Shqipëria Postuar më 3 Shkurt 2025, 13:18

ARRSH, 11.2 mln euro për mirëmbajtjen e rrugëve - Lidhen kontratat për akset turistike, shpallen fituesit për rajonin e Korçës

Nga Ola Mitre

ARRSH, 11.2 mln euro për mirëmbajtjen e rrugëve - Lidhen

Mbi 11.2 mln euro është vlera e ofertave fituese dhe kontratave të lidhura për mirëmbajtjen e disa rrugëve nacionale në rajonin Qendër Lindje Korçë dhe rajonin Jugor Gjirokastër. 

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka shpallur kompanitë fituese për 6 lote në rajonin e Korçës, si dhe ka lidhur kontratat për 3 lote të tjerë në rajonin jugor të vendit. 

Vlera e ofertave të shpallura për rajonin e Korçës arrin në rreth 9.1 mln euro, pa TVSH dhe përfshin disa akse sikurse janë: rruga e re Korçë – Ersekë, Korçë – Voskopojë, Boboshticë – Dardhë, etj.

Ndërkohë që, vlera për kontratat e rajonit jugor është rreth 2.1 mln euro, me TVSH, ndërsa pjesë e kontratave janë disa nga akset turistike të vendit. Ato përfshijnë rrugën Kuç – Qeparo, rrugën e plazhit Lukovë, të plazhit Borsh, Livadh, Jalë, Dhërmi, Palasë, etj.

Mirëmbjatja e rrugëve nacionale të vendit ndahet në 4 rajone, teksa zhvillimi i procedurave erdhi pas përfundimit të kontratave për shërbimin e mirëmbajtjes me performancë të rrugëve, të lidhura në vitin 2020. Mirëmbajtja rutinë konsiston në detyra, siç janë riparimet e gropave, pastrimi i drenazhimeve, vulosja e plasaritjeve, prerja e vegjetacionit, etj. Ndërkohë që, mirëmbajtja periodike konsiston në masa më të kushtueshme, në mënyrë që të parandalohet degradimi i rrugëve, siç është nivelimi, drenazhimet, rimbushjet, mbishtresat me asfalto - beton, etj.

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat