Arsimi i Lartë, 1 mld lekë të arkëtuara në 2024 - Instat: Numri i regjistrimeve ka rënë me 14% në 4 vite
Edhe pse me një rënie të numrit të studentëve në auditoret e universiteteve të Shqipërisë, të dhënat nga Ministria e Financave tregojnë se gjatë vitit të kaluar janë arkëtuar pak më shumë se 1 miliard lekë nga universitetet publike dhe private.
Kjo shifër përmbushi planin e hartuar nga Ministria e Finanacave për të arritur të ardhura nga arsimi i lartë, që kishte si objektiv mbledhjen e 1 miliardë lekëve nga këto institucione për vitin 2024.
Pavarësisht kësaj, të dhënat nga Instituti i Statistikave tregojnë se numri i studentëve të regjistruar në arsimin e lartë ka pësuar një rënie prej 14% gjatë periudhës 2020-2023. Gjatë vitit 2023, regjistrimet arritën në rreth 84 mijë, një ulje e lartë krahasuar me vitet e pandemisë, kur numri i studentëve ishte më i lartë.
Vetëm gjatë vitit akademik 2023-2024, mbi 11 mijë maturantë aplikuan për të studiuar jashtë vendit, një shifër që tregon për preferencat gjithnjë në rritje për arsimin ndërkombëtar.
Kjo ndodhi në një periudhë kur qeveria përpiqet të mbajë studentët në Shqipëri përmes ofrimit të bursave dhe mundësive të tjera, duke promovuar disa programe studimi që janë shpallur si “përparësi kombëtare.” Ndërkohë, universitetet jashtë vendit vazhdojnë të ofrojnë mundësi më të mëdha.
Sondazh

38 mln euro për blerjen e energjisë - Në periudhën janar-mars KESH zhvillon 10 tenderë
Realizohen 3 procedura tenderuese, fatura përllogaritet në rreth 11 mln euro Rreth 38 mln euro u shpenzuan në 3 muajt e parë të vitit për blerejn e......

Rritet numri i ankesave për tenderat pranë KPP - Sa para’ do të depozitohen në buxhetin e shtetit?
Në rritje janë paraqitur ankesat e Operatorëve Ekonomikë, ndaj procedurave tenderuese në Komisionin e Prokurimeve Publike. Sipas Buletinit të muajit shkurt,......

E shtuna e “zezë” ndërron “vendin” me të martën/ Ja në cilat ditë jave janë shënuar më shumë aksidente rrugore për 5-vjeçarin e fundit
Numri i aksidenteve rrugore në Shqipëri gjatë shkurtit 2025 ka shënuar një rënie të ndjeshme, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Sipas të......

Francë, Le Pen shpallet fajtore për korrupsion - Kreu i ekstremit të djathtë dënohet për shpërdorim të fondeve të BE-së
Një gjykatë franceze e shpalli fajtore lideren e ekstremit të djathtë Marine Le Pen për shpërdorim të fondeve të BE-së. Dënimi që pritet së shpejti mund ta......

Gjermania po humb mbi 10,000 punëtorë në muaj - Industria planifikon shkurtimin e vendeve të punës me 44%
Papunësia në Gjermani po rritet, dhe veçanërisht në industri, shumë kompani po planifikojnë të shkurtojnë vendet e punës. Punë të reja krijohen kryesisht në......

Internet “pa limit” në vitin 2024 - AKEP: Shqiptarët konsumuan më shumë GB, por më pak minuta dhe SMS
Gjatë vitit 2024, shqiptarët kanë konsumuar më shumë internet, por më pak minuta dhe mesazhe SMS. Interneti po përdoret gjithnjë e më tepër për të......

Zgjidhet kompania postare për votën e diasporës - KQZ: Nga 5 prilli do të nisë paketimi i 245 808 zarfeve në 85 shtete
Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve, ka gati kompaninë e cila do të transportojë votën për emigrantët shqiptarë. Nga 5 kompanitë ndërkombëtare, që ofrojnë......

Kredi me 0 % interes për blerje banese/ Gonxhja: 1,000 aplikime deri tani, afati i fundit është 10 prilli
Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhja njoftoi sot se janë kryer mbi 1 mijë aplikime deri tani, që nga hapja e thirrjes më 11 mars......