“Anti-përmbytja” llogaritet në 100 milionë dollarë në vit - Ku duhet investuar më shumë për të “shpëtuar” fermerët nga dëmet ekonomike?
Sa e përgatitur është Shqipëria për të përballuar rrezikun që vjen nga përmbytjet dhe ndryshimet klimatike, për shkak të investimeve të pamjaftueshme parandaluese në këtë drejtim?
Historiku i viteve të fundit ka treguar që intensiteti i shirave në periudhën vjeshtë-dimër ka sjellë përmbytje të vazhdueshme në zona të caktuara të vendit, me pasojë dëme të konsiderueshme për fermerët dhe agrobizneset.
Në vitin 2019, qeveria miratoi Strategjisë Kombëtare të Ujitjes dhe Kullimit 2019– 2031 dhe planin e veprimit e cila kishte pikërisht në fokus marrjen e masave konkrete në këtë drejtim për të parandaluar përmbytjet, por mesa duket 5 vite pas, efektet kanë qenë minimale.
Por sa do të kushtonte e gjithë ndërhyra e nevojshme për shmangien e këtij fenomeni që sjellë dëme të pallogaritshme çdo vit për familjet shqiptare dhe sa e përballon buxheti i shtetit?
Sipas vlerësimit të bërë nga Ministria e Bujqësisë, për një periudhe 10-13 vjeçare, ku llogaritja është bërë që nga viti 2019, kostoja totale për rehabilitimin dhe modernizimin e infrastrukturës së ujitjes, infrastrukturës së kullimit, digave të rezervuarëve të ujitjes dhe objekteve të mbrojtjes nga përmbytja, është rreth 717 milionë USD.
Nga ky total 253.6 milionë USD, vlerësohet rehabilitimi dhe modernizimi i infrastrukturës së ujitjes për të mundësuar ujitjen në sipërfaqen potencialisht të ujitshme prej 360 mijë ha; 56.5 milionë USD rikthimi i infrastrukturës së kullimit në parametra optimal në sipërfaqen potencialisht të kalueshme prej 280 mijë ha; 130.2 milionë USD rehabilitimi i 410 digave (ose rreth 65% e numrit të përgjithshëm) për rritjen e sigurisë së tyre dhe garantimin e burimeve ujore për skemat ekzistuese; 276.8 milionë USD rritje e sigurisë së mbrojtjes nga përmbytja lumore dhe detare, nëpërmjet rehabilitimit/ rikonstruksionit të argjinaturave ekzistuese dhe ndërtimit të strukturave reja.
Ndërkohë që duke zbritur investimet që janë bërë deri në 2022, nga viti 2022-2031, llogaritej një nivel investimi rreth 700 milionë dollarë.
Ministrja e Bujqësisë theksoi pak ditë më parë se kjo faturë është ende në të njëjtat nivele, çka do të thotë se nëse do të mbulohej nga buxheti i shtetit, do ti duhej të vendoseshin në dispozicion mesatarisht afro 100 milionë dollarë në vit deri në 2031-shin me qëllim zgjidhjen e këtij problemi, ndërkohë që fondet vjetore të akorduara për këtë zë në buxhet mbulojnë vetëm 20 për qind e nevojës për tu investuar.
Sondazh

“Regjimi i lirë i kursit të këmbimit përballoi goditjet” - Përfaqësues të BERZH, takohen me guvernatorin, Sejko
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, zhvilloi një takim me përfaqësues të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH). Gjatë takimit një......

Pronësia intelektuale dhe industriale - Dogana Shqiptare sekuestron mbi 40 mijë mallra luksoze!
Që nga fillimi i vitit 2024, Administrata Doganore, bën me dije se si institucion ligjzbatues për sa i përket mbrojtjes së të drejtave të pronësisë......

“Bota do të përballet me tepricë të naftës në 2025” - IEA paralajmëron se oferta do të tejkalojë kërkesën vitin e ardhshëm
Oferta globale e naftës do të tejkalojë kërkesën në 2025 edhe nëse shkurtimet e OPEC+ mbeten në fuqi, njoftoi Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë......

Zbulohet në Antarktidë një qelibar 90 milionë vjeçar – Çfarë nënkupton kjo?!
Zbulimi i ri ka mbyllur një hendek të rëndësishëm në hartën globale të gjetjeve të qelibarit: për herë të parë, ai është zbuluar në Antarktidë. Ky zbulim, i......

A po përgatit Shqipëria një strategji ushtarake të përbashkët me Kosovën?/ Ministri Vengu shpjegon projektin: Jo vetëm stërvitje!
Ditët e fundit, pilotët e Forcave të Sigurisë së Kosovës kanë nisur fluturimet stërvitore në Bazën Ajrore të Farkës me helikopterët “Cougar”, pas përfundimit......

Raporti FMN-së: Çfarë mund të mësojë Europa nga SHBA për rritjen ekonomike?!
Një sektor biznesi i lulëzuar, me firma të reja me rritje të lartë në rritje, veçanërisht në sektorin e teknologjisë janë thelbësore nëse Europa dëshiron të......

EKSKLUZIVE/ Shqipëria, projekt financimi me Pentagonin!-Flet ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu
Shqipëria është në bisedime me Pentagonin për t’u përfshirë në një program financimi që do të mundësojë realizimin e investimeve të nevojshme për......

Faktet më të çuditshme mbi Elon Musk që mund të mos i dini!
Amerika ka folur dhe sezoni 2 i Presidencës së Donald Trump është në rrugë e sipër. Kabineti i tij po merr formë, me Trump duke njoftuar se Elon Musk dhe......