Shqipëria Postuar më 3 Mars 2026, 09:47

ARRSH: Hapet për të gjitha mjetet kalimi në aksin Librazhd-Përrenjas

Nga SCAN TV

ARRSH: Hapet për të gjitha mjetet kalimi në aksin

Autoriteti Rrugor Shqiptar bën të ditur se duke nisur nga mesdita e sotme, ora 12:00, rikthehet qarkullimi për të gjitha mjetet në aksin Librazhd-Përrenjas, i cili ishte i bllokuar si pasojë e rrëshqitjes në zonën “Arrat e Gurrës”.

Qarkullimi do të kryhet përmes një devijimi provizor, të ndërtuar ngjitur me pozicionin ekzistues të mëparshëm, deri në realizimin e plotë të rrugës alternative, tashmë të bërë publike, në shtratin e lumit Shkumbin dhe të integruar me trupin e hekurudhës.

Segmenti do të funksionojë me sinjalistikë kantieri dhe, përkohësisht, do të jetë i paasfaltuar deri në stabilizimin e shtresave, pas së cilës do të kryhet asfaltimi përfundimtar.

ARRSH apelon përdoruesit e rrugës si dhe banorët e zonës të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore, për të garantuar një qarkullim të sigurt për të gjithë.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat