Anulohet procedura për segmentin Milot-Balldre: APP: Asnjë ofertë e përshtatshme!
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka anuluar procedurën e koncesionit për ndërtimin e segmentit rrugor “Milot-Balldre” me vlerë 364.7 milionë euro dhe kohëzgjatje 35 vjet
Sipas njoftimit të publikuar në Agjencinë e Prokurimit Publik, arsyeja e anulimit është pasi asnjë nga ofertat e paraqitura nuk përmbushi kërkesat e procedurës konkurruese.
“Asnjë nga ofertat e paraqitura nuk përmbushin kërkesat e ftesës për procedurën konkuruese, pra nuk është dorëzuar asnjë ofertë e përshtatshme”, thuhet në buletinin e APP.
Gjurma e propozuar e rrugës “Milot-Balldre” fillon në nyjen e Milotit, ku do të lidhet me segmentet e tjera rrugore Milot-Thumanë-Kashar-Lekaj dhe me Rrugën e Kombit, dhe do të përfundojë në rrugën ekzistuese Tiranë –Shkodër, në Balldre.
Sipas APP-së, ofertuesit janë njoftuar për skalifikimin e tyre nga Autoriteti Kontraktues më 19 qershor.
Autostrada e re Milot-Balldren parashikohet të jetë një autostradë e kategorisë A, cilësia më e lartë e rrugëve të standardit europian.
Kjo autostradë do të ketë një gjatësi prej 17 km, dhe do të jetë tërësisht e mbyllur në të dy krahët. Gjerësia e saj do të jetë nga tre korsi ne të dy krahët e lëvizjes dhe do të mundësojë ecjen me një shpejtësi prej 120 km/orë.

Thirrja e dytë për punë në sektorin e naftës dhe gazit - Balluku: Më shumë inxhinierë të rinj zgjedhin të punojnë në Shqipëri
Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, bëri të ditur se është hapur thirrja e dytë për praktika pune......

Saranda, drejt transformimit turistik modern - Nga Kodra e Gjashtës, te vila qeveritare. Ku fokusohen ndërhyrjet?
Në Agjencinë e Prokurimeve Publike është shpallur tender “Poli i zhvillimit turistik në Sarandë – Faza 1”, për transformimin e aseteve publike me potencial......

Hasani me zëvendëskryeministren e Ukrainës: Riafirmojmë mbështetjen e palëkundur të Shqipërisë!
Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani mirëpriti sot në mjediset e MEPJ, zëvendëskryeministren për Integrimin Europian dhe......

Konfiskohet pallati në ndërtim në Vlorë/ Rama: Këtë fat do të kenë të gjitha objektet me shkelje të lejes së ndërtimit!
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ka nisur një aksion kombëtar për verifikimin e të gjitha objekteve në ndërtim në të gjithë territorin e......

Rritja e aftësive në instalimin e paneleve diellore - Vasili: Shkollat profesionale kanë rritur interesin për aftësitë e “gjelbra”
Teksa tregu i punës ka nevojë për punonjës të specializuar në fushën e energjive të rinovueshme, shkollat e arsimit dhe formimit profesional kanë rritur......

“Ekonomia do të vijojë të rritet” - Parashikimi/ Viti mbyllet me normë 3.9%, nxitje nga konsumi dhe investimet
Parashikimi i qeverisë për vazhdimin e vitit 2025 është optimist dhe pritet që ekonomia të vijojë në ritmet pozitive të rritjes me një normë prej 3.9......

Tatimorët, në terren për sigurinë ushqimore - Rama paralajmëron tregtarët: Mishi dhe qumështi pa faturë, konfiskohen
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka njoftuar se grupet e inspektimit janë në terren për të kryer kontrolle te tatimpaguesit që tregtojnë produkte......

22 vatra zjarri të raportuara, 5 ende aktive – AKMC informon mbi situatën e detajuar në vend!
Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile informoi sot lidhur me situatën e zjarreve në rang vendi dhe njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 22......