Shqipëria Postuar më 21 Shkurt 2026, 13:37

ARRSH ndalon qarkullimin e mjeteve drejt juglindjes - Shkak, dëmtimi i rrugës Librazhd-Pogradec. Ja rruga alternative

Nga Lidion Kulla

ARRSH ndalon qarkullimin e mjeteve drejt juglindjes - Shkak, dëmtimi i

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka vendosur të bllokojë qarkullimin e të gjitha automjeteve, përfshirë vetura, autobusë dhe kamionë, në rrugën kombëtare Librazhd-Pogadec, aks i cili lidh juglindjen e vendit me kryeqytetin.

Drejtori i ARRSH-së, Ami Kozeli, sqaroi se vendimi u mor për shkak të gërryerjes së këmbëve të urës nga lumi Shkumbin.

“Si autoritet e kemi në mbikëqyrje prej javësh, por gjatë 48 orëve të fundit ka pasur përkeqësim të ndjeshëm dhe kjo është arsyeja pres jemi në terrem. Jemi të detyruar të bllokojmë tërësisht trafikun, deri në gjetjen e një mase provizore, apo të një by-pass-i. Ka një përkeqësim të vazhdueshëm. Në mëngjes ishte spostuar 27 cm, aktualisht është 29 cm. Poshtë urës po thërrmohet betoni, kështu që jemi të detyruar të bllokojmë totalisht rrugën edhe për mjetet normale”.

Kozeli tha se nuk mund të japë një parashikim se kur mund të hapet rruga, por i bëri thirrje drejtuesve të mjeteve të vogla të përdorin aksin Gramsh-Maliq, ndërsa për mjetet e rënda aktualisht nuk ka një alternativë.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat