Ashpërsohen masat ndaj sjelljeve të rrezikshme në rrugë - Nëse kapesh për herë të dytë me alkool të hiqet përgjithmonë patenta

Prej 3 ditësh kanë hyrë në fuqi ndryshimet e reja në Kodin Rrugor, masa që synojnë rritjen e sigurisë rrugore, ndërgjegjësimin e drejtuesve të mjeteve dhe uljen e numrit të aksidenteve rrugore.
Në një prononcim për mediat Drejtori i Policisë Rrugore, Drejtues i Parë Perlat Vatoci, u shpreh se janë ashpërsuar masat ndaj sjelljeve të rrezikshme në rrugë, mosrregullimit të shpejtësisë në rrugë me fushëpamje të kufizuar, përfshirë manovrat agresive.
Heqjen përgjithmonë të lejes së drejtimit kur një drejtues mjeti rezulton me një vlerë alkoolike më të lartë se 0,5 gram për litër (g/l) në gjak dhe është konstatuar e ndëshkuar më parë për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit ose në gjendje të dehur. Kjo masë vjen si nevojë e adresimit të fenomenit shqetësues të aksidenteve rrugore me pasoja, për shkak të drejtimit të mjetit nën ndikimin e alkoolit apo në gjendje të dehur.
Gjithashtu, janë ashpërsuar masat edhe për përdorimin e telefonit.
Sanksionimin e përdorimit të telefonit celular edhe gjatë drejtimit të biçikletave, motomjeteve deri në 50 cc dhe monopatinave me motor. Pezullimin e lejes së drejtimit në rast se një drejtues mjeti është ndëshkuar dy herë brenda të njëjtit vit për përdorim të aparatit celular, nga tre që ishte përpara miratimit të këtij ligji. Përdorimi i telefonit celular gjatë drejtimit të mjetit rezulton një ndër shkaqet kryesore të humbjes së kontrollit mbi mjetin dhe, për pasojë, edhe të aksidenteve rrugore.
Një ndryshim tjetër në Kodin Rrugor është edhe heqja e konvertimit të pezullimit të lejes së drejtimit, të lëshuar nga shteti shqiptar, me pagesën e një shume sa dyfishi i masës administrative maksimale të parashikuar për normën e shkelur.
Karakaçi inspektim pranë Albcontrol: Numër rekord fluturimesh, masa të shtuara për të përballuar fluksin
Viti 2026 po shënon një rekord të ri sa i takon aviacionit civil, duke arritur në shifra të paregjistruara më parë. Sezoni turistik veror është periudha e......
Inflacioni ngjitet në 3.4% në Korrik/ Ushqimet, qiratë dhe transporti shtojnë presionin mbi çmimet
Inflacioni në Shqipëri vijoi të përshpejtohet edhe në korrik, duke u ngjitur më tej mbi nivelin 3% dhe duke shtuar presionin mbi buxhetet e familjeve. Sipas......
Si do të “filtrohen” aplikimet e reja për kredi? - Byrotë e kreditit do të kenë një “CV financiare” me të dhëna të detajuara për çdo huamarrës
Byrotë e kreditit pritet të jenë subjektet më të reja që do t'u vijnë në ndihmë bankave gjatë procesit të kredidhënies. Çdo bankë dhe institucion tjetër......
Nufi takon pilotët e Forcës Ajrore në Bazën Ajrore të Farkës: Mirënjohje e përzemërt për përkushtimin në çdo mision në përballjen me zjarret
Ministri i Mbrojtjes, z. Ermal Nufi zhvilloi një takim me pilotët e Forcës Ajrore në Bazën Ajrore të Farkës, në një moment kur efektivët e Forcave të......
Sa kushton një dietë e shëndetshme në Shqipëri? Kemi kosto më të ulët se shumica e vendeve të Ballkanit
Të dhënat e FAO tregojnë se në vitin 2025 kostoja e një diete të shëndetshme në Shqipëri ishte 5.16 dollarë PPP për person në ditë. Sipas të dhënave të......
AIDA nis fushatën kombëtare për mbështetjen e SME-ve, në 10 bashki të vendit
Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) nis një fushatë kombëtare informuese dhe promovuese për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (SME), në......
Bizneset, detyrim për të deklaruar çdo vend të lirë pune - Drafti/ Shpallet paga për pozicion. Krijohet Pasaporta Digjitale e Punësimit
Bizneset në vend por edhe institucionet publike do të përballen me rregulla të reja dhe me të ashpra të tregut të punës. Draftligji i hedhur për konsultim......
Ndryshimet klimatike dhe ekonomia evropiane - Ekonomistët: Ky është vetëm fillimi. Kostot do të rriten më shpejt se temperaturat
Nxehtësia rekord dhe thatësirat këtë verë - të cilat shkencëtarët thonë se janë përkeqësuar nga ngrohja globale - kanë shkaktuar kaos në prodhimin e......

