Shqipëria Postuar më 19 Maj 2026, 14:34

Ankesat dhe kërkesat për energjinë - ERE: Ndryshimet në kontrata dhe faturimi, kryesojnë listën

Nga Ola Mitre

Ankesat dhe kërkesat për energjinë - ERE: Ndryshimet në

Mbi 125 mijë ankesa dhe kërkesa janë regjistruar gjatë vitit 2025 nga konsumatorët e energjisë elektrike pranë Furnizuesit të Shërbimit Universal dhe Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes, pjesë e OSHEE Group ndërsa pjesa më e madhe e tyre lidhet me ndryshimet në të dhënat e kontratave dhe çështjet e matjes së energjisë.

Sipas Entit Rregullator të Energjisë, numri ka pësuar rënie me gati 8,500 në raport me një vit më parë.

Kategoria me numrin më të lartë të rasteve mbetet ajo e kërkesave për ndryshime në të dhënat e kontratës, me 62,836 raste. Këto kërkesa lidhen kryesisht me saktësimin e të dhënave kontraktore, ndryshimin e emrit familjar apo ndryshimin e përdoruesit të pronës.

Ndërkohë, 40,537 raste lidhen me çështje të matjes së energjisë elektrike, ndërsa 18,728 ankesa janë regjistruar për faturimin. Po ashtu, janë raportuar edhe 2,934 kërkesa për cilësinë e shërbimit dhe 215 ankesa për pagesa apo kreditime.

ERE vlerëson se volumi i lartë i kërkesave për ndryshime kontraktore tregon nevojën për përmirësim të regjistrimit fillestar të të dhënave dhe forcim të mekanizmave të vetëkontrollit nga furnizuesi. Sipas këtij dikasteri, pasaktësitë në të dhënat kontraktore ndikojnë në korrektësinë e faturimit dhe në marrëdhënien kontraktore me konsumatorin.

 

Ndrysho madhesinë
Aa
Modaliteti i errët

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat