Apartament me Booking dhe AirBnb?- Pronarët, detyrim për DIVA. Penalizohen individët që nuk deklarojnë të ardhurat
Të gjithë qytetarët që japin ambiente akomodimi me qira ditore, janë të detyruar të deklarojnë të ardhurat përmes plotësimit të Deklaratës Vjetore Individuale të të Ardhurave deri më 31 Mars 2025.
Në kuadër të luftës ndaj informalitetit në sektorin e turizmit, tashmë në shënjestër do të jenë edhe strukturat që jepen me qira përmes platformave ndërkombëtare Booking dhe AirBnB.
Administrata tatimore shqiptare ka nisur një bashkëpunim me administratën tatimore irlandeze në këtë drejtim për investigimin e individëve që përfitojnë të ardhura nga këto platforma dhe nuk i deklarojë ato.
Të dhënat nga tregu i strukturave akomoduese me qira afatshkurtër tregojnë se në vitin 2023, në platforma të ndryshme rezervimi, figuronin mbi 18 200 njësi me qira afatshkurtër aktive, një rritje kjo me 80% krahasuar me një vit më parë.
Nga ana tjetër, sipas Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, deri në vitin 2023 janë kategorizuar zyrtarisht 1850 struktura, me një ritëm të shtuar kategorizimeve në tre vitet e fundit. Edhe pse kjo shfaq një mospërputhje të konsiderueshme në krahasimin me të dhënat nga Booking.com & Airbnb, një pjesë e madhe e këtyre njësive, megjithëse nuk janë kategorizuar pranë Ministrisë së Turizmit, rezultojnë të regjistruara si sipërmarrje duke qenë subjekt i tatimeve dhe taksave.
Me rritjen e numrit të turistëve nga viti në vit është rritur edhe interesi i atyre që kanë një shtëpi kryesisht në qendrat e qyteteve apo në zonat bregdetare dhe malore për t’i dhënë ato me qira dhe për të krijuar të ardhura prej tyre. Ndërkohë që fluksi i lartë i ndërtimeve në zonat bregdetare, dhe interesi i lartë për blerje apartamentesh, sërish ka si synim kryesor, përdorimin e tyre për qiraafatshkurtër.
Në draft staregjinë për turizmit synohet gjithashtu ndërmarrja e një reforme e mbështetur model të ri që kërkon që të gjithë ofruesit e strukturave akomoduese, duke përfshirë ofruesit e strukturave akomoduese me qira afatshkurtër, të Zregjistrohen dhe të raportojnë netqëndrimet dhe mbërritjet e klientëve.
Zhvillimi i biznesit të strukturave akomoduese me qira afatshkurtër në vitet e fundit ka ndjeshëm kontribuar në ekonominë e familjeve dhe bizneseve të vogla.
Sondazh

“Nuk ka punonjës!”- Tregu i punës me të njëjtat probleme. BSH: Edhe pagat në sektorin privat u rritën më pak
Tregu i punës në Shqipëri vijon të vuajë nga mungesa e fuqisë punëtore. Sipas raportit tremujor mbi politikën monetare të Bankës së Shqipërisë, rritja e......

Si nisi viti 2025 për transfertat në AIPS-EURO?- BSH: Rreth 19.7% më shumë veprime se në janar 2024
Viti 2025 ka nisur pozitivisht për sa i përket transaksioneve të realizuara me sistemin AIPS-EURO. Megjithëse numri dhe vlera e veprimeve ka qenë më e ulët......

Pse Trump po ushtron presion mbi aleatët?- Mineralet kritike, në fokus të presidentit amerikan
Lista e dëshirave të Presidentit të SHBA-së Donald Trump për kontrollin e territoreve të reja dhe arritjen e marrëveshjeve përfshin zona me një veçori......

Rusi, shpenzimet për ushtrinë tejkalojnë Evropën/ Kostot totale për mbrojtjen u rritën me 42% vitin e kaluar
Sipas studimit të fundit, shpenzimet ushtarake në Rusi, ekonominë e së cilës Presidenti Vladimir Putin e ka vendosur në një bazë lufte, tani tejkalojnë të......

Sipërmarrja e kartonit që po sfidon tregun italian - Zv.kryeministrja Balluku në fasonerinë që prodhon 20 mijë çanta në ditë
Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku ka vijuar takimet për promovimin e ndërmarrjeve dhe bizneseve që po kontribuojnë në zhvillimin ekonomik të vendit.......

“Korridori VIII, prioritet gjeopolitik me efekt në ekonomi” - Ministri Vengu në Mynih: Mbështetje për një Evropë të sigurt dhe të fortë
Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu, mori pjesë në Konferencën e Sigurisë në Mynih, ku theksoi rëndësinë e ndërlidhjes së infrastrukturave kritike në Evropën......

“BE duhet të përshpejtojë integrimin e Ballkanit Perëndimor!” Kryeministri Rama në Konferencën e Sigurisë “Zgjerimi i BE-së”, Mynih
Integrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe rritja e investimeve në fushën e mbrojtjes, ka qënë në fokus të fjalës së kryeministrit Edi Rama në......

Plani ekonomik i PD-së 2025-2029/ 5 shtyllat ku mbështetet projekti i opozitës
Plani ekonomik i PD-së 2025-2029/ 5 shtyllat ku mbështetet projekti i opozitësPartia Demokratike ka prezantuar programin ekonomik, që sipas kësaj force......