“Arritjet dhe sfidat drejt Universitetit 4.0”/ Prezantohet Raporti i Bordit të Akreditimit të Institucioneve të Arsimit të Lartë
Prezantohet Raporti i Bordit të Akreditimit të Institucioneve të Arsimit të Lartë, “Arritjet dhe sfidat drejt Universitetit 4.0”, një rrugëtim i transformimit të Arsimit të Lartë për t’ju përgjigjur sfidave të epokës digjitale. Kryeministri Edi Rama, i pranishëm në event, paralajmëroi rishikim të ligjit të arsimit të lartë, për t’iu dhënë të rinjve një ofertë akademike serioze dhe konkurruese, në kushtet ku së shpejti Shqipëria do të bëhet dhe anëtare e Bashkimit Europian.
“Nuk ka diskutim që bota fluturon dhe për të kapur ritmin dhe për t’iu dhënë vajzave dhe djemve të këtij vendi, por dhe të tjerëve që mund të vijnë të studiojnë në Shqipëri, një ofertë akademike serioze dhe konkurruese, në kushtet ku së shpejti Shqipëria do të bëhet dhe anëtare e Bashkimit Europian, kemi nevojë të shtyjmë me shumë forcë përpara dhe të adresojmë pa ngurrim ato që janë tanimë qartësisht të domosdoshme për t’u adresuar, duke filluar edhe nga një rishikim i ligjit të arsimit të lartë, të cilit i janë bërë vitet për t’u riparë nga maja e një eksperience të akumuluar, por edhe e shumë të rejave që kanë ndodhur në botën akademike,”-u shpreh Rama.
Në fjalën e tij, kryeministri iu referua si shembull eksperiencës së Universitetit Bujqësor të Tiranës në bashkëpunim me universitetin BOKU të Vienës.
“E solla këtë shembull për t’ju thënë që do të ishte shumë e vyer për ju, që merreni drejtpërdrejtë me këtë punë, ta shikoni nga afër se çfarë është bërë në atë proces dhe çfarë po bëhet, por dhe për të kuptuar se çfarë sfidash dalin për të arritur në atë lloj sinergjie dhe për parë drejtpërdrejtë sesi procesi i integrimit me një universitet ndër më të kuotuarit e botës kërkon një ndryshim edhe të sistemit tonë të organizimit, kërkon një ndryshim përmbajtjesor në ligjin e arsimit të lartë dhe kërkon një ndryshim patjetër edhe në qasjen menaxheriale të universiteteve,”-theksoi kryeministri.
Kryeministri theksoi se kjo eksperiencë realisht është një laborator për të parë dhe kuptuar qoftë distancat që na ndajnë nga ekselenca europiane, por edhe mekanizmat që mund të na afrojnë me ekselencën europiane.

Pse Shqipëria është aq e varur nga paraja fizike? Masat që do të ndërmerren deri në 2030. Nga POS-et, te limiti i pagesave me para’ në dorë
Në një kohë kur shumë shtete janë afër kryerjes së plotë të pagesave në mënyrë elektronike, situata në Shqipëri paraqitet ndryshe. Shqiptarët vijojnë të jenë......

Shqipëria kryeson sërish Europën/ Rreth 166% më shumë fluturime komerciale në qershor sesa para pandemisë
Shqipëria po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendjen e pushuesve të huaj, veçanërisht pas periudhës së pandemisë. Turizmi duket se është një ndër sektorët me......

Tarifë 250 USD për vizë jo-imigruese në SHBA! Sipas aktit “One Big Beautiful Bill” miratuar së fundmi nga administrata Trump
Vizitorët që hyjnë në Shtetet e Bashkuara do të duhet të paguajnë një "tarifë integriteti vize", sipas një dispozite të Aktit One Big Beautiful Bill të......

Dogana “dëgjon” biznesin/ Ftohet të vlerësojë shërbimet për t’i përmirësuar ato
Drejtoria e Përgjithshme e Doganave fton biznesin të kontribuojë në përmirësimin e shërbimeve doganore përmes një pyetësori të ri Drejtoria e Përgjithshme e......

“Monitorim me dron për hapësirat publike” Rama: Ballafaqimet do të bëhen përmes teknologjisë
Aksionit të lirimit të hapësirave publike, kryeministri Edi Rama e mori si nismë gjatë takimeve me qytetarët gjatë kohës së fushatës elektorale. Sipas......

Sa kushton strehimi për grekët? Pothuajse gjysma e rrogës për të jetuar në një shtëpi
Strehimi u bë më pak i përballueshëm për grekët midis viteve 2018-2021, pasi pothuajse 1/3 e familjeve shpenzuan më shumë se 40% të të ardhurave të tyre për......

Kartëmonedhat euro, me “fytyrë” të re/ BQE do t’i hedhë në treg nga viti i ardhshëm
Banka Qendrore Evropiane (BQE) ka nisur zyrtarisht procesin e ripërtëritjes së estetikës së kartëmonedhave euro. Nga 15 korriku deri më 18 gusht 2025, BQE-ja......

Metalet e rrallë, Kina furnizon SHBA/ Eksportet e firmave amerikane u rritën 660% në qershor
Eksportet kineze të metaleve të rrallë të tokës në Shtetet e Bashkuara në qershor u rritën më shumë se shtatë herë nga muaji i kaluar, ndërsa firmat......