Anketimi për sigurinë dhe besimin tek Policia e Shtetit: 82% e të anketuarve ndihen “të sigurt” ose “shumë të sigurt”
Ministria e Brendshme prezantoi sot anketimin e financuar nga qeveria suedeze, për matjen e perceptimit qytetar mbi nivelin e sigurisë në vendin tonë dhe besimit tek Policia e Shtetit.
Ky anketim tërësisht i pavarur, kryhet për të gjashtën herë me iniciativën dhe nën mbikëqyrjen e qeverisë suedeze. Objektivi i këtij studimi është matja e nivelit të kënaqësisë me punën e Policisë së Shtetit.
Metodologjia e kësaj ankete është mbështetur tek “European Social Survey” duke lejuar dhe krahasime me vendet e tjera.
Auron Pasha, Themelues dhe Drejtor Ekzekutiv i “IDRA Reseach & Consulting” tha në fjalën e tij se “kjo është një anketë kombëtare me një kampion prej 1900 personash të rritur 18 vjeç e sipër. Kjo anketë na jep mundësi të kemi krahasime edhe në vite edhe mes vendeve të ndryshme. Anketa është realizuar në periudhën tetor-nëntor”.
Duke prezantuar rezultatet që kanë të bëjnë me ndjesinë e sigurisë që kanë qytetarët, pyetjes ‘sa i sigurt ndiheni kur ecni vetëm në lagjen tuaj pasi është errësuar’, Pasha tha se “82% e të anketuarve shprehen se janë të “sigurt” ose “shumë të sigurt” në lagje gjatë natës. Nëse bëjmë një krahasim me vitin 2013 shikojmë një trend rritës të kësaj ndjesie sigurie.”
Sipas tij rreth 22% e të anketuarve thonë se shqetësohen se mos bëhen viktimë e ndonjë krimi (ndonjëherë 18% ose gjatë gjithë kohës 3%). Ndërkohë gati 78% nuk shqetësohen “asnjëherë ose “rrallë”.
Ndërkaq sipas anketimit ai tha se 82% e të anketuarve thonë se do të kapen dhe dënohen nëse shkelin rregullat e qarkullimit rrugor dhe rreth 17% mendojnë se kjo nuk ka mundësi të ndodhi.
“Rreth 53% thonë se janë të pakënaqur për mënyrën se si janë trajtuar nga policia kurse gati 35% e të anketuarve shprehen se janë të kënaqur me mënyrën se si janë trajtuar nga policia” u shpreh Pasha.
Gjithashtu po sipas këtij anketimi 65% e të anketuarve thonë se Policia e Shtetit po bën një punë të mirë ose shumë të mirë , 27 % janë neutral dhe 8% e vlerësojnë dobët.
Sondazh

Hyn në fuqi marrëveshja për njohjen e patentave mes Kosovës dhe Italisë!
Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar qytetarët e Republikës së Kosovës se nga data 29 janar, ka hyrë në fuqi zbatimi i marrëveshjes reciproke për......

Menaxhimi i mbetjeve/ Kumbaro: Përafrim i kuadrit ligjor me BE-në. Rehabilitimi i Vjosës është qëllimi kryesor!
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro paraqiti sot në Kuvendin e Shqipërisë, projektligjin për të cilin ajo është nismëtare dhe që synon......

Informaliteti pagave/ DPT: Mbi 143 mijë punonjës kanë përfituar rritje të pagës!
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njofton se Aksioni i Administratës Tatimore kundër Informalitetit të Pagave ka sjellë rezultate domethënëse, duke ndikuar......

Trump kërcënon me tarifa 100% për të bindur vendet e BRICS që të zëvendësojnë dollarin amerikan!
Presidenti Donald Trump paralajmëroi vendet anëtare të BRICS që të zëvendësojnë dollarin amerikan si monedhë rezervë duke përsëritur një kërcënim prej 100%......

Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?
Dollari amerikan e ka mbyllur këtë javë i paqëndrueshëm duke u blerë sot me 95.3 lekë dhe duke u shitur me 96.6 lekë sipas kursit të këmbimit lokal. Monedha......

Banka Europiane e Investimeve do të investojë 95 miliardë euro në 2025, por vetëm 2 miliardë euro për mbrojtjen!
Banka Europiane e Investimeve (EIB) synon një investim prej 95 miliardë euro në vitin 2025, duke mbështetur iniciativat që variojnë nga teknologjia e pastër......

BQE ul sërish normat pasi inflacioni i afrohet 2% dhe rritja mbetet e dobët!
Siç parashikuan analistët, BQE uli normat e interesit të enjten pasdite gjatë takimit të saj të janarit. Rrjedhimisht, normat e interesit për lehtësinë e......

Danimarka, në mbrojtje të Groenlandës - 2 miliardë euro për të rritur prezencën ushtarake në arktik
Danimarka do të shtojë prezencën ushtarake në rajonin e Arktikut, duke investuar rreth 2 miliardë euro për të mbrojtur territorin. Ky vendim vjen pas......