Shqipëria Postuar më 10 Gusht 2026, 14:57

ARRSH sqaron hyrje-daljen në Papër: Nyja do të ndërtohet në një fazë të mëtejshme

Nga SCAN TV

ARRSH sqaron hyrje-daljen në Papër: Nyja do të ndërtohet
Autostrada Elbasan–Rrogozhinë parashikon lidhjen e Papërit, Cërrikut dhe zonave përreth me aksin e ri

Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) ka reaguar lidhur me informacionet e publikuara së fundmi për mungesën e një hyrje-daljeje në zonën e Papërit, përgjatë autostradës së re Elbasan–Rrogozhinë.

ARRSH sqaron se projekti i kësaj vepre infrastrukturore parashikon ndërtimin e një nyjeje në Papër, e cila do të mundësojë lidhjen e zonës së Papërit, Cërrikut dhe territoreve përreth me autostradën.

Sipas Autoritetit Rrugor Shqiptar, ndërtimi i kësaj nyjeje nuk është përfshirë në kontratat që janë aktualisht në proces zbatimi. Nyja është planifikuar të realizohet në një fazë të mëtejshme, në përputhje me planifikimin dhe vijimësinë e projektit.

ARRSH thekson se mbetet i angazhuar për informimin e vazhdueshëm dhe transparent të publikut mbi ecurinë e projekteve infrastrukturore, duke vlerësuar rëndësinë e informimit të saktë dhe të verifikuar për çështjet me interes publik.

Autoriteti Rrugor Shqiptar bën me dije se për çdo informacion të mëtejshëm lidhur me projektin dhe ecurinë e punimeve, qytetarët mund t’i drejtohen institucionit.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat