Shqipëria Postuar më 19 Maj 2025, 10:24

Arsimi profesional në rritje për nxënësit dhe mësimdhënësit - Cilat janë rezultatet e 12 mujorit të fundit?

Nga Diamila Leka

Arsimi profesional në rritje për nxënësit dhe

Në një përpjekje për të forcuar dhe modernizuar arsimin profesional në vend, programi kombëtar “Arsimi i mesëm profesional” ka shënuar një vit të suksesshëm për 2024-ën. Me një buxhet të rritur në 3.66 miliardë lekë, nga 3.53 miliardë të parashikuara fillimisht, investimet në këtë sektor kanë sjellë rezultate të pritshme në të gjithë vendin. Sipas të dhënave zyrtare, në 12-mujorin e fundit janë realizuar 93% e buxhetit të miratuar dhe 89% e planit të ndryshuar.

Rreth 14,944 nxënës kanë ndjekur shkollat e arsimit profesional në 29 shkolla publike, duke tejkaluar parashikimin prej 14,700 nxënësish. Ndërkohë, janë dhënë bursa për 4,515 nxënës, shumica prej të cilëve vijnë nga grupe në nevojë, vajza që zgjedhin arsimin profesional, nxënës me nevoja të veçanta, si dhe komunitetet rom dhe egjiptian.

Në mbështetje të përfshirjes, 3,270 nxënës nga grupet në nevojë kanë përfituar tekste falas, duke tejkaluar ndjeshëm planifikimin fillestar. Në aspektin e përmbajtjes mësimore dhe standardizimit, janë hartuar 81 skeletkurrikula dhe materiale mësimore, si dhe 48 standarde profesionesh dhe kualifikimesh, që synojnë të rrisin cilësinë dhe të përputhin më mirë arsimin me nevojat e tregut të punës.

Për herë të parë, janë trajnuar dhe atestuar 188 mësimdhënës, ndërsa në një trajnim 30-ditor për “Bazat e Didaktikës në AFP”, 38 nga 46 mësimdhënës pjesëmarrës janë certifikuar me sukses.

Po ashtu, janë mbështetur 40 ofrues të arsimit profesional për të garantuar cilësinë dhe për të përfunduar me sukses procesin e vetëvlerësimit kombëtar, me ndihmën e Agjencisë Kombëtare të AFP-së. Forcimi i lidhjeve me biznesin dhe praktika në vendin e punës mbetet një nga shtyllat kryesore të këtij programi, me synimin për t’i afruar të rinjtë më shumë me tregun real të punës.



Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat