Shqipëria Postuar më 18 Mars 2025, 15:01

“Aset strategjik i NATO-s falë investimeve” - Kryeministri Rama dhe ministri Vengu, në bazën ajrore të Kuçovës

Nga Ernilda Luzi

“Aset strategjik i NATO-s falë investimeve” - Kryeministri Rama

Kryeministri Edi Rama së bashku me ministrin e Mbrojtjes, Pirro Vëngu zhvilluan një inspektim në bazën ajrore të Kuçovës, që po kthehet në një aset strategjik të NATO-s, falë investimeve në infrastrukturë, modernizim dhe trajnime. Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vëngu theksoi se kjo qendër është në dispozicion për çdo detyrë që i ngarkohet nga agjencitë e tjera ligjzbatuese.

Janë duke zhvilluar edhe qitjet e para që të jenë të mobilizueshëm. Kanë përfunduar punimet në qendrën e stërvitjes. Qendra monitorohet 24 h, janë në dispozicion për çdo detyrë që u ngarkohet. E nevojshme që të kishim një qendër si kjo me laboratore, klasa. Ish- shtëpinë e oficerëve po e rehabilitojmë sërish që të qëndrojnë nëmënyrë sa më komode së bashku me familjarët.

Modernizimi i Forcës Ajrore, përfshirë edhe flotën e dronëve luftarakë, të cilët tashmë shërbejnë edhe për misione civile, mbetet një prioritet kyç për sigurinë kombëtare.

Ndërkohë, Shqipëria ka rritur ndjeshëm investimet në sektorin e mbrojtjes, ku për herë të parë këtë vit janë akorduar fonde që arrijnë nivelin 2,01% të Prodhimit të Brendshëm Bruto dhe 54.8% e buxhetit të Ministrisë së Mbrojtjes për vitin 2025 shkon për modernizimin dhe rritjen e gatishmërisë operacionale.

Investimet janë në disa drejtime; në rinovimin e bazave ushtarake, ndërtimin e bazave të reja, investime në teknologji dhe sidomos investime te forca njerëzore.

 

Live TV

Të fundit
Shqipëria 10 Prill Edel Strazimiri

Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan pas luhatjesh të vazhdueshme që pësoi përgjatë kësaj jave e ka mbyllur këtë periudhë në vlera relativisht konstantë teksa është blerë sot me......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Shqipëria 10 Prill Edel Strazimiri

Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan pas luhatjesh të vazhdueshme që pësoi përgjatë kësaj jave e ka mbyllur këtë periudhë në vlera relativisht konstantë teksa është blerë sot me......