Antiinformaliteti, 9 mijë biznese rrisin pagat - Të ardhurat shtohen me 13 mln euro. Mbi 37 mijë subjekte të tjera në shënjestër
Nga nisja e aksionit antiinformalitet, afro 9 mijë biznese në vend kanë reaguar duke rritur deklarimin e pagave për punonjësit e tyre. Në datën 1 tetor Administrata Tatimore u ka dërguar një njoftim të përgjithshëm 130 mijë tatimpaguesve në Republikën e Shqipërisë, të regjistruar deri në fund të shtatorit 2024.
Mesazhi kishte në fokus ndërgjegjësimin dhe nxitjen e tatimpaguesve për deklarim të saktë në listëpagesat e tyre deri më 20 tetor, datë që përkonte me dorëzimin e deklaratës së listëpagesës për muajin shtator.
Pas këtij njoftimi për nismën e qeverisë shqiptare kundër informalitetit të pagave, me pasoja në pensionet e qytetarëve, Administrata Tatimore analizoi mbi bazën e riskut të gjitha listëpagesat e deklaruara për të identifikuar tatimpaguesit, që kanë reflektuar dhe tatimpaguesit me riskun e mosdeklarimit real të pagave.
Referuar të dhënave zyrtare nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve “si rezultatet i kësaj fushate, 9.000 tatimpagues kanë reaguar pozitivisht duke reflektuar në deklaratatat e listëpagesave të tyre, pas njoftimit të parë, duke rritur fondin e deklaruar të pagave me një total prej 1.25 miliard lekësh”.
Gjithashtu për muajin tetor 2024, Administrata Tatimore ka arritur një rritje të ndjeshme në mbledhjen e kontributeve, duke grumbulluar 819 milionë lekë ose 6% më shumë se plani i parashikuar.
Pas rezultateve të arritura nga analiza e të gjitha listëpagesave të deklaruar në muajin tetor 2024, Administrata Tatimore ka identifikuar 37.331 tatimpagues me risk në fushën e informalitetit të pagave, ata të cilët pavarësisht njoftimit të parë nuk kanë reaguar ende.
Për këto 37.331 tatimpagues, DPT ka dërguar një tjetër njoftim, këtë herë të personalizuar, për ti dhënë bizneseve mundësinë e dytë dhe të fundit për të reaguar, në të kundërt do të jenë objekt kontrolli sipas ligjeve në fuqi.
Sondazh

Rreth 3.2% e popullsisë nuk ka ndjekur kurrë shkollën/ Gjirokastra dhe Lezha me numrin më të lartë individëve të paarsimuar
Sipas të dhënave më të fundit nga Censi i vitit 2023, rreth 3.2% e popullsisë totale në Shqipëri nuk ka ndjekur kurrë shkollën. "Scan Intel" ka analizuar......

Aksion antiinformalitet ndaj furrave të bukës - Kontrolle në 172 subjekte, kapen në shkelje 31 prej tyre
Administrata tatimore ka nisur një aksion në terren përqendruar në furrat e bukës në me qellim sensibilizimin dhe përmbushjen e detyrimeve......

Çatitë në fshat, pa leje ndërtimi - Ndryshojnë procedurat edhe për zhvillimin dhe ndërtimin në tokë shtet
Qeveria ka bërë ndryshime për procedurat e lejeve të zhvillimit dhe ndërtimit për tokat në pronësi të shtetit, si dhe ka shtuar kategori ndërhyrjesh që nuk......

SHBA, Kamala Harris pranon humbjen - Zv/presidentja theksoi angazhimin për një kalim paqësor të pushtetit
Zëvendëspresidentja e SHBA-së Kamala Harris u zotua të vazhdojë të luftojë për idealet që fuqizonin fushatën e saj presidenciale, duke pranuar fitoren e......

“Emetimet globale, në nivele rekord në 2023” - OBM: Temperaturat mund të rriten me 2.8 gradë C deri në fund të shekullit
Përqendrimi i ndotësve që ngrohin planetin që bllokojnë atmosferën ka arritur nivele rekord në vitin 2023, tha Organizata Botërore Meteorologjike......

Negociatat dhe kapitulli 9/ AMF zgjeron bashkëpunimin me rregullatorët europianë - Nënshkruan marrëveshje me Bankën Kombëtare të Hungarisë!
Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) dhe Banka Kombëtare e Hungarisë (MNB) nënshkruan një Memorandum Mirëkuptimi, në kuadër të shkëmbimit të......

Zgjedhjet 2025, qeveria i jep fonde shtesë KQZ - 20 milionë lekë për mbulimin e shpenzimeve përgatitore
Këshilli i Ministrave ka miratuar një shtesë fondi prej 20 milionë e 900 mijë lekësh për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Ky fond shtesë, do të përdoret......

Vetëm 16 mijë subjekte fituan 3.5 miliardë euro - Cili nga sektorët gjeneroi më shumë para’ gjatë vitit 2023?
Fitimi i tatueshëm i realizuar nga kompanitë e mëdha në vend, të cilat janë objekt i ligjit për tatimin mbi fitimin, arrin në një vlerë prej 348.5 miliardë......