Shqipëria Postuar më 21 Nëntor 2024, 17:29

Anëtarësimi në SEPA/ Rama: Një tjetër hap i madh në rrugën drejt Shqipërisë 2030 në BE

Nga SCAN TV

Anëtarësimi në SEPA/ Rama: Një tjetër hap i madh

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas lajmit se Shqipëria nga prilli Shqipëria do të bëhet zyrtarisht pjesë  e SEPA.

Në një postim në platformën X, Kreu i qeverisë e kosnideron vendimin e Bordit të Këshillit Evropian të Pagesave si një hap të madh në rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE.

“Një tjetër hap i madh në rrugën drejt Shqipërisë 2030 në Bashkimin Europian Shqipëria u bë sot pjesë e sistemit unik europian të pagesave, që do të thotë se të gjitha dërgesat e parave të shqiptarëve nga Europa në Shqipëri apo anasjelltas, nuk do të kenë më kosto financiare duke nisur nga 1 janari 2025. Miliona e miliona EURO të kursyera nga detyrimet mbi dërgesat, falë rritjes së besimit tek Shqipëria dhe afrimit të mëtejshëm të Shqipërisë drejt majës së anëtarësimit në BE”, shkruan Kryeministri.

Anëtarësimi në SEPA/ Rama: Një tjetër hap i madh

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat