap”. -Gertjana Hasalla Eksperte Punësimi

 

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat