Shqipëria Postuar më 26 Shtator 2025, 10:56

Arkëtohen 43.8 mln lekë tarifa financiare nga prokurimet - Në 8 muaj, 730 ankesa në KPP. Pushteti vendor ankohet më shumë

Nga Diamila Leka

Arkëtohen 43.8 mln lekë tarifa financiare nga prokurimet - Në 8

Plot, 43.8 milionë lekë tarifa financiare në përfundim të shqyrtimit të procedurave të prokurimit janë arkëtuar në buxhetin e shtetit për periudhën janar-gusht të këtij viti. Ndërkohë, referuar të dhënave të Buletinit mujor të Komisionit të Prokurimve Publike, në muajin gusht janë adresuar 106 ankesa, duke arritur në 730 ankesa në periudhën 8 mujore.

Për t’u ndalur në ankesat sipas fazës së procesit në të cilën është paraqitur ankimimi, 72 ankesa janë për vlerësim ofertash, 32 për Dokumentet Standarde të Tenderit dhe 1 për të tjera. Ndërsa, përsa i përket ankesave sipas llojit të kontratës, 10 janë për punë publike, 46 për mall dhe 50 për shërbime.

Por Pushteti Vendor, vijon të më i predispozuar për të adresuar më shumë ankesa, ku për gushtin janë regjistruar 45 nga ku janë dashur 16 ditë për t’i shqyrtuar ato, Ndërkohë, shoqëritë aksionare kanë depozittuar 22 ankesa dhe pushteti qëndror 15 të tilla, nga ku është dashur 17 ditë përkatësisht për të shqyrtuar ankesat. Të pavarur kanë regjistruar vetëm 7 ankesa.

Por si paraqitet situata financiare përsa i përket profcedurave tenderuese?

Për t’u ndalur në tarifa financiare të arkëtuara si garanci për procedura prokurimi, në muajin gusht janë 20.2 milionë lekë, ndërsa në periudhën 8 mujore, janë rreth 162.3 milionë lekë. Ndërkohë, tarifa financiare të kthyera ndaj Operatorëve Ekonomikë në përfundim të shqyrtimit për muajin gusht janë përllogaritur 8.7 milionë lekë, ndërsa për periudhën janar-gusht janë rreth 94 milionë lekë.

Shqipëria 26 Shtator Edel Strazimiri

Si është mbyllur kjo javë për valutat e huaja?

Dollari amerikan e ka mbyllur javën pozitivisht duke regjistruar rritje nga dita e djeshme teksa është blerë këtë të premte me 82.4 lekë dhe është shitur me......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat