Arsimi profesional, rritje e aftësive dhe punësimi - Cilat janë prioritetet e Strategjisë Kombëtare për formimin profesional?
Në përputhje me Strategjinë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive për periudhën 2023-2030, dokumenti kryesor i politikës në fushën e punësimit dhe zhvillimin e aftësive në vend, me objektiv kryesor në fushën e arsimit dhe formimit profesional (AFP), ka si qëllim rritjen e nivelit të aftësive të grave dhe burrave në moshë pune, thuhet në relacionin e pr.buxhetit për 2025.
Në objektivat strategjikë për periudhën 2023-2030, sipas projektbuxhetit për vitin e ardhshëm, thuhet se Shqipëria synon të zhvillojë ofertën e arsimit dhe formimit profesional (AFP), për ta bërë më relevante dhe fleksibël.
Objektivat kryesorë të kësaj strategjie përfshijnë modernizimin e ofertës së arsimit profesional; forcimin e mekanizmave të garantimit, zhvillimit të cilësisë e transformimi digjital dhe i gjelbër i sistemit të AFP-së. Ndërkohë synohet dhe rritjen e angazhimit të sektorit privat në zhvillimin dhe ofrimin e mundësive.
Një tjetër prioritet mbetet nxitja e mundësive për të mësuar gjatë gjithë jetës, duke krijuar mundësi për individët që të përmirësojnë aftësitë e tyre dhe të adaptohen me ndryshimet e shpejta të teknologjisë dhe kërkesave të tregut.
Aktualisht arsimi profesional ofrohet në 29 shkolla publike të arsimit profesional, kjo ka ardhur si rezultat i implementimit të planit të optimizimit në qarqet Durrës, Elbasan dhe Korçë.
Arsimi profesional përbën reth 17.9% të arsimit parauniversitar të mesëm te lartë. Numri i nxënësve që ndjekin arsimin profesional publik për vitin 2023-2024 është 14 944 nxënës, nga të cilët 2 433 janë vajza.
Trendi i regjistrimeve në arsimin profesional vijon në rritje për nxënësit që ndjekin arsimin profesional në krahasim me nxënësit që ndjekin arsimin e mesëm të lartë (nga 13-14% që ishte në vitin 2013 në vitin 2024 përllogaritet në 17.9 %.)
Prioritet mbetet përditësimi i Katalogut Kombëtar të Kualifikimeve Profesionale, në përputhje me kërkesat për aftësitë dhe profesionet e të ardhmes, thuhet në projektbuxhetin për vitin e ardhshëm.
Sondazh

A mund t'i rikthejë Paketa e Maleve emigrantët shqiptare të viteve '90? - Tashmë në prag pensioni mund të investojnë në Shqipëri
Stand up- Qeveria shqiptare ka njoftuar miratimin e një politike të re, që në thelb synon të nxisë emigrantët që të investojnë në trojet e të parëve të tyre.......

Sa investuan shqiptarët në tituj qeveritarë? - 61% e vëllimit të tregut sekondar dominohet nga obligacione
Gati 61% e vëllimit të tregut sekondar të titujve të Qeverisë të realizuara jashtë Burse në nëntëmujorin e parë të vitit, dominohet nga transaksionet në......

Mbyllet për qarkullimin tuneli i Llogarasë - ARRSH: Do të përfundojnë të gjitha punimet e nevojshme
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë me dije se duke filluar nga dita e sotme 5 nëntor Tuneli i Llogarasë do të mbyllet, me qëllim përfundimin e të gjitha......

Çfarë ka ndodhur sot në tregun valutor?
Dollari amerikan është forcuar këtë mëngjes duke u blerë sot me 89.8 lekë dhe duke u shitur me 90.8 lekë sipas kursit të këmbimit lokal në raport me ditën e......

Si do të ndikonte fitorja e Trump në PBB-në zvicerane? - Rritja e tarifave do të reduktonte prodhimin ekonomik të Zvicrës deri në 1%
Prodhimi ekonomik zviceran mund të reduktohet deri në 1% nëse presidenca e ardhshme e Donald Trump-it do të nxiste një luftë tregtare duke vendosur tarifa më......

A mund të arrijë euro barazinë me dollarin në një presidencë të Trump?
Ekonomistët pajtohen gjerësisht se një fitore e Trump në zgjedhjet në SHBA ka të ngjarë të dobësojë euron kundrejt dollarit. Monedha e vetme tashmë ka rënë......

Prezantohet Strategjia Ndërsektoriale Kundër Korrupsionit/ Përcaktohen sektorët e riskut, Pirdeni: Synohet parandalimi dhe ndërgjegjësimi
Është prezantuar këtë të hënë Strategjia Ndërsektoriale Kundër Korrupsionit 2024-2030. Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin,......

Emiratet e Bashkuara Arabe zotohen të rrisin prodhimin e naftës pavarësisht rënies së çmimeve!
Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) kanë hapur samitin e tyre vjetor të naftës dhe gazit me një zotim për të rritur prodhimin e energjisë edhe pse çmimet......