Asambleja e Përgjithshme e Confindustria Albania/ Ministri Hasani: “MEPJ, urë e fortë lidhëse për tërheqjen e investitorëve të huaj dhe mbështetjen e diasporës shqiptare”
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani mori pjesë sot në Asamblenë e Përgjithshme 2025 të “Confindustria Albania”, e cila organizoi aktivitetin me temë "Konkurrueshmëria dhe e Ardhmja: Bizneset, Territori, Komuniteti Konfindustrial".
Në fjalën përmbyllëse, Ministri fillimisht vlerësoi faktin se “Confindustria Albania” që prej fillimit ka qenë një partner kyç në promovimin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Italisë, duke ofruar mbështetje në bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve tona.
“Për ne, ky bashkëpunim është i çmuar, dhe do të vazhdojmë ta mbështesim me shumë entuziazëm. Ky është një angazhim që kërkon bashkëpunim të ngushtë me partnerët tanë, ku Italia ka një rol të jashtëzakonshëm. Pas dy dekadash marrëdhëniesh intensive, Italia është një nga investitorët më të rëndësishëm në Shqipëri dhe një aleat strategjik në procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian”, u shpreh ai.
Hasani cilësoi se aktualisht Shqipëria është në momentin më të mirë historik në rrugëtimin e saj evropian: me objektiv hapjen e të gjithë grup-kapitujve brenda këtij viti, mbylljen e negociatave brenda vitit 2027-të, dhe me një vizion të qartë për t’u bërë pjesë e familjes së vlerave evropiane para 2030-tës.
Ai u shpreh se “Anëtarësimi në BE është një mundësi për t'u pozicionuar më mirë në një mjedis global dhe për të rritur potencialin e saj ekonomik. Kjo nuk është një mundësi që do të vijë vetvetiu. Ne duhet të punojmë ngushtë me sektorin privat për të krijuar një atmosferë investimesh dhe inovacionesh që mund të transformojnë ekonominë tonë. Roli i Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme (MEPJ) është të jetë një urë lidhëse, të promovojë eksporte dhe të tërheqë investitorë strategjikë. Për të arritur sukses në këtë proces, të cilit i jemi angazhuar plotësisht, është e domosdoshme një partneritet i fortë mes qeverisë dhe sektorit privat. Vetëm me bashkëpunimin e ngushtë me partnerët tanë strategjikë mund të maksimizojmë përfitimet e integrimit tonë në Bashkimin Evropian”.
Ai nënvizoi gjithashtu edhe një ndër fokuset kryesore të MEPJ, e cila është mbështetja për iniciativat që lidhin biznesin vendas me diasporën shqiptare.
“Diaspora shqiptare është një pasuri e jashtëzakonshme që ka potencialin të luajë një rol kyç në zhvillimin ekonomik dhe rritjen e lidhjeve ndërkombëtare të Shqipërisë. Ajo është një nga fokuset kryesore të politikave tona. Diaspora shqiptare, veçanërisht ajo e madhe që jeton në Itali, ka një potencial të jashtëzakonshëm për të kontribuar në rritjen e ekonomisë shqiptare. Dhe këtu, ndaj bindjen e palëkundur se ajo është aset i paçmuar që duhet të shfrytëzohet në mënyrë strategjike.”, u shpreh Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani.
Sondazh

Zbulohet rezerva më e madhe e hidrogjenit në botë - Depozita me vlerë 92 mld USD, Franca në krye të tregut energjetik
Rezerva më e madhe në botë e hidrogjenit është zbuluar në Francë. Ky zbulim mund të transformojë tregun global të energjisë dhe t’i japë një hov Parisit në......

“Revolucioni fiskal, TVSH-ja do ulet në 15%” - Berisha, me biznesin: Taksë e sheshtë dhe ulje e sigurimeve shoqërore
Ulje e TVSH-së në 15% dhe rikthimi i taksës së sheshtë 10%”. Këto janë dy nga pikat e programit të Partisë Demokratike, që sipas kryetarit Sali Berisha do i......

Raporti: Stoku aktual i ndërtesave më i ulët se kërkesa - Rritja e shpejtë e turizmit ka shtuar nevojën për njësi akomodimi
Në Shqipëri, sektori i ndërtimit ka pësuar një rritje të shpejtë, duke dhënë kontribut të konsiderueshëm edhe në zhvillimin ekonomik të vendit. Por, me......

Suedia, plani i mbrojtjes: 30 miliardë dollarë në 10 vjet - Aktualisht shpenzimet e mbrojtjes janë 2.4 për qind të GDP
Suedia po planifikon një rritje në shpenzimet e mbrojtjes në 3.5 për qind të GDPsë së saj, në përputhje me atë që kryeministri i vendit pret të jetë një......

Ekonomia e vendit u rrit me 3.96% në vitin 2024/ Turizmi mbajti peshën kryesore të “udhëheqjes” drejt shifrës
Me të dhënat e tremujorit të fundit, INSTAT jep një vlerësim paraprak të PBB-së për vitin 2024, i cili mbështetur në shifrat tremujore, duket se ka shënuar......

Rama: Tani është koha për të investuar në Shqipëri - Nënshkruhen 5 memorandume mirëkuptimi në "Match Maker Albania"
Është zhvilluar eventi kryesor i vitit për biznesin,"Match Maker Albania", i cili bëri bashkë mbi 800 investitorë shqiptarë dhe ndërkombëtarë nga më shumë se......

Shqiptarët po largohen edhe me letra! - Rreth 900 shqiptarë hoqën dorë nga pasaporta përgjatë vitit 2024
Jo vetëm që po emigrojnë, por gjithnjë e më shumë qytetarë po heqin dorë edhe nga pasaporta shqiptare. Sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme, gjatë......

BE afër fazës përfundimtare të “euros digjitale” - Kanë lindur shqetësime për heqjen e parasë fizike
Bashkimi Evropian po i afrohet fazës përfundimtare të zhvillimit të “euros digjitale”, një hap i konsideruar si hapi i parë drejt zëvendësimit të plotë të......