Shqipëria Postuar më 9 Gusht 2025, 10:55

“Arratisje” në fundjavë, Gjirokastra destinacion kryesor - 48,273 turistë të huaj dhe vendas “pushtojnë” kalanë në korrik

Nga Alida Lula

“Arratisje” në fundjavë, Gjirokastra destinacion kryesor -
Jo vetëm det në fundjavë, por edhe trashëgimi kulturore. Gjirokastra është një nga destinacionet më të preferuara për turistët e huaj gjatë këtij sezoni. “Qyteti i gurtë”, prej 20 vitesh është pjesë e trashëgimisë botërore UNESCO duke u kthyer në një prej pikave kryesore dhe më të veçanta në Shqipëri, jo vetëm për shkak të arkitekturës, historisë, traditës, por edhe për kulinarinë dhe aktivitetet e shumta.

Më e frekuentuar është gjatë fundjavave, ku vec turistëve të huaj, ka edhe shumë vizitorë vendas. Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Gjirokastër bëri të ditur se, gjatë muajit korrik, vetëm në Kalanë e Gjirokastrës, u regjistrua 34% vizitorë më shumë, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Me potencialin dhe promovimin që po i bëhet, Gjirokastra është tejet atraktive për turistë nga mbarë bota.

“Ajo që më goditi sapo erdha në këtë qytet, ishte kjo kala madhështore, influence e saj ndër vite dhe historia. Panorama është e mrekullueshme dhe mallet perreth janë magjike” - thotë një turiste.

“Me kënaqësi erdha së bashku me familjen time nga Portugalia. Është nje destinacion unik I fshehur mes maleshdhe që mesiguri do të na kënaqë edhe më tepër kur të përfundojmë gjithë vizitat. Gjirokastra ishte një nga top 5 destinacionet për ta vizituar në Shqipëri” - thotë turisti nga Portugalia.

“Për aq sa kemi viztuar në këto orë qëndrimi  në këtë qytet, është mjaft i bukur. Rrugicat karakteristike dhe shtëpitë e gurta, janë shumë të veccanta. Tani jam duke vizituar kalanë” - thotë Sebastian nga Gjermania.

48,273 vizitorë u regjistruan gjatë muajit korrik, ndërkohë edhe java e parë e gushtit ka sjellë mjaft vizitorë nga vende të ndryshme, fluks i cili ka sjellë më shumë të ardhura për biznesin në qytetin e gurtë.

 

Live TV

Të fundit
Shqipëria 16 Shkurt Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan nuk ka regjistruar luhatje të konsiderueshme për gjatë kësaj fundjave teksa është blerë këtë mëngjes me 80.8 lekë dhe është shitur me 81.8......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Shqipëria 16 Shkurt Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan nuk ka regjistruar luhatje të konsiderueshme për gjatë kësaj fundjave teksa është blerë këtë mëngjes me 80.8 lekë dhe është shitur me 81.8......