APD: Performanca 10-mujore e Portit të Durrësit, volumet tregtare rriten me 7.2 %

Porti i Durrësit ka vijuar trendin pozitiv të performancës edhe gjatë dhjetëmuajve të vitit 2025, duke konfirmuar rolin e tij të konsoliduar në transportin detar dhe logjistikën kombëtare.
Gjatë periudhës Janar–Tetor 2025, në kalatat portuale janë përpunuar mbi 3.2 milionë tonë mallra, ose 7.28% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024.
Në volume mallrash kjo përkthehet në 219 mijë tonë mallra më shumë.
Të dhënat zyrtare të Autoritetit Portual Durrës tregojnë se, 2,442,518 tonë janë mallra të importuara, ndërsa 783,478 tonë janë mallra të eksportuar drejt porteve ndërkombëtare. Rritja e importeve, që arrin në 27%, evidenton zgjerimin e kërkesës së brendshme dhe forcimin e pozicionit të Durrësit si një qendër e stabilizuar logjistike dhe furnizuese.
Rritje po ashtu ka njohur edhe sektori i konteinerë ku referuar të dhënave, janë përpunuar 189,835 TEU, një rritje prej 15% krahasuar me Janar–Tetor 2024, duke treguar intensifikimin e flukseve të mallrave të konteinerizuara dhe të zinxhirit të furnizimit.
Edhe lëvizja e pasagjerëve ka shënuar rritje të moderuar. Në total, 694,310 udhëtarë kanë përdorur portin gjatë Janar–Tetor 2025, ose 11,597 më shumë se një vit më pare.
Konkretisht, 325,507 udhëtarë kanë hyrë në vend, ndërsa 368,803 kanë udhëtuar drejt porteve italiane. Fluksi i e udhëtarëve rezulton me rritje 5%, duke konfirmuar rolin e Portit të Durrësit si një nga portat kryesore turistike të vendit.
Gjithashtu, gjatë Janar–Tetor 2025 janë regjistruar 1,764 anije tregtare dhe mjete lundruese, një tregues i intensitetit dhe kapaciteteve gjithnjë e më të larta të përpunimit.
Porti i Durrësit vijon të mbetet nyja më e rëndësishme detare dhe logjistike e Shqipërisë, duke përmbushur me efikasitet kërkesat e tregut dhe duke garantuar standarde bashkëkohore në operacionet e tij. Tendenca pozitive e këtij dhjetëmujori konfirmon fuqizimin e rolit të portit në zhvillimin ekonomik të vendit dhe në integrimin e tij në rrjetet rajonale dhe ndërkombëtare të transportit.
3.2 milionë tonë mallra të përpunuara përgjatë 10 muajve,
Porti i Durrësit në rritje të qëndrueshme
+7.2% rritje e volumit të mallrave
3.2 milionë tonë mallra të përpunuara
Importet +27% – duke konfirmuar rolin e portit si qendër furnizimi kombëtare
189,835 TEU konteinerë (+15%)
694,310 udhëtarë, me një rritje të vazhdueshme të flukseve turistike
1,764 anije të përpunuara
Porti i Durrësit vijon fuqizimin e kapaciteteve dhe rolin strategjik në ekonominë shqiptare.
“Mali i Zi duhet të forcojë stabilitetin ekonomik” - FMN paralajmëron rreziqe të mëdha fiskale, bën thirrje për reforma
Bordi Ekzekutiv i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) parashikon një rritje reale të PBB-së prej 3.2% në vitin 2025. Inflacioni mesatar pritet të mbetet i......
Rikuperon Dollari amerikan – Çfarë ka ndodhur sot me valutat e tjera?
Dollari amerikan ka regjistruar një rikuperim të vlerës nga dita e djeshme duke fituar pikë këtë mëngjes teksa është blerë sot me 83.4 lekë dhe është shitur......
“Bankat evropiane, të jenë gati për tronditje të mëdha” - BQE paralajmëron rrezikun e krizave të mundshme në vitet e ardhshme
Banka Qendrore Evropiane (BQE) njoftoi se bankat e eurozonës duhet të përgatiten për goditje të paparashikueshme që mund të shkaktojnë pasoja të gjera për......
Pasuria e familjeve greke, mbi 1 trilion euro - Rimëkëmbja pas krizës sjell 200 miliardë euro shtesë
Pasuria e familjeve në Greqi ka pësuar një rimëkëmbje të jashtëzakonshme që nga viti 2022, me asetet që kanë rikuperuar një pjesë të madhe të humbjeve të......
Shtetet e pasura po tërhiqen nga zhvillimi global - Studimi: Reduktohen ndihmat financiare. Në fokus, forcimi i mbrojtjes
Shumë nga vendet më të pasura të botës, duke përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe Japoninë, po tërhiqen nga angazhimet e tyre për zhvillim global, sipas një......
Miratohet në parim Projektbuxheti 2026 - Me 83 vota të mazhorancës. Nis diskutimi nen për nen në komisione
Në një seancë maratonë, që zgjati rreth 16 orë, Kuvendi miratoi në parim me 83 votat e deputetëve të mazhorancës projektbuxhetin e vitit 2026, ndërsa 32......
Reshjet e dendura të shiut, Mbrojtja Civile: Ja se si paraqitet situata në çdo qark
NJOFTIM MBI SITUATËN E MOTIT Prej orësh strukturat vendore dhe ato të mbrojtjes civile janë në gatishnëri të plotë, në ndjekje të situatës së krijuar nga......
Inflacioni sipas Eurostat vlerësohet në 2.2%/ Renditemi me normën më të ulët të rritjes se rajoni dhe Europa
Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit, që mat rritjen e çmimeve sipas metodologjisë së ‘Agjencisë Europiane të Statistikave’, në muajin Tetor të vitit......





