Shqipëria Postuar më 8 Shkurt 2025, 10:33

Ankesat për mbifaturim energjie - Tarifimi me 2 kategori, familjarët mund të kundërshtojnë faturat në ERE

Nga Ola Mitre

Ankesat për mbifaturim energjie - Tarifimi me 2 kategori, familjarët

Teksa tarifimi me 2 kategori i energjisë elektrike mund të pasohet me një rritje të ankesave për afatet e leximit të matësit, abonentët familjarë kanë të drejtë të depozitojnë ankesa jo vetëm pranë Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, por edhe pranë Entit Rregullator të Energjisë. Ankesat pranë këtij të fundit mund të depozitohen nga çdo konsumator i energjisë elektrike, që nuk merr përgjigje në afat për ankesën që mund të ketë depozituar pranë OSHEE-së apo mbetet i pakënaqur nga zgjidhja e dhënë.

Ankesa bëhet online, përmes faqes zyrtare të ERE-s, ku gjendet formulari elektronik, me të dhënat që kërkohen për shqyrtimin e saj. Ajo duhet të përcaktojë palën ose palët që besohet se janë përgjegjëse për çështjen që trajtohet në ankesë, veprimin ose mosveprimin që mendohet se është në kundërshtim me ligjet e aplikueshëm, si dhe përllogaritje të barrës financiare, nëse ka. Gjithashtu, ankesa duhet të përmbajë edhe veprimin korrigjues, ndihmën apo dëmshpërblimin e kërkuar për dëmin e shkaktuar.

Sipas tarifave të reja familjet që konsumojnë  deri në 700 kWh në muaj do ta paguajnë energjinë me 8.5 lekë/kWh, pa TVSH. Ndërkohë që, për familjet me konsum nga 701 kWh në muaj e më tej nuk ka asnjë ndryshim, pasi çmimi do të vijojë të jetë 9.5 lekë/kWh, pa TVSH. Pas ndryshimit të skemës së tarifimit edhe vetë OSHEE ka theksuar nevojën që leximi i matësit duhet të kryhet duke respektuar afatin prej 30 ditësh kalendarike, të përcaktuar në kushtet të përgjithshme të kontratës së shërbimit universal të furnizimit me energji elektrike për klientët fundorë.

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat