ARRSH: Ura auto-hekurudhore e Milotit, rrezik serioz për sigurinë. Ndërtimi i urës së re, pjesë e programit "100 Ura"
Autoriteti Rrugor Shqiptar, në bashkëpunim me Universitetin Politeknik të Tiranës, ka marrë vendimin për mbylljen e plotë të urës auto-hekurudhore të Milotit, pas një inspektimi të detajuar teknik që evidentoi probleme serioze në qëndrueshmëri dhe siguri.
Ndërtimi i urës së re është pjesë e programit "100 ura".
"Ura auto-hekurudhore e Milotit, me një gjatësi prej 788 metrash, paraqet një rrezik serioz për qëndrueshmërinë dhe sigurinë e kalimit, si pasojë e:
• dëmtimeve të konsiderueshme në themelet mbështetëse,
• erozionit të theksuar në bazament, për shkak të shfrytëzimit të pakontrolluar të zhavorrit të lumit,
• dhe gërryerjeve në të gjithë shtratin lumor.
Bazuar në ekspertizën teknike dhe duke marrë parasysh trafikun e rënduar, veçanërisht gjatë sezonit veror, është marrë vendimi për mbylljen e plotë të urës dhe ndërprerjen e qarkullimit, deri në përfundim të projekt ndërhyrjes emergjente që po hartohet nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, në bashkëpunim me Universitetin Politeknik të Tiranës. Kjo ndërhyrje do të zbatohet menjëherë në ditët në vijim.
Ndërkohë, ndërtimi i urës krejtësisht të re është parashikuar nga ARRSH si pjesë e programit “100 Ura”, i cili realizohet me mbështetjen e Bankës Botërore.
Gjatë periudhës së ndërhyrjes, rekomandojmë përdorimin e këtyre rrugëve alternative:
• Rruga kryesore Lezhë – Milot
• Rruga e Kombit
Të nderuar qytetarë dhe përdorues të rrugës, kjo ndërhyrje është thelbësore për të garantuar sigurinë e të gjithë komunitetit. Ndërgjegjësohemi për vështirësitë dhe shqetësimet që mund të shkaktojë mbyllja e përkohshme e urës, por kjo masë është e domosdoshme për të shmangur rreziqe më të mëdha dhe për të siguruar një infrastrukturë të qëndrueshme dhe të sigurt në të ardhmen", shkruan ARRSH

NATO njeh Vlefshmërinë Ajrore të Shqipërisë/ Pranë sigurisë Euro-Atlantike, Aviacioni Civil hyn në elitën e ajrit
Autoriteti i Aviacionit Civil i Shqipërisë, është njohur nga NATO, për Vlefshmërinë Ajrore, duke përmbushur plotësisht standardet e përcaktuara nga Aleanca e......

Kodi i Ri Penal/ I mitur je deri në 21 vjeç! Mbrojtje të posaçme ndaj tyre. Hiqen disa vepra penale. Cilat janë risitë e tjera të draftit?
Për herë të parë, pas 30 vitesh, Shqipëria do të ketë një Kod të Ri Penal. Por cilat do të jenë risitë e tij? Një vëmendje e madhe i është kushtuar të......

Godinë e re për Bashkinë Kamëz/ Hapet tenderi me fond limit 533,8 milionë lekë
Bashkia e Kamzës do të ndërtohet e re duke patur edhe një parkim nëntokësor. Gjithashtu, do të rehabilitohet edhe sheshi përreth. Procedura me fond limit të......

Sa rrezikon Shqipëria nga tërmetet? BB: Deri në 2050 ulet PBB për frymë me mbi 15%
Nga të gjitha fatkeqësitë natyrore dhe goditjet e mundshme, tërmetet parashikohet të kenë ndikimin më të madh negativ në ekonominë shqiptare. Referuar......

Londra dhe Bergamo, më të preferuarat për shqiptarët/ TIA: Në muajin qershor udhëtuan 1.14 milionë pasagjerë
Në muajin qershor të këtij viti, mbi 1.14 milionë pasagjerë udhëtuan nga dhe drejt Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës, duke shënuar një rritje prej 8%......

“Lirim para kohe me kusht për të dënuarit përjetë”/ Diskutohet drafti i Kodit të Ri Penal. Manja: Nevojë e një shteti që evoluon
Është zhvilluar diskutimi i parë publik për draftin e Kodit të Ri Penal të Shqipërisë. Ky Kod përfaqëson një riformulim dhe riformatim konceptual në......

Rreth 4.7 milionë të huaj vizituan Shqipërinë në 6 muaj/ Në rritje vjetore me 4,8%. Më shumë europianë dhe vizita biznesi
Gjatë muajit qeshor, në territorin e Shqipërisë kanë hyrë gjithsej rreth 2.062.775 shtetas, përfshirë si qytetarë shqiptarë, ashtu edhe të huaj. Këto të......

Tërmetet, si bëhet dëmshpërblimi kur ke dy sigurime? Drafti/ Mbulohen ato me fuqi mbi 5 ballë. Me shitjen e pronës transferohet polica
Individët që kanë bërë sigurim vullnetar të banesave të tyre, nuk do t’i “shpëtojnë” sigurimit të detyrueshëm të pronave nga tërmetet. Në këtë kategori......