Anglia, qendër azilkërkuesish në Shqipëri? - Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, gjithashtu pjesë e planit. Pagesa për vendet pritëse
Qeveria britanike po konsideron që të gjithë ato persona, të cilëve u është refuzuar kërkesa për azil në Mbretërinë e Bashkuar, t'i dërgojë në qendra të veçanta që do të ndërtohen në Shqipëri.
Zyrtarët britanikë po diskutojnë krijimin e "qendrave të kthimit" jashtë vendit për të strehuar azilkërkuesit, të cilëve u janë refuzuar kërkesat dhe të gjitha apelimet janë ezauruar.
Propozimet, të cilat janë ende në një "fazë shumë të hershme", sipas një burimi qeveritar, do të përfshinin pagesa ndaj vendeve pritëse për çdo person të larguar nga Mbretëria e Bashkuar.
Media britanike BBC shkruan se qendrat jashtë shtetit do t'i mundësonin qeverisë të largojë azilkërkuesit që i janë refuzuar kërkesat dhe që vijnë nga vende që konsiderohen të pasigurta për ta për t'u kthyer, si Irani dhe Somalia.
Në fillim të këtij muaji, Komisioni Evropian paraqiti një propozim që shtetet anëtare të BE-së, të përdorin qendrat e kthimit si një zgjidhje "inovative" për "menaxhimin e migracionit". Sipas Komisionit Evropian, familjet me fëmijë dhe fëmijët e pashoqëruar do të përjashtoheshin nga skema. Çdo skemë e qendrës së kthimit do t'u kërkonte zyrtarëve të lidhnin marrëveshje me vendet që strehojnë azilkërkuesit.
Propozimet aktuale janë të fokusuara në vendet e Ballkanit Perëndimor, duke përfshirë Shqipërinë, Serbinë dhe Bosnje-Hercegovinën. Laburistët besojnë se skema mund të kursejë para, duke përshpejtuar procesin e zhvendosjes dhe duke rritur numrin e azilkërkuesve të përfshirë në këtë skemë.
Zyrtarët besojnë se mund të ndihmojë gjithashtu në zbutjen e presionit mbi buxhetet e autoriteteve vendore nga azilkërkuesit e pastrehë, të cilëve u është refuzuar kërkesa për azil dhe të cilët ata janë të detyruar ligjërisht t'i mbështesin.
Megjithatë, çdo skemë që përfshin qendrat jashtë shtetit për emigrantët ka të ngjarë të përballet me sfida ligjore, si dhe kundërshtime nga organizatat e refugjatëve.
BBC përmed gjithashtu rastin e Italisë me ndërtimin e dy qendrave për pritjen e emigrantëve të paligjshëm në Shëngjin dhe Gjadër të Shqipërisë. Italia ka kërkuar të përpunojë kërkesat e emigrantëve në këto dy qendra paraburgimi, por është bllokuar nga gjykatat italiane.
Një burim qeveritar britanik tha se çështja ishte "një sfidë e përbashkët në të gjithë botën dhe ne gjithmonë kemi thënë se ky problem ndërkombëtar ka nevojë për një zgjidhje ndërkombëtare".
Enver Solomon i Këshillit të Refugjatëve kritikoi propozimin e qeverisë, duke theksuar se puna e tyre me njerëzit dhe mbështetja për t'u kthyer në vendet nga kanë ardhur, është shumë më e suksesshme sesa dërgimi i tyre diku si Shqipëria, ku ata do të mbahen në kushte të pashmangshme të ngjashme me burgun.
Sondazh

Java nis negativisht për valutat kryesore – Dobësohen Franga e Dollari
Dollari amerikan e ka nisur javën në rënie duke humbur pikë nga java që lamë pas teksa është blerë këtë mëngjes me 90.8 lekë dhe është shitur me 92 lekë......

"Shumëfishojmë prodhimin e energjisë nga dielli" - Berisha: Do të ulim çmimin. Panele fotovoltaike në të gjithë vendin
Shtimi i paneleve fotovoltaike për prodhimin e energjisë nga dielli është një nga premtimet e Partisë Demokratike me rastin e zgjedhjeve të 11 majit. Sali......

1.7 mln euro për Hidrovorin e Vlorës - Denaj: Do të shtojmë investimet në 2 vitet e ardhshme
Kryeministri Edi Rama, si dhe Ministrja për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural, Anila Denaj ishin sot në Hidrovorin e Akërnisë në Vlorë, një investim i qeverisë......

Bulevardi i Ri i Palmave dhe Agrumeve - Kryeministri inspekton punimet në Vlorë. Më shumë aksesibilitet për këmbësorët
Gjatë vizitës së tij në Vlorë ditën e sotme, Kryeministri Edi Rama ka ndjekur gjithashtu edhe punën që po bëhet në kantierin e Bulevardit të Ri të Palmave......

Ndërtimi i Muzeut Hebraik në Vlorë - Rama: Bashkë me linjën direkte ajrore, do të vijnë edhe më shumë turistë izraelitë
Ndërtimi i Muzeut Hebraik në Vlorë pritet të përfundojë brenda 2 vitesh. Kryeministri Edi Rama ishte në kantierin e këtij muzeu, që po ngrihet mbi lagjen e......

Pas projektit të Sazanit dhe Zvërnecit, interes nga investitorë të tjerë për Vlorën - Rama: Edhe pista e Aeroportit pritet të përfundojë në maj
Kryeministri Edi Rama, si dhe Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, kanë zhvilluar sot një takim me kryebashkiakët e qyteteve bregdetare dhe......

Shkolla “Edith Durham”, me standarde evropiane - Kryeministri Rama viziton kantierin e ndërtimit. Do të jetë gati me 15 shtator
Kryeministri Edi Rama ishte në kantierin e Shkollës “Edith Durham”, e cila po ndërtohet sipas të gjitha standardeve dhe kushteve evropiane. Kjo shkollë......

Pasuritë e sekuestruara në shërbim të komunitetit, Xhaja: Shembuj suksesi që duhen zgjeruar më tej
Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK) po vijon të forcojë rolin e saj dhe bashkëpunimin me aktorë të ndryshëm, duke......