Shqipëria Postuar më 25 Maj 2026, 11:56

Argëtim, adrenalinë dhe siguri rrugore - Automotive Fair Albania IV, katër ditë spektakël në Tiranë

Nga Fabjona Pasho

Argëtim, adrenalinë dhe siguri rrugore - Automotive Fair Albania IV,

Edicioni i katërt i Automotive Fair Albania rezervoi për qytetarët, të apasionuarit pas automobilizmit,  katër ditë të mbushura me aktivitete, spektakël dhe adrenalinë në zemër të Tiranës. Nga ekspozimi i automjeteve dhe performancat stunt, tek aktivitetet edukative për fëmijët dhe garat për drejtuesit e rinj, eventi solli një kombinim mes inovacionit, teknologjisë dhe sigurisë rrugore.

Në ditën e parë të Automotive Fair Albania, Sheshi “Nënë Tereza” u kthye në një hapësirë ku u ndërthurën pasioni për automobilizmin, atmosfera festive dhe prezantimi i risive të industrisë automotive. Edicioni i katërt i panairit u çel me ceremoninë zyrtare  dhe ekspozimin e automjeteve retro, duke sjellë për qytetarët jo vetëm një eksperiencë vizuale dhe kulturore, por edhe një event që synon të promovojë inovacionin, teknologjinë dhe kulturën e mobilitetit modern.

Aktiviteti “Go Kart Kids”, i organizuar në Sheshin “Nënë Tereza”, bëri bashkë fëmijë të grupmoshës 12-14 vjeç në një eksperiencë që ndërthurte argëtimin me ndërgjegjësimin për rregullat e qarkullimit rrugor.

Përveç aktiviteteve edukative për fëmijët, panairi solli edhe shfaqje spektakolare stunt nga profesionistë ndërkombëtarë, duke e kthyer sheshin “Nënë Tereza” në një skenë adrenaline dhe performancash live.

Në ditën e tretë vëmendja u zhvendos tek drejtuesit e rinj të mjeteve, përmes garës “Best Young Driver”. Në këtë aktivitet morën pjesë mbi 20 të rinj të moshës 18 deri në 26 vjeç, të cilët konkurruan në një cirkuit të improvizuar, duke demonstruar jo vetëm aftësitë në drejtim, por edhe respektimin e rregullave të sigurisë rrugore.

Në mbrëmje u zhvillua edhe një tjetër “Stunt Shoë” nga profesionistët e Stuntman Industries, duke sjellë performanca me adrenalinë dhe spektakël për publikun në Sheshin “Nënë Tereza”. Eventi u shoqërua edhe me muzikë live, si pjesë e atmosferës festive të panairit.

Në ditën e katërt dhe të fundit të Automotive Fair Albania, eventi u përmbyll me performancën finale të “Stunt Shoë”, ku profesionistët e Stuntman Industries sollën edhe një herë spektakël, adrenalinë dhe performanca të avancuara për publikun në Sheshin “Nënë Tereza”.

Pas katër ditësh me aktivitete, gara, edukim rrugor dhe shfaqje live, edicioni i katërt i Automotive Fair Albania uli siparin duke lënë pas jo vetëm atmosferën festive dhe pasionin për automobilizmin, por edhe mesazhin për një kulturë më të përgjegjshme të drejtimit dhe mobilitetit në Shqipëri.

 

Shqipëria 25 Maj Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan e ka nisur këtë javë negativisht duke pësuar zbritje të vlerës përgjatë fundjavës duke u blerë këtë të hënë me 81.5 lekë dhe duke u shitur......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Shqipëria 25 Maj Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan e ka nisur këtë javë negativisht duke pësuar zbritje të vlerës përgjatë fundjavës duke u blerë këtë të hënë me 81.5 lekë dhe duke u shitur......