Shqipëria Postuar më 4 Gusht 2025, 10:19

Asfaltohet rruga lidhëse mes Urës së Bilçës dhe Drobonikut - Rama: Portë e re e aksit Berat-Ballaban-Përmet-Gjirokastër-Greqi

Nga Alida Lula

Asfaltohet rruga lidhëse mes Urës së Bilçës dhe

Ka hyrë në fazën e asfaltimit rruga e re që lidh Urën e Bilçës me Drobonikun në Berat. Ura lidh fshatrat Bilçë, Malinat dhe Zhitom i Vogël me fshatin Drobonik, duke sjellë impakt në lehtësimin e qarkullimit të mjeteve nëpërmjet aksit Berat- Ballaban- Përmet- Gjirokastër- Greqi. Përfundimi i rrugës pritet të ketë ndikim të drejtpërdrejt edhe në zhvillimin bujqësor dhe turistik të zonës.

Ura është me një gjatësi prej 290 metra dhe gjerësi të superstrukturës 12.4 metra, ku përfshihen trotuare dhe korsi për biçikleta. Ky investim sipas drejtuesve të pushtetit lokal, është konsideruar si porta e madhe e prurjeve turistike drejt Beratit, dhe një ndër investimet më strategjike. Edhe operatorët turistë e konsiderojnë një zgjerim të paketës turistike për vizitorët e shumtë, duke e kthyer Bilçën në një lagje më vete të Beratit pjesë e UNESCO-s, si dhe duke hapur një perspektivë të re zhvillimi për ekoturizmin e këtyre zonave.

Investimi, një nismë e financuar nga BE, përmes Programit të Mbështetjes së Zhvillimit Ekonomik Vendor të Modelit të Drejtuar nga Turizmi, ka dyfishuar vlerën e zonës, duke i nxitur fermerët të investojnë më shumë në prodhimin bujqësor dhe duke krijuar mundësi të reja për biznese dhe artizanatin. Paralelisht, u kryen punime edhe për ndryshimin e shtratit të lumit, projekt që është bërë i mundur falë financimit të Komisionit Evropian nëpërmjet BERZH, në partneritet me Fondin Shqiptar të Zhvillimit.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale pamje nga ky segment rrugor, duke theksuar se nuk është thjesht një rrugë në hartë, por një urë zhvillimi. Sipas tij, kjo rrugë e re dhe një projekt i shumëpritur rrit aksesin për fshatrat përreth, mbështet bujqësinë dhe hap një derë të re për fluksin turistik që vjen nga Jugu drejt Beratit dhe anasjelltas.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat