Antalia Diplomacy Forum, ministri Hoxha: Diplomacia, mjeti më i fortë për të nxitur dialogun

“Në kohë krizash, diplomacia mbetet mjeti ynë më i fortë për të nxitur dialogun, për të ndërtuar besim dhe për të avancuar paqen”. Këtë qëndrim ka mbajtur ministri i jashtëm i Shqipërisë, në vlerësim të pjesëmarrjes në Forumin e Diplomacisë në Antalia të Turqisë. Në një postim në rrjetet sociale ministri Hoxha shkruan:
“Isha i nderuar të përfaqësoja Shqipërinë në edicionin e 5-të të Forumit të Diplomacisë të Antalias, më 17–18 prill 2026. Në kohë krizash, diplomacia mbetet mjeti ynë më i fortë për të nxitur dialogun, për të ndërtuar besim dhe për të avancuar paqen.
Pata dy ditë të plota dhe shumë produktive, të cilat ofruan një mundësi të shkëlqyer për zhvillimin e shumë takimeve dypalëshe me partnerë në rrugën e anëtarësimit në BE, duke rikonfirmuar angazhimin e palëkundur të Shqipërisë për bashkëpunimin rajonal dhe për një të ardhme të përbashkët evropiane.
Isha gjithashtu i kënaqur të merrja pjesë në një panel diskutimi dhe të paraqisja perspektivën tonë mbi “Bërja e Paqes në BallkaninPerëndimor”, duke theksuar se bashkëpunimi rajonal nuk është thjesht zgjedhja e duhur për vendet e rajonit, por një domosdoshmëri për stabilitetin, qëndrueshmërinë dhe integrimin evropian. Në këtë kuadër, nënvizova rëndësinë e dialogut të vazhdueshëm, besimit të ndërsjellë dhe rezultateve konkrete që afrojnë shoqëritë tona.
Gjithashtu, mora pjesë për herë të parë në Platformën e Paqes për Ballkanin, një nismë e ndërmarrë nga Ministri i Jashtëm i Turqisë HakanFidan, e cila synon forcimin e dialogut rajonal dhe promovimin e një kulture paqeje në rajonin tonë.
Nëse do të tentoja të përmblidhja shkurtimisht diskutimet e shumta e të larmishme të këtyre dy ditëve, do të mund të thoja: në një botë gjithnjë e më të fragmentuar dhe të paparashikueshme, diplomacia mbetet instrumenti kryesor i stabilitetit dhe vetëm përmes #bashkëpunimit të qëndrueshëm, #dialogut strategjik dhe #përgjegjësisë kolektive mund ta kthejmë pasigurinë në #stabilitet dhe të sigurojmë një paqe të qëndrueshme, duke investuar në një të ardhme më të mirë për të gjithë.
Lushnje, krijohet SHBB në sektorin e vajit të ullirit, ministri Salla: Model i ri për zhvillimin e bujqësisë
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, së bashku me kryetaren e Bashkisë Lushnjë, Eriselda Sefa, prezantoi në Lushnjë krijimin e Shoqërisë......
“Porta e Alpeve”, investimi masiv 100 milionë euro, bashkëfinancuar me BEI me fokus turizmin malor
Në shënimet e javës të kryeministrit Edi Rama vëmendje e veçantë ju kushtua edhe Paketës së Maleve dhe më specifikisht projektit që është pjesë e kësaj......
Rama për vizitat në Romë dhe Barcelonë: Interesimi për Shqipërinë në nivel krejt të ri
Në shënimet e javës që bëri kryeministri Rama vend të parë kanë marrë vizitat dyditore që ai pati në Romë dhe Barcelonë. Në vlerësimin e kryeministrit tashmë......
Mbledhjet e Pranverës të FMN në Uashington: Ekonomia shqiptare në ecuri pozitive përballë sfidave globale
Në datat 16–18 prill 2026, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, z. Gent Sejko, mori pjesë në Mbledhjet e Pranverës të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe të......
Sejko e Malaj në Uashington, pjesë e takimit me dyer të mbyllura nga Departamenti Evropian i FMN
Guvernatori Gent Sejko së bashku me Ministrin e Financave, Petrit Malaj, kanë qenë pjesë e takimit me dyer të mbyllura me ministrat e financave dhe......
Sistemi i pagesave të shpejta, BSH po përmbush kërkesat teknike, Sejko: Bankat, të gatshme për t'u përfshirë
Në kuadër të modernizimit dhe zbatimit të sistemit të pagesave të shpejta (instant payment), Banka e Shqipërisë po përparon në përmbushjen e kërkesave......
META, vala e parë e shkurtimeve nga puna më 20 maj/ Shkurtim 10% i fuqisë punëtore globale, rreth 8,000 punonjës
Kompania Meta synon të kryejë valën e parë të shkurtimeve të thella të vendeve të punës të planifikuara për këtë vit më 20 maj. Ndërkohë shkurtime të tjera......
Rama në Barcelonë për samitin “Në Mbrojtje të Demokracisë”/ Demokracia në fokus, Kryeministri takime me Sánchez dhe Costa
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Barcelonë, ku po merr pjesë në mbledhjen e katërt të samitit “In Defense of Democracy”, një aktivitet ndërkombëtar i nivelit......


